Nëna është një heroinë në rrugën e saj, në shtatzaninë e saj

Të lindësh para kohe do të thotë që fëmija nuk është plotësisht i përgatitur për jetën jashtë mitrës. Ata mund të kenë nevojë për mbështetje për të qëndruar ngrohtë, për t‘u ushqyer dhe për të marrë frymë.

Po, shumë fëmijë janë të fortë dhe ia dalin!

Fëmija në foto është një nga pacientet e Poliklinikës NATAL. Është një  fëmijë i veçantë i lindur në javën 35-të të shtatzanisë, me peshë vetëm 1kg e 800 gram, mirëpo tani duke falënderuar Zotin gëzon shëndet të plotë.

Në fotografinë që shihni janë një pjesë e ineksioneve që nëna përdori për të mbajtur shtatzaninë. I përdori, e duroi dhimbjen dhe ia doli me ndihmën e Zotit e përkushtimin e stafit mjekësor dhe solli në jetë fëmijën që tani gëzon shëndet të plotë.

Mos u dorëzoni asnjëherë në shtatzaninë e veshtirë, pas çdo vështirësie vie lehtësimi dhe një ditë mund të gëzohemi me një fëmijë të tillë.

Gruaja, nëna është një heroinë në rrugën e saj, në shtatzaninë e saj.E tillë është edhe nëna e fëmijës në foto./natalmedia.com/

Poliklinika NATAL

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts