9 gjërat që çdo nënë duhet t’i mësojë vajzës së saj

Ndërsa vajza juaj rritet, edhe para se të arrijë adoleshencën, do të vini re se ajo është e interesuar për të njohur trupin e saj dhe ndryshimet që pëson trupi gjatë rritjes. Kjo është krejtësisht normale. Inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë pyetje dhe nxitni kuriozitetin, në mënyrë që të keni biseda të hapura dhe të sinqerta me të.   “Gjëja më e rëndësishme është koha që kaloni së bashku dhe një komunikimit të hapur. Hulumtimet tregojnë se koha e frytshme e kaluar së bashku reduktojnë sjelljet e rrezikshme në adoleshencë.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë duhet të kemi parasysh në rritjen dhe edukimin e vajzave?

Është e vështirë të rritësh vajza. Bota është plot me pritshmëri të vjetruara për vajzat, mesazhe kulturore të fokusuara thellësisht në formën e trupit të tyre dhe vlerën e pamjes së tyre si një koment për vlerën e tyre të përgjithshme. Nuk është detyrë e lehtë t’i udhëzosh ato në vetëvlerësimin e tyre. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, prindërit me qëllime të mira shpesh përdorin fraza të zakonshme në përpjekje për të shpjeguar sjelljen e keqe ose për të ngritur vetëbesimin tek vajzat e tyre. Këto fraza në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Depresioni – një armik i padukshëm

Jeta është një aventurë e paparashikueshme e mbushur me ulje dhe ngritje. Ndonjëherë ne përballemi me situata që na lënë të thyer, të dëshpëruar dhe të rraskapitur. Depresioni është një armik i padukshëm që na sulmon shpirtin, duke na lënë pa forcë për t’u përballur me sfidat e përditshme të jetës.   Depresioni nuk është thjesht një trishtim kalimtar që ndonjëherë na pushton. Është një gjendje e rëndë mendore që mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë tonë për të funksionuar. Ndjenja e trishtimit, dëshpërimit, humbja e interesit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mbrojtja e lëkurës nga dielli

Sezoni i preferuar i shumë njerëzve ka filluar. Ditët zgjasin më shumë, temperatura rritet dhe numri i orëve me diell është më i gjatë se në çdo periudhë tjetër të vitit. Ne ekspozohemi ndaj rrezet e forta të diellit, nuk aplikojmë një faktor mbrojtës dhe nuk pimë mjaftueshëm lëngje, gjë që mund të çojë në pasoja të rënda.   Dielli është në të njëjtën kohë shumë i dobishëm, por edhe i dëmshëm për trupin tonë Shtresa e ozonit është dëmtuar ndjeshëm në 30 vitet e fundit, gjë që ka rritur…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 75: NDËRPRERJA E LAKTACIONIT (GJIDHËNIES) PAS VDEKJES SË FOSHNJES

Kjo nuk është kurrë një temë që dikush do të dëshironte të përballej dhe ta diskutonte gjatë jetës së tij. Megjithatë, fakti mbetet se, sado e rrallë dhe shkatërruese që është, foshnjat vdesin. Dhe, nëse jeni nënë që ushqeni me gji, do të keni një kujtesë të dhimbshme se trupi juaj është ende duke punuar për foshnjen: rrjedhje gjiri, parehati pas parehatie, ndjesi gjiri që mund të qoj në mastit ose infeksion, nëse nuk menaxhohet si duhet. Pra, çfarë ndodhë më pas? Si e nxirrni qumshtin e gjirit në një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kafshët shtëpiake dhe shtatëzania

Unë tashmë jamë pesë muajsh shtatzënë dhe me ardhjen e foshnjës a duhet të largoj qenin nga shtëpia? Sigurisht që duhet të ndiqen disa parime kur bëhet fjalë për mbajtjen e kafshës shtëpiake veçanërisht kur në familje kemi një foshnje.   Çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje nëse kam një kafshë shtëpiake dhe një të porsalindur? Asnjëherë mos lejoni që kafsha juaj të lëpijë fytyrën e foshnjës! Nuk kemi nevojë ta shpjegojmë në detaje arsyejen por do t’ju kujtojmë se transmetimi i infeksionit nga gjuha e kafshëve është tejet e rrezikshëme…

SHPËRNDAJE:
Read More

Terapia me antibiotik patjetër duhet shoqëruar edhe me probiotikët

Mënyra më efektive për të parandaluar efektet e padëshiruara të antibiotikëve është përdorimi i përgjegjshëm i tyre, vetëm në situatat kur ato janë vërtet të indikuara. Kur terapia me antibiotikë është e nevojshme, probiotikët mund të parandalojnë efektet e tyre të padëshiruara në mikrobiomën e zorrëve dhe shëndetin e fëmijës. Zorrët tona përmbajn miliarda baktere, si dhe kërpudha dhe viruse, të cilat përbëjnë mikrobiomën tonë të zorrëve – një bashkësi ekologjike e të gjithë mikroorganizmave që banojnë në trupin e njeriut. Ky komunitet është unik për çdo person, po aq…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza është e derës së huaj

“Ti je e derës së huaj ”, kur kujtoj ato fjalë të prindërve, edhe tani ndjej po të njejtin shtrëngim gjoksi, sikur atëher. Ndjenjë faji shfaqej sa herë e shihja raportin e prindërve me vëllain tim, kujdesi ndaj të cilit ishte krejtësisht ndryshe nga kujdesi për mua… ndjenjë faji sepse unë isha femër sikur tisha djal do e gëzoja po të njejtin kujdes sikurse vëllau im. Dhe unë…. Unë isha e shtëpisë së huaj… Dhe ajo ditë erdhi u martova dhe u largova në një shtëpi të huaj. Në një…

SHPËRNDAJE:
Read More

SHKOLLA E GJIDHËNIES| VIDEO 74: NDËRPRERJA E USHQYERJES ME GJI

Këshillohet, që fëmijët, deri në muajin e 6-të të tyre, të ushqehen vetëm me qumshtin e nënës dhe pas këtyre gjashtë muajve të fillohet t;u jepen ushqime shtesë, duke mos e ndërprerë, brenda mundësive, qumshtin e nënës deri në muajt 12-24. Brenda këtij afati kohorë fëmija mund të shkëputet prej gjirit. Nëse fëmija vendos vetë ta lërë gjirin, e kalon më lehtë këtë periudhë, se sa kur nënë dëshiron ta ndaj fëmijën prej gjiri.     @ të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet tjetërsimi dhe përvetësimi i materialeve pa…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ju ka kerkuar gjinekologu juaj TORCH testin në shtatëzani? A e dini sa është i rëndësishëm?

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet     Çfarë është testi TORCH? Testi TORCH është një test për një sërë infeksionesh gjatë shtatzënisë që mund të transmetohen nga nëna tek foshnja në mitër. Këto infeksione mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, prandaj është e rëndësishme që ato të zbulohen në kohë. Ky test zbulon ekzistencën e disa infeksioneve të cilat janë të dëmshme për fetusin: Toxoplasma gondii Virusi i rubeolës Citomegalovirus Virusi herpes simplex   Kur dhe si bëhet testi TORCH gjatë shtatzënisë?…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pije me efekt probiotik i cili mbështet sistemin tuaj imun

Kjo pije është një probiotik i përsosur, ndihmon në pastrimin e toksinave dhe largimin e ujit të tepërt nga trupi, përshpejton metabolizmin, si dhe pastrimin e zorrëve që është tejet i rëndësishëm për një shëndet optimal. Është e nevojshme: 500 ml ujë të vakët të zier; 1 lugë çaji fara chia; lëng prej 1 limoni; lëng prej 1 grejpfruti; xhenxhefil i freskët. Përgatitja: Hidhni ujë në një tas, shtoni xhenxhefil dhe lëreni ujin të ziejë pLejohet të shtoni disa manaferra në përzierje, nëse doni një më të bukur Shije.r rreth…

SHPËRNDAJE:
Read More

Farat e Lirit dhe Uji – një mrekulli në vetëm 12 ditë

Një përzierje e farës së lirit dhe ujit ndihmon në 7-të probleme të lëkurës A e dini se ekziston një trajtim në shtëpi pas të cilit nuk do ta njihni veten vetem pas 12 ditëve? Nëse keni problem me rrudhat, kjo përbërje është ideale! Sekreti qëndron tek fara e lirit, e cila me vetitë e saj shëruese kontribuon në përmirësimin e indit tuaj nënlëkuror, rinovon qelizat dhjamore dhe rikthen atë pamje rinore në zonën rreth faqeve, veçanërisht në pjesët e ndjeshme të lëkurës rreth syve. Hidhni një lugë farë liri…

SHPËRNDAJE:
Read More

Uji me hudhër – pije çudibërëse për shëndetin tonë

Kjo pije e ngrohtë me hudhër ka shumë përfitime për organizmin dhe për përgatitjen e saj më e rëndësishmja është që hudhra të jetë e freskët, për shkak të efektit të alicinës, e cila ka efekt “më  fortë se antibiotikët”. Ne kemi një recetë, dhe përgatitja është shumë e thjeshtë. Uji me hudhër përdoret për të përmirësuar shëndetin, duke pasur parasysh efekte e dobishme që ka hudhra. Hudhra është përdorur që nga kohërat e lashta si një ilaç tejet i dobishëm për shëndetin, dhe uji me hudhër është një mënyrë…

SHPËRNDAJE:
Read More

10 gjërat që doja dhe duhej t’i dëgjoja pas lindjes

Një nënë ndau në blogun e saj atë që donte më shumë dhe duhej të kishte dëgjuar në ditët pas lindjes, përveç fjalisë se foshnja e saj është e mrekullueshme Priscilla Blossom është shkrimtare dhe nënë e Uillit të vogël. Në blogun e saj, ajo vendosi të ndajë 10 gjëra që donte dhe duhej të dëgjonte pas lindjes, përveç fjalisë që dëgjonte shpesh se: “Foshnja është e mrekullueshme!” Jeta pas lindjes mund të jetë e lumtur. Në fund të fundit, është një kohë ku ju shijoni shumë përqafime me foshnjën…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mbipesha e djemve në fëmijëri ndikon në infertilitetin në moshën madhore

Kur djemtë përballen me problemin e peshës së tepërt gjatë fëmijërisë, ndodhin ndryshime fiziologjike në trup që u mohojnë mundësinë për t’u bërë baba një ditë. Djemtë obezë, të cilët kanë problem me peshën e tepërt, shpesh më vonë në jetë bëhen burra që vështirë se mund të kenë pasardhës, zbulon një studim i ri i publikuar në European Journal of Endocrinology. Puna kërkimore ka dalë në përfundimin se djemtë me mbipeshë kanë vëllim më të vogël të testikujve, gjë që i vë në rrezik të infertilitetit në moshën madhore.…

SHPËRNDAJE:
Read More