A është normale të ndjesh zemërim gjatë shtatzënisë?

Çdo muaj ka një kohë kur – ju nuk jeni vetvetja.

Hormonet në një fazë të caktuar të ciklit thjesht shkaktojnë shumë luhatje humori te disa gra. Më vonë në jetë, ka premenopauzë, dhe menopauzë.

E pra, a kanë gratë paqe të paktën për një periudhë – për shembull, shtatzënia? Jo, sigurisht që jo.
Hormonet mund ta shndërrojnë shtatzëninë në atë që amerikanët e quajnë një “rollercoaster emocional”. Ndonjëherë do të qash, ndonjëherë do të ndihesh e pashpresë, ndonjëherë do të zemërohesh pa ndonjë arsyje të caktuar.

Dhe e gjithë kjo, edhe në shtatzëni, është normale.

Pse gratë gjatë shtatzënisë zemërohen kaq lehtë?

Ekspertët besojnë se hormonet ndoshta luajnë një rol të madh. Një nga arsyet mund të jetë akumulimi i problemeve dhe shqetësimeve të ndryshme gjatë shtatzënisë. Në muajt e parë, disa gra ndihen të lodhura, kanë gjoks të ndjeshëm, ekziston frika se diçka mund të shkojë keq… Me kalimin e kohës, ndodh pagjumësia, më shumë presion mbi zorrët dhe fshikëzën dhe një ndjenjë nxehtësie.

Ka gjithashtu një lidhje të fortë midis depresionit dhe zemërimit, thonë ekspertët.

Njerëzit që nuk e shprehin zemërimin e tyre nga jashtë, domethënë “gëlltisin” zemërimin e tyre, janë më të prirur ndaj depresionit, gjë që kontribuon negativisht në humorin tonë!

Nëse jeni shtatzënë dhe vini re se jeni shpesh të zemëruara, provoni këtë:

Evitoni diskutimet që do t’ju zemërojnë

Largohuni nga debatet, mos këmbengulni të zgjidhni problemin kur nuk ndiheni mirë emocionalisht.

Pastaj merrni gjysmë ore për veten tuaj dhe ecni – rreth shtëpisë, rreth zyrës, kudo që zhvillohet diskutimi.

Qëndro aktive

Ushtrimet e rregullta mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll gjithë atë zemërim, duke ndihmuar edhe në lehtësimin e parehatisë fizike.

Bëni një pushim për shëndetin mendor

Qoftë një ditë pushimi nga puna apo një “arratisje” e shkurtër nga fëmijët, kujdesuni për vete: shkoni në sallon ondulimi, bëni një shetitje, shikoni një film që do ju dispunoj.

Është e rëndësishme të mësoni të merreni me ndjenjat tuaja dhe kjo arrihet duke kërkuar ndihmë profesionale, nëse i neglizhoni ndjenjat tuaja, do të jeni më të ekspozuara ndaj mundësisë së zhvillimit të depresionit të paslindjes./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts