Ja çfarë ndodh kur i thyeni premtimet që i bëni fëmijës suaj

Fjalët dhe veprimet tona si prindër janë të rëndësishme për fëmijët prandaj kujdesi ndaj sjelljeve dhe premtimeve tona është themeli për të arritur sukses në formimin e një karakterit të fortë të fëmijëve tanë.

Ne i mësojmë ata të mos na besojnë

Nëse fëmija juaj nuk mund t’ju besojë në premtime të vogla, si do t’ju besojnë tek premtimet madhore,  mosbesimi krijonë pasiguri, pasiguria krijon ankth, ankthi ndikon në mosformimin e një karakteri stabil.

Zhgënjimi

Ka zhgënjime në jetën e të gjithëve, përfshirë edhe atë të fëmijës, por mund të minimizojmë disa zhgënjime duke mbajtur fjalën e dhënë.

Ne i bëjmë ata të ndihen të parëndësishëm

Nëse miqtë tuaj, shikimi i televizorit janë shkaktar  për mos mbajtjen e premtimit ndaj fëmijëve tuaj, fëmija ndihet i parëndësishëm për ju dhe po këtë vlerë do ta keni edhe ju tek fëmijët tuaj – pra nuk do të jeni të rëndësishëm tek fëmijët tuaj.

 

Ne i bëjmë ata të mos na respektojnë

Prindërit që nuk e mbajnë fjalën e dhënë do të humbasin respektin dhe besimin e fëmijëve të tyre. Integriteti është një përbërës kyç në respekt. Nëse nuk je besnik ndaj fjalës sate, nuk po tregon ndershmëri. Përfundimisht, kjo do të bëjë që fëmijët tuaj të humbasin respektin për ju.

Ndonjëherë, për arsye të justifikuara, ne nuk mund ta mbajmë premtimin tonë ndaj fëmijëve tanë. Kur të ndodhë kjo, shpjegoja fëmijës tuaj arsyejën për mos mbajtjen e premtimit. Duke i kërkuar falje dhe se do të bëni përpjekje për të kompenzuar mos mbajtjen e premtimit.

Nëse doni që fëmija juaj të mbajë premtimin e tij, edhe ju duhet ta bëni këtë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts