Nuk dua ta ndërpres agjërimin, a mund të përdor tableta për shtyerjen e ciklit menstrual?

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kjo pyetje për të shtyrë menstruacionet na bëhet shpesh e sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore kur pikërisht  “ato ditë” nuk i kemi planifikuar dhe nuk i shmangim, kështu shumë femra shpesh duan të shtyjnë ciklin e tyre. Me ardhjen e Muajit të Ramazanit shumë femra praktikuese duan të përkushtohen me agjërimin dhe aktivitetet e tjera të adhurimit dhe pyesin për të shtyrë menstruacionet. Mënyra më e lehtë përfshin përdorimin e tabletave për shtyerje të ciklit ose përdorimin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Jodi është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë

Redaktorët e Journal of the American Medical Association kanë nisur një diskutim mbi temën se cili është niveli i përshtatshëm i jodit gjatë shtatzënisë dhe çfarë roli luan jodi në shëndetin e nënave, fetuseve dhe foshnjave të sapolindura. Jodi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e hormoneve tiroide, të cilat janë rëndësishme për zhvillimin normal neurologjike të fetusit. Hulumtimet tregojnë se mungesa e jodit mund të çojë në një IQ më të ulët tek fëmijët, dhe mangësia e tij është ende shkaku kryesor i vonesës mendore tek fëmijët, kur merren parasysh edhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ja si mund të zvogëloni ënjtjen në këmbë dhe nyje gjatë shtatzënisë

Ndryshimet që ndodhin në trup gjatë shtatzënisë shkaktojnë mbajtjen e ujit, gjë që rezulton në ënjtje të këmbëve në zonën e nyjeve. Kjo ënjtje nuk është e rrezikshme, por mund të jetë shumë e pakëndshme dhe irrituese, sidomos në ditët e fundit të shtatzënisë. Ka disa mënyra për ta zvogëluar këtë dhe të paktën pak për të lehtësuar këto probleme… Hidratimi është i rëndësishëm Pini shumë ujë për të hequr ujin e tepërt nga trupi nëpërmjet urinës, dhe kështu të parandaloni mbajtjen e ujit në trup. Gjatë shtatzënisë, ju duhet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza nuk flet në kopsht çfarë të bëj?

Pyetje: Psh me falni per shqetsimin Kam gocen 4vjece e ndodhemi ne Itali ajo i fol te dyja gjuhet shqip e italisht edhe i fol te dyja shum mire po problemi eshte se ne kopesht nuk fol asnje fjale eshte shume e mbyllur nuk di cfare te bej?   Përgjigje: Përshëndetje! Kjo që përshkruam më sipër nënkupton se kemi të bëjmë me mutizmin selektiv. Ky është një lloj ankthi që shfaqet zakonisht tek fëmijët dhe karakterizohet nga një bllokim i të folurit, pra një gjendje ku fëmija zgjedh të mos…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmijët nën 5 vjeç që kanë probleme me shkronja

Pyetje: Përshëndetje! Djali jonë është 4 vjet e gjys, do të fillon vitin tjetër në parashkollor, ka qenë edhe në kopsht ma herët, mirëpo ka shumë problem me shqiptimin e shkronjave, shpesh ngatërron F me Th, Fika në vend të Thika, R me L, C me X, e ka edhe problem ti lidh 4 apo 5 fjal me ni fjali, më intereson një mendim i juvi? Përgjigje: Përshëndetje! Problemet e artikulimit të shkronjave përkatëse dhe lidhjes së fjalëve, janë shumë të shprehura te fëmijët. Në përgjithësi, janë probleme të kategorisë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të parandaloni menopauzën e parakohshme?

Menopauza e parakohshme përkufizohet si ndërprerja e funksionit normal ovarian para moshës 40 ose 45 vjeç. Terapia hormonale mund të përmirësojë cilësinë e jetës për gratë që hyjnë në menopauzën e parakohshme, por lodhja kronike, mungesa e libidos, dhimbjet e kokës mbeten ende. Kur vezoret ndalojnë prodhimin e vezëve dhe prodhimi i hormoneve ndalon, fillon menopauza. Është një proces natyral te çdo grua. Kjo rezulton në ndërprerjen e ciklit menstrual dhe humbjen e aftësisë për t’u riprodhuar. Simptomat e menopauzës së parakohshme Disa nga simptomat e menopauzës përfshijnë, djersitje të tepërt, pagjumësi,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këto 7 gabime prindërore shkatërrojnë vetëbesimin te fëmijët

Vetëbesimi është ajo që u jep fëmijëve guximin për të eksploruar botën, për të pranuar sfida të reja të panjohura dhe për të besuar në veten dhe pikat e tyre të forta. Të ndihmosh një fëmijë të zhvillojë vetëbesim të shëndetshëm nuk është aspak një detyrë e lehtë. Prindërit shpesh bëjnë këto gabime në rritjen e fëmijëve të tyre, pa e kuptuar madje se ata ua humbin vetëbesimin.   Ne nuk i lejojmë fëmijët të përjetojnë rrezik Jetojmë në një botë që na paralajmëron për rrezikun në çdo kthesë. Duke…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija im bën disa sjellje, a është në rregull?

Pyetje: Ekom djali 2 vjet mbush edhe 2 muj po deshta met se po shqetson pak kur loz me lodra i shtrengo duart ose kur gezohet diqka si shtrgim ja bon edhe sen dy fol do fjal pshm qka ti flas une jo vet pshem e kendoj diqka kendo edhe ky mundoht ata veten po kur e thrras emer nuk pergjigj me za po kthen koke ne shiko kur tham hajde dhom vjen kur tham dil del po pshembull kur tham per diqka ama nuk din ose merr nuk din…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hemangioma ka shërim të plotë

Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë të shëruar plotësisht. Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave te fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. 048 370 370. /natalmedia.com/     *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More

Loja (terapia) me balona

Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj  Kjo është një çështje sa e rëndësishme, aq edhe praktike dhe e lehtë. Është një aktivitet, që krahas terapisë që një fëmijë ndjekë te logopedi apo psikologu, e ndihmon atë që të rifitojë qetësinë, ndjenjën e lojës, të bashkëpunimit, empatinë, ndjenjën e të qenurit një fëmijë i lumtur. Gjithashtu, është një aktivitet që ndihmon edhe te fëmijët të cilët ndjekin terapi te logopedi, për nxitjen e objektivave gjuhësore, te terapia e bazuar në lojë, me fshehje të objekteve, eksplorim. Kjo për arsye sepse loja…

SHPËRNDAJE:
Read More

Disa shenja që mund të paralajmërojnë një atak kardiak

Këto simptoma fillojnë të shfaqen rreth një muaj përpara se zemra të përjetojë një atak kardiak.  Vështirësi në frymëmarrje Nëse mushkëritë nuk mund të marrin mjaftueshëm oksigjen, atëherë zemra nuk do të marrë gjakun që i nevojitet. Në rast se keni vështirësi në frymëmarrje, vizitoni mjekun tuaj, sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo mund të jetë një paralajmërim për një atak të zemrës.   Simptomat e ftohjes dhe gripit Disa njerëz që kanë pësuar sulm në zemër kanë këto dy simptoma që zgjasin edhe pas trajtimit, prandaj…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si ndikon moti i ftoftë në sëmundjet kardiovaskulare

Një atak në zemër ose infarkt i miokardit është rezultat i bllokimit të enëve të gjakut, më shpesh për shkak të mpiksjeve të gjakut që shkaktojnë një ndërprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut në zemër. Trajtimi i një ataku në zemër kërkon ndihmë të menjëhershme, sepse trupi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, madje mund të vie edhe tek vdekja e papritur. Moti i ftohtë mund të vërë tendosje shtesë në zemër, sepse ndikon në punën dhe qarkullimin e saj. Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare para-ekzistuese janë veçanërisht në rrezik të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Një shpresë e re në luftën kundër kancerit të pankreasit: Një analizë gjaku që zbulon shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje

Testi revolucionar ka treguar në provat klinike se mund të zbulojë kancerin e pankreasit në një fazë shumë të hershme, edhe para se pacientët të zhvillojnë simptomat e para të sëmundjes. Kanceri i pankreasit është një nga kanceret më vdekjeprurëse. Vetëm 12% e burrave dhe 14% e grave të diagnostikuara me kancer pankreatik jetojnë pesë vjet pas diagnozës. Kanceri i pankreasit shpesh diagnostikohet në një fazë të avancuar, kur kanceri është përhapur dhe opsionet e trajtimit janë të kufizuara. Kjo për shkak se pacientët shpesh nuk kanë simptoma ose kanë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija 3 vjeç ka ngecje në të folurit

Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 3 vjeq ende nuk flet prej moshatareve të tij është shumë mbrapa më herët ka nejt në tel 24/7 po tash ja kem ndalu po prap spo flet jem bo marak a ki naj kshillë?   Përgjigje: Përshëndetje! E kuptoj shqetësimin tuaj dhe është shumë mirë që keni ndërmarrë hapin për të kufizuar teknologjinë. Vonesa në të folur mund të ketë disa shkaqe, por është e rëndësishme të vlerësohet jo vetëm sa fjalë thotë, por edhe sa mirë kupton dhe si ndërvepron me ju dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmijët që godasin kokën shpjegim, dhe disa këshilla

Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj   Është ndoshta një çështje më shumë në këndin psikologjik, por që aspektet sigurisht që ndërlidhen me njëra – tjetrën, andaj dhe do të japim një shpjegim duke e bërë këtë ndërlidhje. Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo për arsye sepse ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën tre vjeçe. Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje: Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë Fëmija kërkon të marr vëmendje Si…

SHPËRNDAJE:
Read More