A është e sigurt gjidhënia kur nëna është e sëmurë?

Në shumicën e rasteve, është e sigurt dhe këshillohet që të vazhdoni me gjidhënie gjatë kohës që jeni të sëmurë, dhe në fakt është mirë për foshnjën tuaj”, thotë për Healthline Kealy Haëk, RN, një konsulente e çertifikuar për gjidhënie. “Kur nëna është e sëmurë, dhe është gjidhënëse, trupi krijonë antitrupa të cilat e mbrojnë foshnjën”.

Megjithatë, ka disa përjashtime. Lexoni për të parë nëse një sëmundje e veçantë mund të ndikojë gjatë gjidhënies te fëmija juaj.

Ftohjet dhe gripi

Nëse keni një ftohje ose grip, mund të ushqeni fëmijën tuaj me gji.

Qumështi i gjirit do të sigurojë antitrupa për foshnjën tuaj dhe mund t’i mbrojë nga infeksioni.

Viruset e stomakut dhe ushqyerja me gji

Ndërsa të përzierat, të vjellat dhe diarreja janë simptoma të pakëndshme, është e rëndësishme të dini se viruset e stomakut nuk mund të kalojnë nëpërmjet qumështit të gjirit tek foshnja juaj.

Në fakt, ashtu si në kushte të tjera, foshnja juaj mund të marrë antitrupa.

Për më tepër, studimet tregojnë se fëmijët që ushqehen me gji kanë një rrezik të reduktuar të infeksioneve të traktit gastrointestinal.

Megjithatë, siç është përmendur tashmë, ushqyerja me gji gjatë sëmundjes mund të jetë e lodhshme, dhe e njëjta gjë vlen edhe në këto raste.

Nëse vendosni të ushqeni me gji gjatë kohës që keni një virus të stomakut, sigurohuni që të ushqeheni sa më shpesh që është e mundur, të pushoni kur të mundeni dhe të merrni sa më shumë lëngje.

Ilaçet dhe gjidhënia

Kur bëhet fjalë për përdorimin e medikamenteve gjatë gjidhënies, duhet të jeni po aq të kujdesshëm sa gjatë vetë shtatzënisë.

Edhe pse shumica e ilaçeve janë të sigurta për t’u marrë gjatë gjidhënies, disa ilaçe mund të kalojnë përmes qumështit të gjirit.

Ilaçet mund të kalojnë përmes qumështit të gjirit, por shumica kanë pak ndikim te foshnja ose te sasia e qumështit.

Nëse jeni duke marrë ilaçe, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj.

A ndikon negativisht sëmundja në sasinë e qumështit?

Sëmundja mund të ketë një efekt negativ në sasinë e qumështit për disa arsye.

Kur jeni të sëmurë, jeni të prirur për dehidratim  dhe mungesa e lëngjeve mund të ndikojë në sasisën e qumështit.

A ka ndonjë sëmundje gjatë së cilës nuk mund të ushqesh foshnjën tuaj me gji?

Nëse janë diagnostikuar:

HIV

Virusi limfotropik i qelizave T tipi I ose tipi II (HTLV – 1/2)

Virusi Ebola.

A ka ndonjë udhëzim që duhet të ndiqni nëse jeni të sëmurë?

Nëse vendosni të ushqeni me gji kur jeni të sëmurë, sigurohuni që të ndiqni rregullat e përgjithshme të higjienës.

Lani duart rregullisht.

Pini sa më shumë lëngje – konsumoni lëndë ushqyese shtesë dhe pushoni.

Edhe pse ushqyerja me gji gjatë sëmundjes është e sigurt dhe e këshillueshme në shumicën e rasteve, nëse keni nevojë të bëni një pushim nga gjidhënia sepse ndiheni keq, kjo është në rregull!

Megjithatë, jini të sigurt se kur ushqeni me gji gjatë sëmundjes, po i transmetoni fëmijës antitrupa të rëndësishëm. Një nxitje shtesë për imunitetin e fëmijës suaj është një gjë e mahnitshme!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts