Dhimbjet e kokës në kohë të ndryshme dhe në lokacion të ndryshëm janë të shpeshta sidomos tek njerëzit me çrregullime në ndryshimin e kohës, stres apo lendime në kokë.
Por kjo ndryshon gati totalisht kur kemi të bëjmë me dhimbje nga ku shkaktari nuk dihet, e komplikimet shtohen nëse kemi punë me dhimbje prapa kokës, apo saktësisht në hapsirën që zë truri i vogël.
Studimet nga universitetet e bashkuara në Angli tregojnë që dhimbja me goditje, apo edhe me vibrim janë një sinjal aspak i mirë për shëndetin, nga aty mund të konkludojmë për një problem madhor në mbi 50% të rasteve.
Dhimbjet e papritshme pas kokës mund të shkaktohen nga:
-Tensioni
-Sforcimi muscular
-Kollitja e thellë
-Artriti
-Stresi
apo më e keqja nga një tumor në tru;
-mjekët anglez i referohen më së shumti kësaj të fundit si shqetësim, ngase arsyet tjera janë lehtë të zgjidhshme.
Por një dhimbje e papritur duhet të jetë indikacion që ju me patjetër të vizitoni mjekun, ngase mjekët druhen për arysen e fundit të lartëcekur.
Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?
Kur keni dhimbje koke të shpeshta dhe të rënda, por edhe goditjet e rastësishme.
Dhimbjet e kokës janë të shoqëruara me të përzier, të vjella, konfuzion, temperaturë, folje të ngathët, qafë të ngurtë, humbje të shikimit, diarre, në të gjitha rastet vizita tek mjeku është jo e domemosdoshme, por e obliguar, ngase rreziku i një problemi madhor ekziston.
Për fund askush më mirë se konsulta e afërt me mjekun, nuk ju jep përgjigjjen e duhur për problemet e dhimbjës pas kokës./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”