Shkruan: Logoped Arjon Podrimaj
Nëse jeni prind i një fëmije 3 vjeçar, ju me siguri prisni të formoni komunikimin e parë me fjali me fëmijën tuaj.
Pas moshës 2 vjeçe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë fjalitë e para me 2 – 3 fjalë, dhe në moshën 3 vjeçe janë në gjendje të formojnë fjali koherente, duke ndjekur rendin logjik në komunikim.
Mirëpo, shumë fëmijë e kanë të vështirë ta arrijnë këtë gur themeltar të zhvillimit në këtë moshë.
Zakonisht, në këto raste kemi të bëjmë me çrregullim gjuhësorë ekspresiv – në të shprehur të gjuhës, ose receptiv – në të kuptuar të gjuhës. Në të dyja rastet, është e domosdoshme një konsultë te logopedi./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”