A keni menduar ndonjëher se për çfarë shërbejn qeset që ndodhen në kutin e këpucëve?

Mos i hudhni ato! Ja për çfarë mund t’i përdorni!

Shumë njerëz nuk kanë njohuri për qeset me toptha që vijnë në kutinë me këpucët e blera.

Ju i keni parë këto qese shumë herë. Zakonisht vijnë në kuti me këpucët që keni blerë dhe vështirë se

dikush u kushton vëmendje dhe ka njohuri se për çfarë mund të shfrytëzohen.

Nëse ju pëlqen t’i ruani këpucët në kuti, atëherë mos i hudhni këto qese, përmbajtja e këtyre qeseve kanë topa silikoni.

Këta janë në fakt absorbues, pra xhel silikoni që përdoret për të thithur lagështinë.

Ato mund të vendosen në makinë për të parandaluar mjegullimin e xhamave.

Në rast se ju ka rënë telefoni në ujë, xhel silikoni mund të ju ndihmojë më shumë se sa orizi, vendone celularin tuaj në një qese me këto qese silikoni dhe prisni që të përthithë lagështin nga celulari juaj.

E mban ushqimin të freskët dhe mbron fotot e vjetra nga lagështia.

Ja se si t’i përdorni ato më së miri:

Kuzhina

Nëse dëshironi të parandaloni që lagështia të depërtoj vendosni xhel silicë në enë dhe mbylleni mirë, gjithashtu mund ta vendosni edhe në një qese tek ushqimi për kafshën tuaj, sepse në këtë mënyrë ushqimi do të qëndrojë i terur.

Dollap

Këto topa mund t’i vendosni në koshin ku mblidhni rrobat e pista ose t’i vendosni në gardërobë, ku i mbani rrobat e pastërta. Garderoba do të thithë lagështinë dhe ky xhel mund të ndihmojë gjithashtu në thithjen e lagështirës nga veshmbathja juaj.

Shtëpia

Midis dritareve mund të vendosni xhel silicë, në mënyrë që të mos mblidhet lagështia, përveç kësaj, nëse keni dokumente ose foto të rëndësishme, këto topa mund t’i vendosni në një kuti së bashku me to në mënyrë që të ruhen nga lagështia.

Udhëtime

Kur udhëtoni, është një mundësi e shkëlqyer për të vendosur topat në valixhen tuaj. Kjo do t’i mbajë rrobat tuaja të thata, dhe nëse jeni duke paketuar një kostum banje të lagur, sigurohuni që të vendosni xhel silicë në të./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

 

SHPËRNDAJE:

Related posts