Belbëzimi – aspektet e rehabilitimit?

Pyetje:

Vajza ime është 7 vjeçe, ka pas shumë problem me përsëritjen e shkronjave si “k…k..g..g”, zgjatje të fjalëve dhe në frymëmarrje, katër muaj ka qenë te Logopedi dhe tani është dukshëm më mirë, por do kisha dashtë disa këshilla se si të vazhdohet me këtë gjendje stabile në të folur?

Përgjigje:

Përshëndetje!

Në bazë të përshkrimit duket se ka qenë tipik belbëzim emocional dhe se terapia ka pasur sukses, mirëpo çdo tretman Logopedik duhet të pasohet me stadin e Rehabilitimit, andaj, disa këshilla në këtë drejtim :

1. Ndalojani Reel-s (Aplikacionet në YouTube,Facebook, në Instagram që japin shumë emocione për pak sekonda). Kjo sjellë një dozë të traumës e cila mund të rikthejë sërish belbëzimin.

2. Mos e komentoni të folurën e saj në prani të saj, si shembull me i thanë “nuk po flet mirë”. Kjo mund ta rikthejë në gjendje që ka qenë.

3. Mos e ngarkoni me shumë detyra të shtëpisë apo edhe mësuesja me detyra në shkollë.

4. Thoni që të merrë frymë thellë dhe lehtë dhe ta lëshon lehtë, 10 herë në mëngjes, 10 herë pasdite.

Arjon Podrimaj./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts