A ju kujtohet foshnja e lindur nën rrënoja e tërmetit në Sir

Foshnja që lindi nën rrënojat e ndërtesës pas tërmetit që goditi Sirinë tani është gjashtë muajshe dhe po rritet në familjen e prindërve të saj të birësuar në Xhinderis të Sirisë.

Foshnja ishte ende e lidhur me nënën nga kordoni i kërthizës kur shpëtimtarët e nxorrën nga rrënojat, 10 orë pas tërmetit.

Nga tërmeti vdiq e gjithë familja, trupat e të cilëve u gjetën në dalje të godinës së shembur. Supozohet se nëna ka lindur foshnjën nën rrënoja dhe më pas ka ndërruar jetë.

Stafi i spitalit e quajti vajzën Aja, që do të thotë mrekulli ose dhuratë nga Zoti. Megjithatë, prindërit e saj birësues e quajtën Afra.

Vajza u birësua nga kushëriri i saj Kalil al-Savadi dhe ajo tani jeton dhe rritet me familjen e saj. ./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts