A e dini që falë zbulimit të kësaj gruaje, sot kemi WiFi?

Hedy Lamarr, një nga femrat më të bukura në botë, aktore e njohur dhe inovatore, projektoi ndërrimin e radiofrekuencave.

Shpikja për të cilën u bë e famshme në histori ishte një sistem për mbrojtjen e komunikimit, dmth. kodimin e mesazheve duke ndryshuar frekuencat. Sistemi i saj përdori formën me anë të së cilës dërguesi dhe marrësi mund të komunikonin të mbrojtur nga ndërhyrjet dhe përgjimet, nëse posedojnë të njëjtën formë.

Për këtë ajo morri patentën US-Patent Nr. 2,292,387.

Megjithëse Flota Amerikane nuk e përdori këtë shpikje, teknologjia e sotme si pajisjet Bluetooth dhe Wi-Fi përdorin një parim të ngjashëm të punës pa të cilën WiFi do të ishte e pamundur dhe përdoret edhe sot.

Megjithëse ajo nuk mori asnjë shpërblim ose mirënjohje për shpikjen e saj gjatë jetës së saj, ajo konsiderohet si një inovatore e shkëlqyeshme, kështu gjermanët, austriakët dhe zviceranët festojnë Ditën Ndërkombëtare të Shpikësve më 9 nëntor, në ditëlindjen e saj.

Megjithatë, Hedy ishte fatale për shumë burra – ajo u martua gjithsej gjashtë herë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2000 në moshën 86 vjeçare./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts