A e dini përse gratë jetojnë më gjatë se burrat?

Një mbrëmje, prindërit ishin duke shikuar televizor.

Mami tha: Është vonë jam shumë e lodhur, më mirë të fle.

Mami u ngrit dhe shkoi në kuzhinë, lau tabakanë me fruta dhe e vendosi në vend.

Gatoi shpejtë e shpejtë brumin për petulla për mëngjes, mbuloi enën dhe e futi në frigorifer.

Shikoi kutinë e sheqerit dhe e rimbushi atë sepse kishte mbetur shumë pak kurse kutinë tjetër e mbushi me kafe. Nxorri mishin nga ngrirja dhe e vendosi në frigorifer për t’u shkrirë për drekë. Në mënyrë që të shtronte tryezën e mëngjesit, duhej së pari ta rregullonte. Vuri telefonin e shtëpisë në mbushje për bateri, ndezi ngrohësin e ujit në tualet.

Nxori gjërat nga makina e rrobave, i shpërndau në tharje dhe vendosi rrobat tjera të palara në makinë për larje. Zbrazi koshin e plehrave. Vuri një peshqir të lagur për t’u tharë deri në mëngjes. Hekurosi një këmishë dhe qepi një kopsë të rënë ujiti lulet…

U drejtua për te dhoma e gjumit duke hapur gojën për gjumë. Duke kaluar ndaloi pranë tavolinës së vëllait tim të vogël shkroi një letër mësueses, numëroi dhe i la ca para për ekskursion me klasën.

 

U përkul, mori librin që kishte rënë poshtë karriges dhe e vendosi në tryezë. Nxorri fletoren nga çanta, kontrolloi detyrat e shtëpisë dhe e futi përsëri në çantë. Mendoi për një moment, pastaj shkroi një listë për blerje në dyqan.

Pastaj shkoi dhe shplau fytyrën, e pastroi me losion, pastroi dhëmbët. Aplikoi kremin hidratues të natës. Vështroi thonjtë e saj dhe i formësoi pak.

Në pyetjen e babait: A nuk u nise për të fjetur? – ajo u përgjigj: Po, po, jam duke shkuar!

Ndërroi ujin në vazo, kontrolloi të gjitha dritaret dhe dyert, fiku dritën në korridor.

Hyri në dhomën e vëllait tim – ai tashmë ishte në gjumë – dhe fiku kompjuterin, vari bluzën, mori çorapet e tij të palara dhe i futi në shportë, fiku dritën.

Erdhi tek unë dhe më tha: Shtrihu të flesh, mund ta mbarosh atë edhe nesër.

 

Më në fund shkoi në dhomën e gjumit, ndezi orën e alarmit dhe përgatiti rrobat e saj për nesër. Shtoi edhe tre gjëra të tjera në listën e obligimeve urgjente. I uroi vetes natën e mirë, mbylli sytë dhe filloi të fantazonte për plotësimin e dëshirave të saj.

 

Pikërisht atëherë, babai im u ngrit nga divani, fiku televizorin dhe tha me vete: Epo, edhe unë do të shkoj të fle. Dhe shkoi për të fjetur.

A nuk shihni ndonjë gjë të çuditshme në këtë histori?

Pse thuhet se gratë jetojnë statistikisht më gjatë se burrat?

SEPSE GRATË JANË NDRYSHE DHE NUK MUND TË FLENË PA MBARUAR GJITHÇKA QË KANË PLANIFIKUAR PËR FAMILJEN. E PO NUK ISHTE VEÇ NË KUZHINË TËRË KOHËN, BËRI GJITHË ATO GJËRA JASHTË SAJ DHE KËTO I BËJNË TË GJITHA MAMATË. E PSE NDIHEMI TË FYERA ATËHERË KUR BËJMË ATË QË DUAM DHE PËR ATA QË I DUAM? E EDHE PO TË RRIJA VETËM NË KUZHINË SËRISH DO TË ARRIJA TË SHKRUAJA KËTË POSTIM./natalmedia.com/

 

Përkthim i përshtatur:

Samire Ademi Lutolli

Spec. Gjinekologe obstetre

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts