Shkruan: Dr Manushaqe Veliu
Specialiste e Pedodoncise dhe Stomatologjisë Preventive
Hipoplazioni i smaltit paraqet formimin jokomplet ose defektoz të zmaltit dhe mund të përfshin denticionin e qumshtit, të përhershëm ose të dytë, me variacione, shkallë të përfshirjes dhe pasqyrë klinike të ndryshme.
•Format e lehta të hipoplazionit të zmaltit manifestohen me disa thellime të lokalizuara në sipërfaqen e zmaltit, përderisa te format e shprehura më shumë mund të gjenden gropëza dhe hulli të shumta të thella, madje edhe mungesë e pjesëve më të mëdha të zmaltit.
•Shkaktarët më të shpeshtë të shfaqjes së hipoplazionit janë çrregullimet e metabolizmit të materieve minerale, veçanërisht Ca dhe P, që zakonisht lajmërohen për shkak të ushqimit deficitar ose hipovitaminozës D.
•Shumë sëmundje të moshës fëmijërore që përcillen me temperaturë të ngritur mund të kenë ndikim në ameloblastet tepër të ndijshme dhe të shkaktojë ndryshime hipoplastike në zmalt, të cilat klinikisht janë të ngjashme me ato te ushqimi deficitar
Shkaktarët më tjerë të shfaqjes së hipoplazionit:
•Deficiti i vitaminës A dhe C
•Crregullimet gastrointestinale,
•Endokrinopatitë
•Lëndimet e trurit,
•Semundjet e veshkave
•Reaksionet alergjike
•Lëndimet gjatë lindjes gjithashtu mund të shkaktojnë ndryshime hipoplastike në dhëmbë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”