A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese?

Pyetje:

A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese?

Përgjigje:

Stresi i tepërt mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie intime si dhe të ndikojë në statusin hormonal të grave dhe burrave. Do të ishte mirë, jo vetëm për planifikimin e shtatzënisë, të zvogëloni nivelin e stresit, dhe nëse kjo nuk është e mundur, të përpiqeni ta largoni atë me aktivitete të rregullta fizike – not, ecje, çiklizëm…

Nëse nuk keni kohë për marrëdhënie të rregullta, duhet të zbuloni kur keni ovulacion, kështu që caktoni kohën e marrëdhënieve në përputhje me ovulacionin.

Dr Samire Ademi Lutolli

Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts