Pyetje: Kam rrjedhje të pavullnetshme të urinës, çfarë e shkakton dhe çfarë të bëj? Përgjigje: Ky problem, ndonëse flitet rrallë, madje edhe mes vetë grave, është shumë i shpeshtë – besohet se, herë pas here ose vazhdimisht, deri në një e treta e grave mbi moshën dyzet vjeç e kanë këtë problem. Faktorët e rrezikut për problemin e rrjedhjes së pavullnetshme të urinës janë shtatzënia dhe lindja vaginale, puna fizike, obeziteti, plakja, menopauza dhe faktorë gjenetikë. Sa më i madh të jetë numri i shtatzënive dhe lindjeve vaginale, aq më…
Category: PYETJE TË SHPESHTA
Si të veproj me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat?
Pyetje: Përshëndetje Ju lutem më ndihmoni si të veproj me djalin tim 6 vjeçar i cili urinon ende natën në shtrat? Ditën është I mërzitur dhe ndihet I vetmuar, ju lutem më ndihmoni. Përgjigje: Pershendetje! Urinimi i pavullnetshem gjatë natës në vitin e gjashte të jetës kërkon gjithmonë një ekzaminim të detajuar të sistemit urinar (për infeksione dhe anomali). Nuk e di deri me tani cfare egzaminimesh keni realizua. Është e vërtetë që ekzistojnë barna efektive për trajtimin e këtij çrregullimi, por para përdorimit të tyre është e nevojshme…
A është e vërtetë që djegësira që kam nga lukthi vjen sepse bebeja në bark ka shumë flokë?
Pyetje: A është e vërtetë që djegësira që kam nga lukthi vjen sepse bebeja në bark ka shumë flokë? Përgjigje: Në popull është shumë e përhapur kjo thënie. Besohet se një bebe në bark me shumë flokë është pikërisht shkaku i urthit (djegësirës në gjoks nga lukthi). Dikujt mund ti tingëllojë si një ‘thënie e plakave’ dhe qesharake por ky besim është aq I përhapur në gjithë botën sa më në fund edhe mjekët e testuan si fenomen. Shkencëtarët në Universitetin Johns Hopkins kryen një studim për të përcaktuar më…
A është kjo brusha adekuate për larjen e dhëmbëve?
Pyetje: Deri më tani kam përdorur brushen e fortë pasiqë më duket që po i pastron më mirë dhëmbët. A është kjo brusha adekuate për larjen e dhëmbëve? Përgjigje: Brushat mund të dallohen sipas fortësisë. Kështu ekzistojnë brushat e forta, brushat me fortësi mesatare dhe të buta. Përdorimi i brushave me fortësi joadekuate (brushave të forta) mund të shkaktoj dëmtime të indeve të forta të dhëmbit dhe gingivës( mishërave të dhëmbëve). Të rriturit duhet të përdorin brushat me fortësi të mesme, kurse brushat ekstra të buta dhe të buta janë…
Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.?
Pyetje: Përshëndetje. Si mund të i mësojmë fëmijës fjalë të caktuar, psh “Ama”, “Merre”, “Topi”, etj.? Përgjigje: Përshëndetje, duhet të niseni me idenë se fëmijëve nuk mund të i mësoni fjalë ose t’i mësoni të flasin por krijoni mundësi që fëmija t’a dëgjoj sa më shumë atë fjalë e të i leni hapësirën që ai ta thotë. Kështu që kur doni që t’i mësoni një fjalë të caktuar ofroni sa më shumë modelin e asaj fjale, sa herë fëmija të kërkoj diqka jepni fjalë asaj kërkese. Përshembull për fjalën…
Si të menaxhoj sjelljen e vajzës e cila është shumë nervoz kafshon duart e veta?
Pyetje: Përshëndetje! Kam një shqetësim për vajzën. Ajo është 5 vjeçe, kohët e fundit është shumë nervozë, kur bëhet nervozë, nuk mundem me qetësu. Qan po kafshon durtë e veta, nëse ka diçka në dorë, e gjuan. Edhe po i ngel hatri pak dicka me i than, vec qysh do vetë. Edhe prej një diçka thjeshtë, bëhet diçka më e madhe. Ndonjëherë ja kam hi mendojsha qe ma din tuten edhe nalet nuk e kafshon se smujsha me pa qashtu, kam provuar edhe me te mirë ajo ma hin mu.…
Kam fëmijën 5 muaj dhe kam filluar me ushqime të ngurta pasi që formulën nuk e pranon?
Pyetje: Përshëndetje. Kam fëmijën 5 muaj dhe kam filluar me ushqime të ngurta pasi që formulën nuk e pranon ta pijë dhe kam vetëm me gji por nuk i mjafton. Problemi është që ka 6 ditë që nuk ka dal jashtë. A është në rregull apo ka ndonjë shqetësim, pasi që e pata te pediatri para 3 ditësh, më tha që nuk e ka barkun e fryer nuk më rekomandojë asgjë. Përgjigje: Një fëmijë edhe mund të mos ketë jashteqitje për disa ditë. A është normale duhet të vlerësohet në…
Kam vërejtur poshtë në vete në pasqyrë se njëra anë është më e madhe se tjetra – A është normale kjo?
Pyetje: Përshëndetje. Kam vërejtur poshtë në vete në pasqyrë se njëra anë është më e madhe se tjetra. A është normale kjo? Përgjigje: Shqetësimi që keni është relativisht i zakonshëm sepse ka shumë gra që nuk i kanë identike dhe simetrike buzët e vogla dhe të mëdha të regjionit gjenital. Nëse nuk ju pengon nuk ka nevojë të ndërmirrni asgjë. Përndryshe është mirë të bëni vizitë nga afër të shikojë mjeku se a ka ndonjë ndryshim tjetër të rëndësishëm të zonës. Nëse ju pengon për shkak të madhësisë si p.sh.…
E di që nuk lejohet të pi alkool gjatë shtatëzanisë, a guxoj të pi birrën pa alkoool?
