A KA PROBLEM NËSE E MBAJ PIERCING-UN NË THITHKËN E GJIRIT GJATË SHTATZËNISË DHE GJIDHËNIES?

Përgjigjet: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,
Specialiste në subspecializim për infertilitet, e gjeni në komentin e parë.

Pyetje: A ka problem nëse e mbaj piercing-un në thithkën e gjirit  gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Përgjigje: Duke qenë se gjiri rritet shumë gjatë shtatzanisë dhe thithkat bëhen shumë të ndjeshëm, piercing në thithkën e gjirit zakonisht bëhet shumë i parehatshëm gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye, shumë gra e heqin atë që në fillimet e shtatzanisë madje mjekët duhet ta rekomandojnë këtë. Kujdes! Në asnjë mënyrë nuk duhet të ushqehen bebi me Piercing në thithkën e gjirit, sepse ekziston rreziku që bebi gjatë thithjes të plagoset ose ta gëlltisi atë. Ushqyerja me gji në gratë me Piercing, mund të bëhet problematike, kur disa kanale të qumështit mund të jenë të dëmtuara.

SHPËRNDAJE:

Related posts