Autizmi, shpjegim nga Logopedi

Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj

 

Është një çështje që viteve të fundit ka marr shumë hapësirë diskutimi, si në mejdanet profesionale, në fushat shëndetsore të promovimit të ç’rregullimeve, ashtu edhe në brengat dhe shqetësimet e prindërve. Fillimisht duhet të dijmë se çfarë është, dhe pastaj si karakterizohet, dhe në fund një sqarim plotësues, i cili është shumë i nevojshëm për prindërit.

Autizmi nuk është sëmundje.

Autizmi është ç’rregullim.

Është i lindur, dhe nuk është i fituar.

Është ç’rregullim neuro – zhvillimor, që karakterizohet me simptoma të veqanta, në 3 – 4 aspektet kyqe të zhvillimit të një fëmije.

Këto aspekte janë:

  1. Aspekti social – është më i izoluar në lojë dhe në raport me bashkëmoshatarët, dhe njerëzit në përgjithësi
  2. Aspekti gjuhësor
  3. Stereotipet – sjelljet e përsëritura dhe të pazakonta, disa veprime të veqanta nga të tjerët, stereotipet në lojë.
  4. Aspekti i koncentrimit – mungesa e kontaktit me sy.

Sqarim shtesë:

Jo medoemos një fëmijë që mund të përngjajë me këto simptoma, do të thotë se ka autizëm, kjo për arsye sepse nganjëherë ka disa aspekte të tjera te fëmija që mund të japin një përshtypje të tillë te prindi, por që nuk kanë të bëjnë me autizmin.

Andaj, për këtë duhet të caktohet një konsultë me logopedin apo psikologun, dhe të merret mendimi i tij (është fjala nëse mendoni se i shihni këto simptoma te fëmija).

Dhe pastaj ajo çka mund të thotë një logoped, është se ka parë ose jo shenja të autizmit.

Dhe nëse ka parë çështja kalon me tutje te profesionistët e tjerë siç janë neurologu, pediatri, etj./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts