Cili është shkaku i rritjes së enzimave-transaminazave?

Pyetje: Ju lutem a ka mundësi një përgjigje nga mjeku hematolog. Djali im ka nivele të larta të transaminazave ASTL, ALT dhe LDH, për 2 javët e fundit, çfarë shkakton rritjen e tyre në analizën e gjakut dhe çfarë duhet bërë? Përgjigje: Përshëndetje! Nëse një test i funksionit të mëlçisë zbulon rritje të enzimave të mëlçisë-transaminasave , është e nevojshme që mjeku hematolog të kërkojë teste shtesë për të përcaktuar dhe trajtuar sëmundjen e mundshme apo problemin shëndetsor që është shkaku i rritjes së enzimave-transaminazave. Rritja e transaminazave është një…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund ta vendos spiralen dhe cilat janë komplikimet e mundshme dhe kundërindikacionet?

Pyetje: A ka vite specifike në të cilat rekomandohet spiralja? Unë jam gjithashtu e interesuar të di se si vendoset, si dhe cilat analiza duhet të bëhen para vendosjes? Cilat janë komplikimet e mundshme? Përgjigje: Pajisja intrauterine, ose siç I themi ndryshe në popull spirale, është një lloj kontracepsioni e cila është një cope plastike – spirale që vendoset brenda zgavrës së mitrës. Një pjesë e saj mund të jetë e veshur bakër (spirale bakri) ose është e mbështjellë me në një cilindër hormonal (spirale hormonale). Në varësi të llojit,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza ime 6 vjeçare nuk dëshiron t’i bëj detyrat e shtëpisë?

Pyetje: Unë kam një vajzë në klasë të parë, ajo është 6 vjeç, shqetësimi im është se priton shumë me i bo detyrat e shtëpisë, duket sikur ka frikë nga detyrat e shtëpisë dhe shpërqëndrohet shumë lehtë. E dërgoj në një kurs të gjuhës angleze pas shkollës, por e shoh që detyrat e shtëpisë janë shumë të mërzitshme për të. Është fëmija im i parë, ndoshta nuk po di qysh me vepru? Përgjigje: Përshëndetje! Fëmija është në klasë të parë, dhe ka ndryshuar stilin e jetës, ndaj duhet të keni…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det?

Pyetje: Si të mësojmë fjalët e para dhe të reja në det?   Përgjigje: Padyshim që pushimet janë kohë që të gjithë e presin që gjatë atyre ditëve të relaksohen, argëtohen, shijojnë momentet e mrekullueshme me familje por pse të mos e zbukurojmë ende pushimin me fjalët e para dhe të reja të vogëlushëve tanë duke luajtur në plazh. Mund të emërtoni gjërat që shikoni, prekni, dëgjoni, nuhatni, shijoni. Emërtoni gjërat që shihni dhe prekni ato, si: kapela, syzet, rëra, uji, topi, kova, lopata, kostumi i notit, kremi i diellit,…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund të përdori rrëmojsen për të larguar grimcat e ushqimit në mes të dhëmbëve?

Pyetje: A mund të përdori rrëmojsen për të larguar grimcat e ushqimit në mes të dhëmbëve? Përgjigje: Nëse jeni një nga ata persona që e kanë këtë shprehi të përdorimit të rrëmojsës për të hequr mbetjet e ushqimit në mes të dhëmbëve atëherë zëvendësoje perdorimin e rrëmojsës me përdorimin e fillit dentar. Ja arsyet pse nuk preferohet përdorimi i rrëmojsës: Rrit rrezikun e infeksioneve. Nuk është efikase. Rrit hapësirat midis dhëmbëve. Këto janë vetëm disa nga problemet që ju mund të keni. Për të diskutuar më shumë rreth kësaj teme, lini…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mungesa e dëshirës për intimitet!

Pyetje: Me kalimin e moshës na janë shtuar disa probleme bashkëshortore dhe mendoj se arsyeja është se nuk kemi jetë të rregullt intime. Nuk kam dëshirë, ndjej dhimbje dhe kam thatësi vaginale. Përgjigje: Dëshira për marëdhëniet intime zvogëlohet me kalimin e viteve dhe marëdhëniet intime në menopauzë mund të jenë të pakëndshme për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit te gratë. Gjithashtu dëshira për marrëdhëniet intime mund të përkeqësohet nga kushtet që ndodhin më shpesh në menopauzë – depresioni, simptomat e menopauzës ose stresi. Si rezultat, mund të ketë probleme…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali im 2 vjeçar që nga mosha 8 muajshe gati se nuk han asgjë – Si mund të më ndihmoni?

Pyetje: Djali im 2 vjeçar që nga mosha 8 muajshe gati se nuk han asgjë. I kam provuar pothuajse të gjitha ushqimet, vetëm i mbanë në gojë, pastaj i gjuan në tokë. I kam bër analizën e hemogramit dhe ka dalur pak pagjakësi. Doktori më ka thënë që nuk ka nevojë për terapi. Ka disa muaj që nuk ka shtu peshë trupore. Si nënë po e ndiej veten fajtore e nuk di çfarë të bëj? Si mund të më ndihmoni?   Përgjigje: Përshëndetje, E lexova me kujdes pyetjen tuaj dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si t’ju qasemi fëmijëve për rastet e vdekjes?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin 8 vjeçar, ka dëgjuar në shkollë se babai i një shoku të tij ka vdekur. Tani ai është i fiksuar dhe më pyet vazhdimisht: “Mami, a do të vdes unë? Çfarë do të bëj unë nëse vdes ti? Ku shkojnë njerëzit kur vdesin?” Jam shumë konfuze dhe ndonjëher nuk di si t’i përgjigjem. Përgjigje: Përshëndetje! Është normale që djali juaj të bëjë pyetje rreth vdekjes, sidomos pas dëgjimit të historive si kjo në shkollë. Mësoni fëmijët për ciklin e jetës. Bisedoni me fëmijët tuaj rreth ciklit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme – Çfarë më këshilloni të bëj?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin 4 vjeçar por nuk flet në mënyrë të kuptueshme, shokët nuk e kuptojnë kur flet dhe tërhiqet, po e vërej që nuk po flet si bashkëmoshatarët. Çfarë më këshilloni të bëj? Përgjigje: Përshëndetje, në këtë moshë të folurit e fëmijës duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për rrethin, megjithëse ende ekziston tolerancë për shqiptimin e papastër të disa tingujve, fëmijët në biseda apo tregimet e tyre mund të mos tregojnë gjërat me radhë, përfundime të bisedave pa kuptim, mund të bëjnë gabime gramatikore. Është gjithashtu e rëndësishme…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese?

Pyetje: A mund të ngelem shtatzënë nëse kam një punë të vështirë dhe stresuese? Përgjigje: Stresi i tepërt mund të zvogëlojë dëshirën për marrëdhënie intime si dhe të ndikojë në statusin hormonal të grave dhe burrave. Do të ishte mirë, jo vetëm për planifikimin e shtatzënisë, të zvogëloni nivelin e stresit, dhe nëse kjo nuk është e mundur, të përpiqeni ta largoni atë me aktivitete të rregullta fizike – not, ecje, çiklizëm… Nëse nuk keni kohë për marrëdhënie të rregullta, duhet të zbuloni kur keni ovulacion, kështu që caktoni kohën e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur kemi rritje të Leukociteve në cilat raste?

Pyetje: Përshëndetje. Ju lutem a mund të më tregoni kur kemi rritje të Leukociteve, në cilat raste? Vajza ime 3 vjeçare ka herë pas here rritje të Leukociteve, a paraqee rrezik një gjendje e tillë? Përgjigje: Përshëndetje. Kur kemi rritje të leukociteve më shumë se 8.000 leukocite në një milimetër kub, tregon që diçka po ndodh në organizëm, përkatësisht që leukocitet shumohen në mënyrë që të luftojnë me ndonjë sëmundje. Kjo sëmudnje mund të jetë infeksion akut, përflakje, ose edhe helmim me ushqim, barna… Rastet që sjellin rritjen e Leukociteve mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

3 kura natyrale dhe efikase kundër tensionit të lartë!

3 kura natyrale dhe efikase kundër tensionit të lartë! -Kura e Parë me Lëng Limoni Përbërësit: Ujë Një limon Udhëzimet: Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin. -Kura e Dytë me Hudhër Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë…

SHPËRNDAJE:
Read More

KIVI- fruti që ndikon në përmirësimin e shëndetit!

Frut i fuqishëm antioksidues që ka sasi të konsiderueshme të mbi 20 lëndëve ushqyese vitale. Kivit ndonëse numrin e kalorive e kanë të ulët, i japin një energji të madhe trupit të njeriut, me pak fjalë është fruti i duhur për njerëzit që përpiqen të bien në peshë. Më poshtë gjeni disa nga vetitë e veçuara të këtij fruti: – Burim i pabesueshëm i vitaminës C dhe E të mbështetur në antioksidantë – Kundërshton plakjen dhe përmirëson shëndetin e lëkurës – Përmirëson frymëmarrjen – I mirë për shikim dhe parandalimin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vajza ime 7 vjeç nuk e duron dot zhurmën – si të veproj?

Pyetje: Përshëndetje. Vajza ime 7 vjeç është në klasën e dytë. Është shumë e zgjuar dhe mësuesja më thotë se është e veçantë nga nxënësit e tjerë, por bëhet shumë nervoz për një gabim të vogël. Pastaj një shqetësim tjetër është se ishim në restaurant në darsëm dhe filloj ta pengoj muzika shumë: thoshte “mam, du me u tranu”, qante në asnjë mënyrë nuk e duronte muzikën derisa e kam dërguar në shtëpi.Dy ditë pastaj ka qenë si e lodhur dhe me marramendje. Kisha dasht një përgjigje a është shqetësuese…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve?

Pyetje: Kur duhet të fillojmë me larjen e dhëmbëve te fëmijët edhe nëse nuk i kanë dal të gjithë dhëmbët akoma? Përgjigje: Përshëndetje Kujdesi për shendetin e gojës së foshnjës duhet të filloj para se të dalin dhëmbët. Ju duhet të kujdeseni fillimisht për mishërat e dhëmbëve të bebit tuaj dhe për këtë përdoret një pjesë e gazës sterile që mbështjellet rreth gishtit dhe laget me ujë paraprakisht të vëluar ose me çaj kamomil të vakët. Detyrë e nënës është që gojën e foshnjës t’ia mbajë të pastërt që në fazat…

SHPËRNDAJE:
Read More