A shkakton prishjen e dhëmbëve përdorimi i suplementeve të Hekurit?

Shkruan: Dr Manushaqe Veliu

Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

 

Suplementet e hekurit në trajtimin e anemisë vërtetë mund të shkaktojnë pigmentime në dhëmbë (në nivelin e smaltit),i cili nuk mund të hiqet vetëm duke i larë dhëmbët.

Megjithatë, justifikimi se dhëmbët e fëmijëve (ose të të rriturve) janë shkatërruar për shkak të terapisë me suplemente hekuri nuk është i vlefshëm.

Këto preparate nuk shkaktojnë demineralizimin apo prishjen e dhëmbëve.

Suplementet e hekurit në formën e pikave dhe sirupeve përdoren shpesh në trajtimin e anemisë, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Përveç shijes së pakëndshme dhe dispepsisë, pengesa më e madhe e këtyre barnave është pigmentimi i dhëmbëve dhe mbushjeve të bardha.

Këto pigmentime të shkaktuara nga suplementet e hekurit mund të largohen me pastrim profesional në ordinancen stomatologjike.

Por është më mirë të parandalohet krijimi i tyre:

  • Vendosni preparatin në ujë ose lëng dhe pastaj përzijeni.
  • Pini tretësirën me një pips.
  • Vendosni pipsin në zonën e dhëmbëve anësorë.
  • Pini tretësirën për një kohë të shkurtër.

Suplementet e hekurit nuk shkaktojnë karies, demineralizimin e smaltit, “shkrirjen” dhe “prishjen” e dhëmbëve të qumështit dhe të përhershëm.

Gjatë terapisë me suplemente hekuri, higjiena orale duhet të jetë e rregulltë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts