Shkruan: Dr Ismail Lutolli
Specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist
Kur është koha që foshnja juaj do të buzëqeshë për herë të parë?
Çfarë tregon kjo? Kur është koha për buzëqeshje të vërtetë?
Prandaj, buzëqeshja në këtë mënyrë është një aspekt më shumë reagim fiziologjik sesa emocional. Kur fillon buzëqeshja e vërtetë? Buzëqeshjen e vërtetë mund ta pritsni mes javës së 6-të dhe 12-të të jetës. Nëse buzeqeshja nuk ka filluar në javën e 6-të, nuk ka vend për shqetësim, ngase për këtë akt, fëmijës suaj po i duhet pak më shumë kohë. Hapi i parë ndodh si reagim ndaj fytyrës së nënës, zërit të saj të ëmbël e butësisë së toneve të zërit të saj. Këto ngjallin ndjenja të bukura te foshnja dhe si përgjigje për këto ai fillon dhe buzëqesh, pra është një reagim ndaj shqisave. Natyrisht, në këtë fazë është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të buzëqeshin. Shumë nëna shqetësohen nëse foshnjat e tyre nuk janë duke u zhvilluar sipas ritmit të fëmijëve të tjerë. Por, çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ritmi i tyre nuk është domosdoshmërisht i ngjashëm me fëmijët e komshisë apo të afërmes suaj.
Si ta nxisim fëmijën të buzëqesh ?
Nëse ka kaluar java e gjashtë dhe ende se keni përjetuar buzëqeshjen e bebit tuaj, ju sjellim mënyra se si mund të nxisni fëmijën që t’ju dhurojë buzëqeshjen e parë: • Bisedo me bebin me qetësi dhe me zë të ulur, • Vendosni kontaktin me sy kur flisni. Flisni me dashuri dhe përkëdheleni gjatë komunikimit,
• Butësisht puthni gishtat dhe barkun e foshnjës tuaj, me tinguj qesharak,
• Buzëqesh herë pas herë ashtu që bebi juaj ta vërejë buzëqeshjen tuaj,
• Luani lojën fshehje e fytyrës. Mbulojeni fytyrën me duart tuaja dhe pas tre sekondash shfaqeni atë duke i larguar duart dhe me një buzëqeshje dhe thirrje të lumtur si opaaaa….Këtë përsëriteni disa herë,
• Imitojeni ndonjë zhurmë të një apo dy kafshëve e jo më shumë. Megjithatë mos e shëndërroni imitimin në kopsht zoologjik pasi do ta ngatërroni fare.
KUJDES
Nuk duhet të teprohet me stimulimin e buzëqeshjes. Nxitja për buzëqeshje nuk duhet t’i tejkalojë kufijtë e lejuar. Pra e tëra zgjat disa minuta dhe mund të përsëritet dy apo tri herë gjatë ditës. Nuk guxojmë të luajmë rolin e “majmunit” për orë të tëra duke synuar të përjetojmë një buzëqeshje të fëmijëve të vegjel. Kjo do t’i torturonte ata. Në fund mund ta pranojmë se në shumicën e rasteve buzëqeshjen e parë do ta përjetojë nëna, pasi që ajo e meriton më së shumti. Kjo gjë nuk duhet të na befasojë ngaqë bebi dhe nëna njihen për disa muaj para se të linde. Edhe rrahjet e zemrës si dhe dhe emocionet i kanë përjetuar së bashku për muaj të tërë, prandaj nuk është çudi që këtë ‘dhuratë’ të veçantë ta marrë e para nëna.
Si ta nxisim fëmijën që të buzëqeshë?
Buzëqeshja e parë e foshnjës është nga momentet më të lumtura të secilit prind, momente që kurrë nuk harrohen. Shpeshherë ka edhe lot gëzimi e lumturi të pafund që sjellin këto buzëqeshje e besa edhe përpjekje të panumërta që të rikthejnë apo të nxisin edhe një herë këtë ‘numër magjik’ të foshnjës. Prindërit harrojë se foshnja ka buzëqeshur edhe sa ishte në strofkën komodën në barkun e nënës. Me pak fat, mund ta dalloni edhe përmes skanimit me ultratingull para lindjes. Buzëqeshja e parë flet për zhvillimin e foshnjës, të shqisës së të pamurit dhe përceptimin e asaj që është duke parë, pra flet për një zhvillim të mirë. Buzëqeshja e parë e vërtetë pas shikimit apo komunikimit tuaj si prindër, tregon se foshnja juaj nuk po buzëqeshë si refleks apo reaksion spontan, por si perceptim i njohjes së atyre që e rethojnë. Nëpërmjet këtij veprimi ajo tregon se di t’I dallojë fytyrat apo zërin e tyre dhe kjo pa dyshim se përbën një hap të madh. Buzëqeshja gjatë gjumit apo si reflektim spontan Në fillim buzëqeshja e tyre është thjesht një reflektim, por pastaj ndryshon dhe bëhet një përgjigje emocionale. Të qeshurit si reflektim spontan përfundon më së largu kur foshnja juaj ka mbushur 2 muaj. Në realitet, në gjumë fëmija kalon në faza të ndryshme. Ato varen nga ëndrrat që ata i shohin. Nëse kanë parë një ëndërr të keqe ata fillojnë dhe qajnë në gjumë. E kundërta ndodhë nëse kanë parë një ëndërr të bukur që I bën të qeshin. Me pak fjalë, gjatë gjumit fëmija përjeton një seri refleksionesh, njëra prej të cilave është dhe buzëqeshja që ne e shikojmë nga jashtë./natalmedia/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”