Pyetje:
Përshëndetje! A mundet pastrimi i gurëve të dëmtoj dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve?
Përgjigje:
Pastrimi i gurëve është plotësisht i sigurtë dhe nuk mund të dëmtoj mishërat ose dhëmbët.
Kur ka gurë ka edhe pezmatim të mishërave të dhëmbëve.
Gjakderdhja spontane dhe e provokuar është shenjë e pezmatimit të mishërave të dhëmbëve.
Pastrimi i gurëzve është hap i rëndësishëm për trajtimin e këtij inflamacioni andaj gurët duhet të pastrohen rregullisht sepse guri ka dy veprime atë direkt duke shkaktuar kompresion në mishëra të dhëmbëve dhe zhveshje të dhëmbëve, dhe ka veprim indirekt duke mundësuar grumbullimin e pllakut dental i cili është faktor kryesor etiologjik i shfaqjes së Parodontopatisë dhe humbjes së dhëmbëve.
Spec. Dr. Manushaqe Veliu/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”