A duhet ta lani foshnjën menjëherë pas lindjes?

Gjithnjë e më shumë nëna vendosin të presin për të larë foshnjën e tyre pas lindjes, sepse duan të lënë një shtresë natyrale vernix në lëkurën e foshnjës deri në disa orë e madje edhe ditë pas lindjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që vernix të lihet në lëkurën e foshnjës, dhe që foshnja të mos lahet deri në 6 orë pas lindjes.

Kur lind një foshnje, ose nga lindja vaginale ose nga seksioni cezarian, ka një shtresë në lëkurën e foshnjës të quajtur vernix caseosa. Vernikët përmbajnë baktere të mira, gjë që e bën lëkurën e foshnjës të hidratuar.

Verniks është një mukozë e bardhë me vaj që formohet në tremujorin e fundit të shtatzënisë, ndihmon dhe mbron lëkurën e foshnjës. Proteinat që gjenden në Verniks janë të ngjashme me peptidet antimikrobiale në qumështin e gjirit, prandaj besohet se është e rëndësishme për shëndetin e fetusit. Foshnjat e lindura parakohe kanë më shumë verniks, se sa foshnjat që lindin pas datës së caktuar.

Në disa kultura, foshnjat lahen tradicionalisht menjëherë pas lindjes, por tani ekspertët këshillojnë se është më mirë që foshnjat e porsalindura të mos lahen.

Këto janë disa nga përfitimet potenciale:

Ka një efekt antibakterial

Verniks ka veti antibakteriale, prandaj disa studiues besojnë se krijon një barrierë mbrojtëse kundër infeksioneve në ditët e para të jetës.

Është hidratuese

Lënia e vernikëve në lëkurë pas lindjes përmirëson hidratimin e lëkurës. Balancon pH-në natyrale të lëkurës.

Zvogëlon skuqjen

Të porsalindurit që lihen në verniks kanë më pak skuqje

Siguron mbrojtje UV

Verniks zvogëlon depërtimin e rrezeve ultravjollcë./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts