A e keni menduar përse infeksioni nga kërpudhat shpesh rikthehet?

Shkruan: Samire Ademi Lutolli
Dr. Spec. Gjinekologe&Obstetre

Keni marrë barna por nuk keni menduar për Dietën antikandida

Infeksioni nga kërpudha Candida albicans është një nga infeksionet më të shpeshta mykotike që mund të ndodh në gojë, në zorrë dhe vaginë. Është një gjendje që ndodh shpesh te gratë dhe është një nga arsyet më të zakonshme për të vizituar gjinekologun. Prek deri në 3 në 4 gra apo 75% e grave kanë pasur të paktën një herë një episod të infeksionit mykotik gjatë jetës së tyre.

Ekzistojnë tre elementë kryesorë për të trajtuar me sukses infeksionin mykotik. Së pari, duhet të ndryshoni zakonet tuaja të ushqimit dhe të zvogëloni marrjen e sheqernave. Së dyti, ju duhet të merrni ilaçe antimykotike të përshkruara nga mjeku dhe së treti, duhet të merrni probiotikë për të ekuilibruar florën e zorrëve dhe për të parandaluar përsëritjen e kandidës.

Kemi shkruar dhe më pare për shkaktarët e infeksionit mykotik, për simptomat e edhe për mjekimin. Shpesh nuk ia dalim ose arrijmë t’a mjekojmë vetëm përkohësisht dhe sërish pas një kohe infeksioni të rikthehet. Sepse pak është folur dhe punohet për linjën e pare, Dietën antikandida.

Problemi i infeksionit të kandidës mund të zgjidhet me një ndryshim rrënjësor të ushqimit për një kohë, pra me dietë të rreptë. Kjo nuk është një dietë që kufizon sasinë e ushqimit por vetëm llojin. Me fjalë të tjera, nuk ka të bëjë me heqjen dorë, por me zgjedhjen me mençuri, që do të thotë se duhet të hani kur ndiheni të uritur dhe aq sa është e nevojshme për të qenë i ngopur.

Meqenëse e dimë që kërpudhat ushqehen me sheqerna, gjëja më e rëndësishme është të kufizojmë marrjen e karbohidrateve, kështu që dieta karakterizohet nga një dietë me pak karbohidrate, por e pasur me yndyrna natyrore (LCHF – low carb high fat-). Pra, një zgjedhje pak më e rreptë e ushqimeve.

Vakti duhet të përbëhet sipas parimeve të LCHF, që do të thotë se përbëhet nga një pjesë proteinike (mish, peshk ose vezë) me një pjatë anësore me perime (të gatuara, të pjekura, më e mira të ziera në avull), me yndyrën në të cilën ushqimi ështe përgatitur, ose me salcë të bërë nga gjalpi, të verdhat e vezëve, ullinj ose bimë erëza, dhe një sallatë me perime të papërpunuara (perimet e papërpunuara në secilin vakt ndihmojnë në pastrimin e trupit nga banorët e huaj të dëmshëm). Ushqimi duhet të mendohet të jetë i larmishëm dhe të mos përsëritet për disa ditë me radhë.

Programi antikandida nuk duhet të zbatohet nga gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Nëse një person ka peshë të ulët ose nuk është mbipeshë, dieta duhet të përfshijë më shumë karbohidrate nga perimet rrënjë (çiçoka-patate e egër, batat-patate të ëmbla, koraba-lloj lakre, panxhar, karrota, rrepa, rrepka etj.)

Hudhra – e detyrueshme për çdo vakt, sepse, ndër të tjera, vepron kundër baktereve, viruseve dhe kërpudhave, forcon imunitetin dhe ndihmon zhvillimin e bakterieve të dobishme në zorrë.

Kefir shtëpiak (mundësisht nga qumështi i lopës ose dhisë) – merrni nga një filxhan disa herë në ditë. Ndihmon në ndërtimin e florës normale dhe të shëndetshme të zorrëve. Është e këshillueshme që të filloni me një sasi më të vogël, prandaj rriteni gradualisht për t’i dhënë baktereve të dobishme kohë për të kolonizuar zorrët (e okupuara).

Vaj kokosi i përfituar me kompresion të ftohtë – filloni me një lugë çaji në ditë, pastaj gradualisht rriteni dozën në dy deri në katër lugë gjelle në ditë. Acidi kaprilik dhe laurik nga vaji i kokosit kanë një efekt antimykotik.

Supë kockash – është e detyrueshme sepse mbështet rigjenerimin e qelizave të murit të zorrëve.

Lakër turshi e shtëpisë – jo e blerë sepse është e pasterizuar dhe laktobacilet e dobishme në të janë shkatërruar.

Vaj ulliri, limon, qepë, shafran i Indisë, xhenxhefil – përdorni sa më shpesh të jetë e mundur.

Eliminoni nga dieta:

Nga lista e mëposhtme mund të mendoni se duhet hequr çdo gjë që na shkon mendja por, jo, lista e ushqimeve që rekomandohen do të ju befasojë.

Të gjitha drithërat dhe miellin e drithërave – grurit, thekrës, elbit, tërshërës, melit, orizit, misrit, hikërrorit-heljdes, amarantës, kuinoas. Të gjitha drithërat përbëhen nga niseshteja, pra glukozë e pastër.

Të gjitha bishtajoret – fasulet, qiqrat, thjerrëzat, soja, bizelet.
Brumërat, makaronat, buka, pastat, picat, briosh/kroasanët, krofne/donuts dhe të gjitha produktet e tjera të furrës nga mielli i drithërave.

Kuskus, bollgur, palenta, kokoshka, biskota orizi.

Cornflakes, musli, përzierje drithërash , griz-bollgur, çokolino…

Patate, patatatina dhe patate të skuqura

Sheqer dhe produkte që përmbajnë atë – ëmbëlsira, torta, biskota, çokollatë, marmelatë, ëmbëlsira industriale, puding, fill çokollate …

Ëmbëlsues natyralë – shurup panje (javor), shurup agave, malt elbi dhe orizi, sheqer I zi.

Ëmbëlsues artificialë, aspartam dhe të tjerë.

Lëngje industriale që blihen dhe të gjitha pijet e ëmbëlsuara dhe koset e frutave.

Margarinë dhe vajrat industriale – nga misri, soja, luledielli, rrepa dhe të gjitha llojet e vajrave që deklarohen si “vaj i ngrënshëm”

Produkte të mishit të thatë (të blerë në dyqan) – salsiçe, sallamë, pashteta dhe ato që përmbajnë glutamate, kimikate të ndryshme dhe sheqerna.

Produkte industriale të përpunuara sepse janë plot me sheqer, miell gruri, margarine e aditivë – majonezë i blerë, ketchup, dressing/salcë sallate, përzierje erëzash, ushqim në qese, ushqim në tub, ushqim të konservuar, tetrapak, etj.

Të gjitha pijet alkoolike, uthulla, kafeja dhe çaji i zi.

Fruta – të gjitha llojet e frutave të freskëta dhe të thata.

Qumësht dhe produkte qumështi, përveç gjalpit, kefirit të bërë në shtëpi dhe kosit të bërë në shtëpi

Kërpudha, maja, kikirikë.

Mund të hahet:

Mishi më i mirë është I kafshëve që kullotin, pula shtëpiake dhe gjahut; mos e hiqni yndyrën nga mishi dhe lëkurën nga mishi i pulës dhe organet e brendshme të tyre.

Peshk dhe ushqime të tjera nga deti – gaforret, karkalecat, midhjet, algat; hani peshk blu më shpesh për shkak të acideve yndyrore omega-3.

Vezë – mundësisht shtëpiake, organike.

Perime që rriten mbi tokë, mundësisht nga kultivimi organik – të gjitha llojet e lakrës, brokoli, lulelakër, lakër jeshile-blitva, lakër Brukseli, spinaq, rashtika (lat. Brassica oleracea var. acephala), bishtajore jeshile, angjinare, shparguj, kungulleshka, patëllxhan, ullinj, çikore, rukolë, tranguj, domate, spec , kopër, selino, kungull të gjitha llojet.

Perime rrënjë të papërpunuara (jo të gatuara) dhe të grira në sallatë – çikore, panxhar I kuq, karrota, panxhar I zi, rrepkë, koraba.

Perime bulbore – qepë, qepë e re, qepë shallot, hudhër, presh.

Avokado, limon.

Xhenxhefil, shafran i Indisë, bimë erëza të pastra pa additivë.

Yndyrna me origjinë shtazore – gjalpë pule, rose, pate dhe yndyrë viçi.

Vajra të të përfituara me shtypje të ftohtë – ulliri dhe kokosi.

Mish të thatë, proshutë / pançetë vetëm prodhim vendas, pa shtuar nitrite, glutamate dhe kimikate të tjera të rrezikshme.

Ushqime të laktofermentuara – kefir, kos dhe lakër turshi nga prodhimi I shtëpisë.

Supë – me kocka, mish, pulë, peshk, perime.

Majonezë shtëpie dhe salca të bëra nga vaji i ullirit i shtypur me metodën e ftohtë, gjalpi, vezët shtëpiake dhe barishtet.

Fruta arrore – arra, bajame, lajthi, arra makadamia, arra braziliane, pekanë, arra indiane (jo kikirikë), fara – nga kungulli, luledielli, liri, susami dhe kërpi. Arrat e bluara dhe farat mund të përdoren në vend të miellit për bukë dhe pasta të ndryshme, dhe ato gjithashtu mund të përdoren për të bërë gjalpë dhe krem të ndryshëm për lyerje.

Miell kokosi, pluhur kokos, qumësht kokosi, krem kokosi.

Pluhur kakao të pa ëmbëlsuar, psyllium pluhur ose lëvore (për pasta dhe lloje të ndryshme të bukës), stevia.

Ujë, çajra bimorë, limonadë e nxehtë dhe e ftohtë.

Shtesa dietike dhe preparate bimore e të tjera

Fibrat pastruese të zorrëve – dy lugë fara liri të freskëta të bluara ose një lugë gjelle lëvore të farës së psiliumit me të paktën tre decilitra ujë; si pluhur përdoren si shtesë në bukë pa gluten dhe pasta për dendësi më të mirë të brumit.

Përgatitje antifungale – p.sh. ekstrakt i farave grejpfrut, vaj rigoni; zgjidhni një përgatitje dhe mos e përdorni për një kohë të gjatë por ndryshoni përgatitjet.

Probiotikë (në kapsula) – merrni ato një javë pas fillimit të dietës për të ndihmuar në krijimin e një flore të shëndetshme të zorrëve; zgjidhni llojin që kanë më shumë soje të ndryshme bakteresh.

Përgatitje për rritjen e imunitetit – p.sh vaj i fermentuar I mëlçisë së merlucit ose merrni 1000 mg në ditë të vitaminës C – mund të forcojë imunitetin dhe gjëndrat mbiveshkore.

Konsumoni më shumë ujë pasi ndihmon në nxjerrjen e toksinave të lëshuara nga trupi.

Ngadalësoni dhe pushoni sa më shumë që të jetë e mundur – stresi mund të dobësojë gjëndrat mbiveshkore dhe të zvogëlojë aftësinë e trupit për të luftuar patogjenët.

Mund të bëni forma të ndryshme të detoksifikimit – për shembull në formën e saunës, pastrimit të thatë dhe të ngjashme, sepse ato stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe limfës dhe kështu nxjerrjen e substancave të dëmshme.

Merrni ferrë qumështi (Sylibum marianum) për të ndihmuar mëlçinë sepse mëlçia mbingarkohet për shkak të rritjes së kërkesave metabolike ngaqë qelizat e majasë lëshojnë nënprodukte metabolike pas vdekjes, dhe vetë kandida dhe toksina të shumta, përfshirë etanolin dhe acealdehidin. Kështu që, mund të shfaqen simptoma si: të përziera, dhimbje koke, lodhje, marrje mendsh, fryrje të barkut, kapsllëk ose diarre, dhimbje të kyçeve ose muskujve, rritje të rrahjeve të zemrës, ftohje të duarve dhe këmbëve, djersitje, ethe, lëkurë të plasaritur etj. Megjithëse nganjëherë mund të zgjasin, simptomat zakonisht zhduken brenda një jave.

Për të shpejtuar sekretimin e toksinave ose për të ngadalësuar vetë reagimin, është e nevojshme që të ndiqni udhëzimet e mësipërme dhe të mos dorëzoheni dhe mund të mos keni nevojë të merrni ilaçe.

Pas përfundimit të dietës dhe kryerjes së testeve, është e nevojshme të ktheni disa ushqime (fruta dhe produkte qumështi) në dietë, të konsideroni kthimin e bishtajoreve dhe drithërave në dietë, ndërsa sheqeri dhe mielli i bardhë duhet të eliminohen përfundimisht./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts