A sjell anemia ngecje në zhvillimin motor e intelektuat te femijët?

Hekuri është i rëndësishëm për zhvillimin normal të trurit


Mungesa e hekurit gjatë shtatëzënësisë dhe laktacionit shkakton çrregullime në zhvillimin dhe funksionimin e trurit që mund te jenë të pakthyeshme dhe mund të vërehen me arritje më të dobëta në zhvillimin njohës dhe raportet shoqërore ne te ardhmen per nje femije .

Në kategorinë e fëmijëve shkollorë dhe adoleshentët, anemia shpesh çon në mungesën e interesit në të mësuarit, vëmendje, mungesa e përqendrimit, sjellje e ndryshuar dhe performancë e dobët në mësime.

Ndonjëherë prindërit vërejnë pasojat e anemisë, të tilla si vonesa në zhvillimin motorik, ndryshimet në planin mendor si hiperaktivitet, pakënaqësi dhe agresivitet në sjellje dhe në nivelin intelektual me një performancë më të dobët në testet e intelegjencës sesa fëmijët e së njëjtës moshë, të cilët nuk janë anemikë. Nuk është plotësisht e sigurtë, nëse rikuperimi i këtyre funksioneve është i mundur edhe pas shërimit të anemisë apo pasojat ngelin të përjetshme.
Mjekimi i anemisë duhet kuptuar seriozisht pasi pasojat janë të dukshme ne rritjen dhe zhvillimin e duhur te fëmijëve

Dr Ismail Lutolli
Subspecialist Hematologji dhe Onkologji Pediatrike.
/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts