Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,
Specialiste në subspecializim për infertilitet
JO, nëse mendohet dy herë më shumë.
PO, nëse bëhet fjalë për ushqim dy herë më shumë cilësor.
Cilësia e të ushqyerit në shtatzëni është vendimtare në për ju dhe për bebin.
Është e rëndësishme të hani çdo ditë një shumëllojshmëri ushqimesh për të marrë sasinë dhe cilësinë e duhur të lëndëve ushqyese që ju nevojiten juve dhe foshnjes tuaj.
Nuk është koha për të ngrënë kalori boshe nga sheqeri dhe ushqimet e përpunuara industrialisht – shmangni furrat e bukës dhe restorantet e ushqimit të shpejtë!
Hani shumë fruta 🍉 dhe perime 🥕 pasi ato ofrojnë vitamina dhe minerale, përdorni yndyrna të shëndetshme dhe kini kujdes të veçantë pijet e ëmbla!
Përpara, ju kanë thënë të hani për dy veta.
Më vonë, ju thane të hani por ta leni në gjysmë të mos e teproni.
Sot, ju thuhet hani sa të doni por paraprakisht hani një pjatë me fruta dhe perime pastaj hani pjatën kryesore. A mendoni se keni vend për gjithë këto?
Do të keni mbushur stomakun me gjëra të shëndetshme para se të hani pjatë tjetër. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”