Pyetje: E di që nuk lejohet të pi alkool gjatë shtatëzanisë, a guxoj të pi birrën pa alkoool? Përgjigje: Në të vërtetë birra është produkt I fermentuar proces ky I ngjashëm me atë të prodhimit të alkoolit. Birrat që shkruajnë se janë pa alkool, në të vërtetë kanë veçse sasi të reduktuar të alkoolit. Në disa vende birrat, të ashtuquajtura pa alkol kanë deri në 0.5 % përmbajtje alkooli. Prandaj, edhe nuk këshillohet përdorimi i këtyre llojeve të birrave në shtatëzëni dhe përpiquni të zëvëndësoni me ujë dhe lengje natyrale dhe…
Kam problem me urinimin e shpeshtë a ka të bëjë me rënien e mitrës sime?
Pyetje: Kam problem me urinimin e shpeshtë. Në një farë mënyre nevoja ime për të urinuar më shtohet në pozicionin shtrirë.Urinoj dhe shkoj në shtrat dhe ndjej se kam nevojë të urinoj sërish sikur nuk jam zbrazur. Ka disa muaj që vazhdon dhe është prezente një sekret ngjitës i bardhë. Në fillim mendova se ishte ftohje, por është e pamundur që të zgjasë kaq gjatë. Nuk e di nëse ka të bëjë me rënien e mitrës sime. Përgjigje: E dashur, Nëse pas vizitës gjinekologjike nuk konstatohet rrëshqitje e mitrës apo…
Si ta ndihmoj foshnjën, pasi nuk ka jashtëqitje për 3 ditë?
Pyetje: Kam foshnjën dyzet ditëshe, po e ushqej vetëm me gji. Ai ka lindur me 3.5 kg, do pyesja si ta ndihmoj foshnjën, pasi nuk ka jashtëqitje për 3 ditë? Përgjigje: Përshëndetje, mungesa e jashtëqitjes për disa ditë nuk është problem i madh nëse fëmija nuk ka ngërçe dhe dhimbje barku. Nëse ka mbushje të pelenave disa herë në ditë dhe nëse kemi shtim normal të peshës trupore mendoj se nuk ka vend për shqetësim. Ka rëndësi në ditën që realizon jashtëqitjen të jetë jashtëqitje me konsistence normale.Fëmija juaj është vetëm…
Ndryshimi në sjellje të vajzës 14 vjeçe – Ju lutem më këshilloni se si të veproj me të?
Pyetje: Përshëndetje! Unë jam një nënë tani 4 vite jetojmë në Zvicër. Shqetësimi im është tek vajza e cila është 14 vjeçe. Duket shpesh herë që nuk na dëgjon dhe vepron vetëm ashtu siç dëshiron vet. Ka ndryshuar sjelljen e saj, dhe duket se ky ndryshim vjen nga mendjemadhësia që e ka. Neve na injoron totalisht dhe po mbyllet në vetëvete. Po kam frikë se gjatë gjithë kohës qëndron në telefon, diçka më e keqe mund të ndodhë. Gjithashtu, ka filluar të dalë natën me shoqet e saj. Ju lutem…
Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet?
Pyetje: Përshëndetje, uroj që jeni mirë. Kam një një pyetje për logopeden. Kam djalin 18 muaj dhe veq pak fjalë flet psh ama , mama, baba, mema, kështu kupton krejt i njeh senet, njerëzit, i din pjesët e fytyrës me vet psh ku është hunda goja, ama jam bë merak pse kaq pak fjalë po flet? Përgjigje: Përshëndetje, uroj të jeni mirë dhe Ju! Është shumë e rëndësishme që fëmija ka zhvilluar gjuhën pranuese pra kupton, njeh dhe ndjek udhëzimet tuaja ndërsa pikat e gjuhës ekspresive që fëmija 18 muajsh…
A duhet të mjekohen këta dhëmbë apo të presim derisa të ndrrohen?
Pyetje: Përshëndetje! Djali im është 5 vjeç, i ka të prishur dhëmbët. A duhet të mjekohen këta dhëmbë apo të presim derisa të ndrrohen? Përgjigje: Faleminderit për pyetjen. Meqë djali i juaj është 5 vjeç kemi të bëjmë me denticionin e dhëmbëve të qumështit. Andaj dua te ju sqaroj se edhe pse jan dhëmbë të përkohshëm, këta dhëmbë luajnë rol tejet të rëndësishëm për t’u ushqyer, për të folur etj. Dhëmbët e qumshtit deri në kohën e ndërrimit fiziologjik të tyre do të shërbejnë si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e…
Çfarë e shkakton obezitetin dhe mbipeshën?
Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është çekuilibri i energjisë, mes kalorive që merren dhe kalorive që harxhohen. Në botë vërehet: – një rritje e konsumit të ushqimeve të dendura me energji, që përmbajnë shumë yndryna dhe sheqerna; dhe – një rritje në mungesën e aktivitetit fizik, për shkak se shumë lloje punësh bëhen ulur në karrige, mënyra e transportit ka ndryshuar, dhe qytetërimi është rritur. Ndryshimet në zakonet e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik janë shpesh rezultat i ndryshimeve të mjedisit dhe shoqërisë, që lidhen me zhvillimin dhe mungesën…