A e keni ditur sa është e rrezikshme kur shtatëzënia nuk është në mitër?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre

Specialiste në subspecializim për infertilitet

 

Shtatzënia jashtë mitrës (ektopike) është një gjendje kërcënuese për jetën e një gruaje dhe përfshin zhvillimin e shtatzënisë kudo jashtë zgavrës së mitrës dhe simptomat e saj shpesh kalojnë pa u vënë re duke kërcënuar jetën e gruas.

Shtatëzënia ektopike ndodh në rreth 1.4% të të gjitha shtatzënive, që do të thotë se afërsisht një deri në dy gra shtatzëna në njëqind do të kenë një shtatzëni ektopike.

 

 

Shtatzënia ektopike është një gjendje kërcënuese për jetën e grave dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjes që lidhet me shtatzëninë. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme të zbulohet me kohë dhe të trajtohet sa më parë dhe siç duhet për të shmangur të gjitha ndërlikimet e padëshiruara. Në shumë raste shtatëzënia jashtë mitrës mund të zbulohet vetëm pas çarjes dhe gjakderdhjeve jetëkërcënuese.

Ne Poliklinika NATAL është kapur me kohë shtatëzania ektopike ne kanalin tubar me fryt me të rrahura të zemrës dhe është udhëzuar për trajtim adekuat me kohë pa kompliklime kërcënuese./Natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”


SHPËRNDAJE:

Të ndryshme