Pyetje:
Përshëndetje! A duhet ta shpërlajmë gojën me ujë pasi t’i lajmë dhëmbët?
Përgjigje:
Nuk ka nevojë t’a shperlajmë gojën me ujë pasi t’i pastrojmë dhëmbët, mjafton të peshtyjmë! Eshtë vërtetuar se kur e shperlajmë gojën me ujë largojmë sasinë e pastes gjegjesishte fluorit! Dihet se fluori e mbron dhëmbin nga kariesi . Në këtë mënyrë me shperlarje të gojës me ujë pas larjes së dhëmbëve largojmë edhe fluorin dhe ne kështu e bëjmë dhembin me pak te mbrojtur nga prishja!
Dr.Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”