A e dini se një nga perimet më të mira për tu aplikuar në lëkurë është lakra?

Disa nga ushqimet e shëndetshme kanë veti medicinale kur konsumohen. Disa, nga ana tjetër, kanë veti shëruese kur aplikohen drejtpërdrejt në lëkurë.

Besoni apo jo, gjethet e lakrës janë të zakonshme në mjekësinë shtëpiake dhe janë jashtëzakonisht efektive!

Zbuloni disa nga mënyrat e brendshme dhe të jashtme se si mund ta përdorni lakrën për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Lakra ka një veti të fuqishme anti-hiperglicemike, që do të thotë se kjo perime shumë e shëndetshme ka fuqinë të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të kontrollojë diabetin.  

Këto efekte mund të arrihen duke konsumuar një sasi të vogël të lakrës së gatuar ose të papërpunuar në çdo vakt ose duke konsumuar lëng lakre dy herë në ditë. 

Sëmundjet e zemrës

Lakra gjithashtu përmban tocianin, një polifenol i tretshëm në ujë që redukton inflamacionin dhe forcon kapilarët, parandalon formimin e trombociteve dhe lehtëson çlirimin e oksidit nitrik. Për këtë arsye duhet të konsumoni të paktën dy lugë lakër të zier ose një gotë me lëng lakre në ditë.

 Probleme me tretjen

Lakra përmban një nivel të lartë kaliumi, i cili balancon nivelin e lëngjeve në trup. Përmban gjithashtu shumë vitaminë C dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat nga toksinat, si dhe vitamina E, K, squfur, beta-karoten, kalium, magnez, kalcium…

Ekspertët mjekësorë pohojnë se konsumimi i lakrës së zier mund të ndihmojë në trajtimin e diarresë, ulçerës së stomakut dhe kapsllëkut. Nga ana tjetër, llojet e fermentuara të lakrës si lakër turshi mund të përdoren për të trajtuar sindromën e zorrës së irrituar, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe diarrenë infektive.

 Përdorimi i jashtëm

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë – aplikimi i lakrës në plagët tuaja mund t’ju ndihmojë vërtet t’i shëroni ato. Ja çfarë duhet të dini:

Shumë njerëz përdorin lakrën për të hequr qelbën nga thonjtë e hyrë nën lëkurë dhe për të parandaluar infeksionin. Thjesht duhet të mbështillni disa gjethe lakre rreth atij gishti dhe t’i fiksoni me një fashë. Më pas mbulojeni fashën me një çorape dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Hiqeni fashën në mëngjes dhe përsëritni procedurën natën tjetër.

 Ajo lehtëson dhimbjen

Lakra e kuqe përmban shumë antioksidantë dhe komponime të tjera anti-inflamatore. Këto komponime veprojnë së bashku për të reduktuar stresin oksidativ dhe për të parandaluar inflamacionin.

 Kur aplikohet direkt në lëkurë, lakra mund të përshpejtojë shërimin e plagëve

Mjafton të lani dhe thani gjethet e lakrës, t’i vendosni gjethet në plagë, t’i fiksoni me një fashë dhe t’i lini të veprojnë gjatë gjithë natës.

 Artriti

A e dini se gjethet e lakrës janë përdorur prej shekujsh për të trajtuar ulcerat, ënjtjet, tendosjet dhe ndrydhjet? Edhe sot, disa spitale në Zvicër mbështjellin me gjethet e lakrës kyçet e pacientëve  me artrit për të zvogëluar ënjtjen e tyre./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts