Anais nuk e kishte idenë se ishte binjake. Më pas ajo pa në TV një aktore që dukej identike me të.

Kur Anais Bordijer pa videon në YouTube të Samantha Futterman, e cila duket identike me të, i dërgoi një mesazh në Facebook dhe zbuloi se ato kishin lindur dhe birësuar në të njëjtën ditë.
Ato janë binjake identike, të ndara nga lindja, të cilat rastësisht janë gjetur përmes një rrjeti social.
Filmi The Parent Trap, ku Lindsay Lohan luan binjakët identikë të ndarë në lindje dhe të ribashkuar në kampin veror, erdhi menjëherë në mendje si frymëzim nga ngjarja.

Binjaket qëndruan në kontakt të vazhdueshëm. Ato bënë një dokumentar, Twinsters, të cilin e shfaqën në SHBA dhe më pas e çuan në Korenë e Jugut. Ata gjithashtu publikuan një libër: Separated @ Birth: A True Love Story of Twin Sisters Reunited.

Ngjashmëritë mes tyre vazhduan të ishin mahnitëse për një kohë të gjatë./natalmedia.com/

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”


SHPËRNDAJE:

Related posts