I dashur bashkëshort! Përsëri vajza jonë e vogël po përpiqej të tregonte se si kukulla e saj bën joga, por ti nuk ishe i koncentruar sepse ishe i fokusuar tek celulari. E kuptoj, se me celularin tënd, qetësohesh në fund të një dite të lodhshme. E di që celulari yt të qetëson, por nuk mendoj se e kupton se çfarë realisht të mungon. Këto momente, e që në dukje të duken të parëndësishme, nuk do të kthehen më kurrë. Ishte e bezdisshme edhe kur ishim vetëm ne të dy. Ishte…
Category: TË ETIKETUARA
Varësia nga ekrani është reale! Ja si ta ndihmoni fëmijën tuaj të mos zhvillojë varësi
Fëmijët shumë herët hyn në botën virtuale. Kjo po i shqetëson pediatërit dhe psikologët të cilët paralajmërojnë për pasojat e mundshme negative të përdorimit të tepruar të paisjeve dixhitale. Lexoni më poshtë se çfarë mund të bëjmë si prindër për të mbrojtur fëmijët tanë dhe si të rrisim fëmijë që nuk do të jenë të varur nga teknologjia. Sa orë mund të shpenzojë një fëmijë duke përdorur pajisje të mençura? Vendos një kufi Sa shumë i lejohet një fëmije të shpenzojë kohë duke parë televizor ose duke përdorur pajisje dixhitale…
Kur duhet të reagojë fëmija kur i thërret emri?
Pyetje: Përshëndetje! Unë jam shumë e shqetësuar djali im ende nuk e njeh emerin e vet nuk ma kthen shikimin kur unë e thërras, jam bërë merak, kur fëmijët fillojnë të kthejnë shikimin dhe t’ju përgjigjen emrit të vet? Përgjigje: Përshëndtje! Fillimisht është e nevojshme të dihet mosha e fëmijës tuaj, për të parë nëse kemi të bëjmë më ndonjë vonëse në zhvillim. Fëmijët fillojnë dhe e perceptojnë emrin e tyre relativisht herët, rreth moshës 4-5 muajshe. 50% e fëmijëve e perceptojnë dhe reagojnë që nga mosha 6 muajshe dhe…
Zëri i nënës pakëson dhembjen e foshnjës në kujdesin intensiv
Foshnjat e lindura parakohe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë ca kohë të ndara nga prindërit e tyre në njësitë e kujdesit intensiv për të sapolindurit. Gjatë qëndrimit të tyre, ata mund të jenë të ekspozuar ndaj procedurave të shumta dhe të dhimbshme mjekësore. Roli i prindërve gjatë qëndrimit të foshnjës në kujdesin intensiv është i rëndësishëm Dr. Manuela Filippa, autore e hulumtimit nga Universiteti i Gjenovës, shpjegoi se ky hulumtim jo vetëm që kontribuon për të sapolindurit, por edhe për prindërit e tyre. Ajo u tregon atyre…
Pirja e duhanit në shtatzëni rrit rrezikun e lindjes para kohe
Pirja e duhanit dhe sasitë e mëdha të kafeinës kanë qenë deri tani të lidhura me një rrezik në rritje të komplikimeve të shtatzënisë, lindjes së parakohshme dhe ngadalësimit të rritjes së fetusit. Në një studim erdhën në përfundim se gratë që pinin duhan gjatë shtatzënisë kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të lindnin para kohe krahasuar me jo-duhanpirëset. U zbulua gjithashtu se foshnjat e lindura nga nënat duhanpirëse kishin katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me pesh të vogël, duke i vënë ato në rrezik të…
Kur duhet të shqetësoheni për zhvillimin e komunikimit të fëmijës tuaj?
Të gjithë fëmijët arrijnë momentet e tyre të zhvillimit në periudha të ndryshme dhe zhvillimi i komunikimit nuk bën përjashtim. Shumë prindër shqetësohen nëse fëmija i tyre është ose jo në rrugën e duhur veçanërisht kur bëhet fjalë për komunikimin. Edhe pse çdo fëmijë përparon ndryshe ka pika zhvillimi që mund të kërkoni për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse fëmija juaj po komunikon siç duhet për moshën e tij. Të listuara gjeni fazat e ndryshme të zhvillimit të të folurit dhe gjuhës së bashku me disa flamuj të kuq. 🚩2…
A është shqetësuese kur djali 18 muajsh nuk po flet më shumë se 3-4 fjalë?
Pyetje: Përshëndetje! Kam djalin 18 muajsh, kupton çka i flasim dhe i njeh gjërat por të folurit e ka pak të zhvilluar, flet vetëm 3-4 fjalë që i dinë dhe që disa muaj nuk shton fjalë të reja, jam e shqetësuar pse spo vazhdon të shtoj fjalë të reja? Përgjigje: Përshëndetje! Është shumë e rëndësishme që fëmija ka zhvilluar gjuhën pranuese pra kupton, njeh dhe ndjek udhëzimet tuaja ndërsa pikat e gjuhës ekspresive që fëmija 18 muajsh duhet të përmbush janë këto : – Të ketë një mesatare prej 50…
Si të dallojmë kontraktimet (dhimbjet) e lindjes reale nga ato të rreme?
Mitra përbëhet nga fibra të muskujve të lëmuar dhe ind lidhës. Trupi i mitrës ka më shumë inde muskulore. Tufat muskulore në murin e mitrës e rrisin volumin e tyre gjatë shtatzënisë përmes procesit të hipertrofisë dhe hiperplazisë, e cila së bashku me shtrirjen e shkaktuar nga rritja e fetusit, bën që mitra të rritet dhjetëfish gjatë shtatzënisë. Kontraktueshmëria dhe elasticiteti i muskujve të mitrës janë karakteristika të rëndësishme nga të cilat varet cilësia e lindjes. Kontraksionet e mitrës janë nën kontrollin e sistemit nervor vegjetativ dhe tkurrja e vetë…
Zemra ime është me ty – kujdesu për të
Kur isha shtatzënë me ty dhe ti u rrite brenda meje… Zemra jote ishte në mua. Zemra ime ishte kolona zanore e jetës tënde në zhvillim. Por kur erdhe në këtë botë, më duket sikur zemra ime doli me ty. Kur shikoja në sytë e tu pashë veten time pashë dashurinë më të madhe të papërjetuar më parë. Nuk ishte vetëm dita kur linde që vura re atë ndjenjën e dashurisë ekstreme. E shoh dhe e ndjej çdo ditë. E shoh kur më shikon me sy kërkues, duke e ditur…
Rrallëherë dikush e përdor sirtarin e tretë në lavatriçe, por në fakt është e dobishme: Ja për çfarë shërben ndarja e tretë në lavatriçe
Pothuajse çdo makinë larëse ka tre sirtarë ose tre ndarje. Njëra është e destinuar për larjen kryesore, e dyta për zbutës dhe e treta për paralarje. “Sirtari ose ndarja e tretë” ndodhet në anën e majtë të lavatriçe dhe përdoret gabimisht për larjen kryesore, por në fakt është e destinuar për paralarje. Ndarjet në lavatriçe janë kryesisht të shënuara me simbolet I, II dhe një lule ose shkronjat L dhe R. Lulja ose shkronja R është në ndarjen ku kemi vendosur zbutësin e rrobave. Simbolet I dhe II dhe shkronja…
Testoni aftësitë tuaja vizuale
A doni të testoni shikimin tuaj në një mënyrë të thjeshtë? Atëherë ky kuiz është i duhuri për ju!/natalmedia/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllim përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
HEMANGIOMA KA SHËRIM TË PLOTË
Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë të shëruar plotësisht nën mjekimin dhe ndjekjen e afërt nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Në foto fëmijë i shëruar nga hemangioma në pjesën e dorës për periudhën e mjekimit 2 mujor . Poliklinika NATAL, vendi ku fëmijët do të gjejnë tërë atë që duhet për shërimin e plotë të hemangiomës . Poliklinika NATAL 048 370 370 ./natalmedia/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne…
Shërimi pas seksionit cezarian
Urime! Foshnja juaj është këtu, e lindur nga seksioni cezarian. Tani është koha për t’u përqendruar në shërimin tuaj. Kjo zakonisht zgjat rreth 6 javë dhe është e rëndësishme që të jeni të përgatitur mirë. Çfarë ndodh pas lindjes së foshnjës suaj? Pas lindjes së foshnjës, placenta nxirret jashtë dhe kirurgu qep mitrën dhe barkun. E gjithë procedura e seksionit zgjat rreth 40 deri në 50 minuta. Pasi foshnja juaj të ekzaminohet nga një ekip mjekësor, ju do të merrni foshnjën tuaj në kontakt lëkurë-lëkurë. Shërimi nga seksioni cesarian Një…
Endometrioza: Simptomat, trajtimi dhe shtatzënia
Fryrja që shfaqet me endometriozë – përfaqëson një nga simptomat më të pakëndshme të endometriozës. Barku i poshtëm mund të fryhet, duke shkaktuar dhimbje fizike, fryrja mund të zgjasë për ditë, javë ose të zhduket pas vetëm disa orësh. Ju mund të mendoni se fryrja është një pjesë normale e ciklit të çdo gruaje, por kjo nuk është fryrje normale dhe endometrioza nuk është një cikël normal. “Gratë në përgjithësi mund të ndihen të fryra një ose dy ditë para ciklit të tyre”, por fryrja që shfaqet me endometriozë është…
Vajza 5 vjeçare ka probleme në artikulim?
Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime tani është 5 vjeç e 10 muaj, ajo flet kupton, është e zgjuar por problemi i saj është se nuk po flet qartë, shumë shkronja i ndryshon, disa nuk i thotë, mund të heq shkronjat në fjalë dhe pastaj po i tingllon një e folur e pakuptimt ose e folur si bebe, a duhet të trajtohet tani vajza nga logopedi? Përgjigje: Përshëndetje, fëmijët mbi moshën 5 vjeç duhet të kuptohen plotësisht nga të tjerët, ende tolerohen disa keqartikulime të tingujve si r, rr por jo…