Pyetje:
Deri më tani kam përdorur brushen e fortë pasiqë më duket që po i pastron më mirë dhëmbët. A është kjo brusha adekuate për larjen e dhëmbëve?
Përgjigje:
Brushat mund të dallohen sipas fortësisë.
Kështu ekzistojnë brushat e forta, brushat me fortësi mesatare dhe të buta.
Përdorimi i brushave me fortësi joadekuate (brushave të forta) mund të shkaktoj dëmtime të indeve të forta të dhëmbit dhe gingivës( mishërave të dhëmbëve).
Të rriturit duhet të përdorin brushat me fortësi të mesme, kurse brushat ekstra të buta dhe të buta janë veçanarisht të përshtatshme për fëmijët pasiqë indet e tyre orale janë më të buta.
Përveç kësaj Pedodonti, duke pasur parasysh gjendjen e mukozës së hapësirës së gojës dhe të mishërave te dhëmbëve duhet t’ i rekomandoj çdo fëmije brushë me fortësi përkatëse.
Dr.Manushaqe Veliu
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”