Përbërësit:
400 ml ujë të ngrohtë
1 lugë çaji kripë
2 lugë çaji sheqer
1 lugë majë buke
30 ml vaj
600-650 g miell
Në ujë shtoni kripë, sheqer, majën e bukës dhe vaj. Përziejini, më pas hidhni miellin dhe gatuajeni brumin. Mbulojeni me letër transparente dhe lëreni të qëndrojë për 30-40 minuta.
Brumin e ardhur ndajeni në 4 pjesë dhe formoni toptha në madhesi mesatare, lërini të pushojnë për 10 minuta.
Në një tenxhere vendosni ujin dhe pasi që uji të ket vluar hudhni një lugë çaji sheqer. Më pas topthat I vendosni në ujë të vluar për 30 sekonda, pastaj vendoseni në një tepsi të mbuluar me letër kuzhine pritini brumin në mes dhe vendosi fara sipas dëshirës suaj. Vendosni në furrë të piqen në 180°C për rreth 35-40 minuta.
/natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”