Fëmijët që godasin kokën shpjegim, dhe disa këshilla

Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj

 

Është ndoshta një çështje më shumë në këndin psikologjik, por që aspektet sigurisht që ndërlidhen me njëra – tjetrën, andaj dhe do të japim një shpjegim duke e bërë këtë ndërlidhje. Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo për arsye sepse ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën tre vjeçe.

Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje:

  1. Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë
  2. Fëmija kërkon të marr vëmendje
  3. Si reflektim i asaj që i keni bërtitur më pare
  4. Mund të jetë edhe si metodë në reagim për plotësimin e nevojave të ndjeshmërisë, urisë, etjes, afeksioneve (përqafimet, etj).

 

Disa këshilla:

  1. Mos i jepni vërejtje në të folurën e tij.
  2. Mos bëni mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj të folurës së tij.
  3. Sa më pak që ti bërtisni, është më mirë, sidomos në rastet kur ka bërë ndonjë faj dhe ndihet keq.

Këto tre këshilla janë për arsye sepse me kalimin e kohës mund të vijë deri te dy probleme logopedike:

  1. Hezitimi për tu shprehur
  2. Belbëzimi (në të ardhmen)./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts