Kur një nënë të jep rroba, ajo të thotë se je pjesë e ekipit të saj dhe kjo është mënyra më e mirë që ajo mund të të mbështesë në këtë epokë moderne E di çfarë më bënë të solidarisoj në amësinë? Kur të marr ndihmë nga duart e nënave të tjera. Nënat që u japin nënave të tjera rrobat e fëmijëve të tyre që nuk u përshtaten më atyre, shkroi për CafeMom Laura Mazza, një nënë dhe gazetare. Kur isha shtatzënë me Lucën dhe kur mora vesh se mbaja një…
Category: GRUAJA
A rritet ankthi para menstruacioneve?
Ndryshimet që ndodhin në trup me afrimin e menstruacioneve mund të shkaktojnë një rritje të ndjenjës së ankthit. Në varësi të ciklit menstrual, çdo muaj ndodhin shumë ndryshime në trupin tonë. Edhe pse këto ndryshime që çojnë në ovulim dhe menstruacione janë krejtësisht të natyrshme fiziologjikisht, në disa raste ato mund të ndikojnë negativisht në humor. Nëse keni tendencë të ndiheni shpesh në ankth, mund të ndiheni më të shqetësuar gjatë periudhës para menstruacioneve. Ekspertët shpjegojnë rritjen e ankthit para menstruacioneve nën tre tituj: Ndryshimet natyrale hormonale Trupi…
Çfarë janë kupat menstruale?
Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kupat e menstruacioneve janë formacione konike silikoni të madhësive të ndryshme që vendosen në vaginë për të mbledhur gjakun menstrual. Aplikimi është i thjeshtë, mund të përdoren me vite dhe dobi e tyre është e madhe. Infeksionet zvogëlohen në minimum, në krahasim me tamponët ose jastëkët, të cilët mund të shkaktojnë acarim dhe infeksione, me filxhanë vagina nuk bie në kontakt me gjakun dhe nuk ka erë të pakëndshme. Tek gratë që kanë…
NJË MËSIM PËR TË GJITHA ATO QË ENDE NUK KANË MUNDUR TË BËHEN NËNË
Një elefant dhe një qen femër ngelën shtatzënë në të njëjtën kohë. Tre muaj më vonë, qeni femër lindi gjashtë këlyshë. Gjashtë muaj më vonë qeni femër ngeli përsëri shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo lindi edhe dhjetë këlyshë të tjerë. Procesi vazhdoi. Në muajin e tetëmbëdhjetë, qeni femër iu afrua elefantit femër duke pyetur: “A je e sigurtë që je shtatzënë? Ne ngelëm shtatzënë në të njëjtën ditë, unë tashmë kam lindur gati njëzet këlyshë tre herë dhe ata tani janë rritur dhe po bëhen qenë…
Depresioni i paslindjes, rrezik i heshtur
Nga Dr.Ismail Lutolli, Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Bashkautore: Samire Ademi Lutolli – Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë Foshnja erdhi në jetë e tek nëna e re fillojnë pyetjet e dilemat : Çka po ndodhë kështu me mua ? Mos ndoshta nuk isha e gatshme të bëhem nënë ? Kam frikë se nuk do i’a dalë !!! Çka po ndodhë me mua, ç’është tërë kjo pasiguri e trishtim që ndjejë ? Sapo kam lindur një foshnje që e ëndërroja për shumë kohë. Duhet të isha më e gëzuara, më e lumtura por diçka…
A e dini përse gratë jetojnë më gjatë se burrat?
Një mbrëmje, prindërit ishin duke shikuar televizor. Mami tha: Është vonë jam shumë e lodhur, më mirë të fle. Mami u ngrit dhe shkoi në kuzhinë, lau tabakanë me fruta dhe e vendosi në vend. Gatoi shpejtë e shpejtë brumin për petulla për mëngjes, mbuloi enën dhe e futi në frigorifer. Shikoi kutinë e sheqerit dhe e rimbushi atë sepse kishte mbetur shumë pak kurse kutinë tjetër e mbushi me kafe. Nxorri mishin nga ngrirja dhe e vendosi në frigorifer për t’u shkrirë për drekë. Në mënyrë që të shtronte…
Të bëhesh baba në dhomën e lindjes
Samire Ademi Lutolli Spec. Gjinekologe obstetre Lindja e fëmijës është një përvojë e veçantë për të dy prindërit por rrallë flitet për përvojën e babait. Duke qenë i pranishëm në lindje, babai ndërton përvojën e tij dhe bëhet vërtetë i vetëdijshëm për harmoninë e brishtë të lindjes dhe për gruan e fortë që ka zgjedhur për të kaluar jetën me të. Duke ndihmuar gjatë lindjes, ai krijon një mjedis emocional për nënën, në mënyrë që ajo të ndihet rehat dhe e përkrahur. Ai ndihmon nënën me praninë e…
MOS GJYKONI GRUAN E DIVORCUAR
Samire Ademi Lutolli Spec. Gjinekologe obstetre Kur një grua lë burrin e saj, sepse ai e keqtrajtoi, e rrahu, abuzoi mendërisht dhe fizikisht me të dhe ajo nuk shkoi ta përfolë e t’u tregojë të gjithëve çfarë ka përjetuar kështu që ata nuk e dinë, si zakonisht, njerëzit do të thonë se AJO ËSHTË FAJTORE. E ka lënë burri! Ajo me siguri nuk i ka shërbyer mirë. Ndershmëria e tij është e padiskutueshme këtu, AJO PA DYSHIM ËSHTË FAJTORE. Nëse zbulohet se ai “pa dashje” donte ngapak anash,…
NËNË, për këtë festë nga larg për ty në vend të dhuratës me kurdele!
Ty, e cila më do pa kusht. Ty, të cilën kurrë nuk mund ta dua ashtu si më do ti mua. Ty, ritmi i zemrës të së cilës është e vetmja që më ka qetësuar. Ty, që nga gjaku me qumështin tënd më ke ushqyer. Ty, që më ke blerë dhe veshur me gjërat më të bukura të moshës. Ty, që më ke blerë çdo vit çantën dhe librat e shkollës. Ty, punimet e dorës të së cilës i kam futur në kornizë dhe i ruaj si trashëgimi. Ty, së…
Gratë që kanë tre ose katër fëmijë plaken më ngadalë!
Sipas një studimi të botuar më 25 nëntor në revistën Scientific Reports, të kesh më pak se tre fëmijë përshpejton disa procese të plakjes pas menopauzës, edhe përkundër faktorëve të tjerë si mosha apo mënyra e jetesës. Shkencëtarët nga Universiteti Penn State dhe Universiteti Northwestern pohojn se shtatzënia dhe lindja kanë efekte pozitive në trupin e gruas. Për studimin, studiuesit shqyrtuan të dhënat e mbledhura midis viteve 1999 dhe 2010 nga 4,418 pjesëmarrës. Ata donin të shihnin nëse numri i lindjeve dhe nëse një grua kishte hyrë në menopauzë…
Letër drejtuar nënave të reja
Nuk dua t’ju jap këshilla, thjesht dua të ndaj përvojat e mia. Përvoja, për të cilat flitet rrallë ose në mënyrë të pamjaftueshme. Më kujtohet hera e parë që erdha në shtëpi me bebin tim. Nata jonë e parë së bashku ishte krejtësisht e qetë, ajo zgjohej vetëm për të ushqyer me gji dhe vazhdonte të flinte e lumtur dhe për një kohë të gjatë. Dhe unë vetëm e shikoja atë. Duart e vogla me thonj të gjatë, hunda me majë sipër buzëve të vogla e të kuqe. Sapo më rridhnin…
(Pa)Pastërtia e shtëpisë fletë për gjendjen tuaj emocionale!
Dëshironi të jetoni në pastërti të plotë dhe nuk mund të shikoni as një thërrime të vogël në dysheme? Apo jeni nga ata që shtrihen dhe shikojn TV ndërsa gjithçka rreth tyre është një rrëmuj? Psikologët besojnë se shtëpia jonë tregon gjendjen tonë emocionale. Ndërsa disa shijojnë një shtëpi të pastërt që thjesht duhet të shkëlqejë, të tjerët preferojnë të jetojnë në rrëmujën e tyre krijuese. Megjithatë, ka edhe njerëz që adhurojnë një shtëpi të pastërtë, por thjesht nuk kanë kohë të organizohen dhe të pastrojnë çdo ditë. …
Valët e nxehtësisë në menopauzë dhe si t’i kontrolloni ato!
Rënie të niveleve të estrogjenit është shkak i valëve të nxëhtësisë gjatë menopauzës. Ato mund të jenë vërtet të pakëndshme, veçanërisht kur jemi në orarin e punës. Por ato janë pjesë përbërëse e një prej fazave të jetës sonë. Jemi në punë, si çdo ditë tjetër, por befas ndiejmë se nxehtësia na pushton gjoksin, qafën dhe fytyrën. Dhe së shpejti fillojmë të djersitemi. Bëhet fjalë për valët e forta të nxehtëisë e cila është mjaft e zakonshme tek gratë që kanë hyrë në menopauzë dhe janë në prag të daljes…
8 ekzaminime parandaluese që duhet t’i bëjë çdo grua
Kontrollet parandaluese shëndetësore janë diçka që shumë njerëz harrojnë ta bëjnë dhe ato janë me rëndësi jetësore. Ashtu si në programin tuaj keni planifikuar udhëtime për në parukier, në kinema, ashtu edhe ju duhet të planifikoni një kontroll tek mjek juaj. Kontrolli i kolesterolit Kolesteroli i lartë mund të jetë trashëgues, kështu që nëse ka një histori familjare, jeni të kujdeshëm. Kolesteroli i lartë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe goditjeve në tru. Faktorët e rrezikut janë pirja e duhanit dhe pesha e tepërt, por gjithashtu…
5 simptoma që tregojnë se menopauza po afrohet
Premenopauza përkufizohet si koha në të cilën trupi i një gruaje bën kalimin në menopauzë. Ajo fillon në fund të viteve 30 dhe zakonisht zgjat deri në mes të viteve 40. «Shenjat e para të premenopauzës zakonisht ndodhin për shkak të rënies së progesteronit»,—thotë dr. Arianna Sholes-Dagllas, pronare e Qendrës Tula Ëellness-Eestetic në Tucson, Arizona dhe autore e Mitit të Menopauzës. Ajo i paraprin menopauzës, e cila zakonisht ndodh midis moshave 45 dhe 55 vjeç. Simptomat e saj, si edhe ato të menopauzës, nuk janë të këndshme, por ato janë…