A ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës?

Pyetje: Përshëndetje, a ka ndonjë lodër që mund të ndihmojë në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës? Përgjigje: Përshëndetje, çdo lodër ose aktivitet mund të përdoret për të zhvilluar gjuhën, por ajo që ka vërtet rëndësi është ndërveprimi. Asnjë lodër apo pajisje elektronike në vetvete nuk do ta mësojë një fëmijë të flasë. Ne mësojmë të flasim nga qeniet e tjera njerëzore sepse të folurit është një përvojë sociale. Pra, nëse ka një lodër me të cilën fëmija juaj pëlqen të luajë, bashkohuni! Të gjitha lodrat mund të jenë efektive nëse keni ndërveprim me fëmijën.…

SHPËRNDAJE:
Read More

A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme për gruan shtatzënë?

Pyetje: Unë mbaj mace dhe jam shtatzënë. A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme? Përgjigje: Macet si kafshë shtëpiake janë shumë të dashura por jashtëqitja e tyre mund të infektojë me Toxoplasmose, që në rastet e infektimit të gruas shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Nëse keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni nëse jeni e imunizuar. Nëse jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një personi…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mundet me qenë nga anemia nëse fëmijës i rri hunda ngjyrë portokalli në të verdhë?

Pyetje: Përshëndetje. Një pyetje për Dr Ismail Lutolli. A mundet me qenë nga anemia nëse fëmijës i rri hunda ngjyrë portokalli në të verdhë? Fëmija i ka 6 muaj e dy javë. Përgjigje: Shumë prindër janë të shqetësuar kur vërejnë se lëkura e foshnjës fillon të marrë ngjyrë portokalli. Hiperkarotenemia (shfaqja e ngjyrës së portokalltë ), është një dukuri shumë e zakonshme tek foshnjat. Nëse fëmija juaj ka filluar me ushqimet dhe rregullisht ha karrota apo ushqime të tjera të pasura me beta-carotene, ka shumë mundesi që ky është shkaku i…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dardha si frut i domosdoshëm për shëndetin e njeriut, 8 vetitë kryesore të saj!

Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. 3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. 4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak. 5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dobitë shëndetësore të dredhëzave!

Dredhëzat përmbajnë antioksidantë dhe antitumoralë, të cilët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave. Dredhëzat janë përfshirë ndër frutat që ndihmojnë për të qëndruar të rinj sipas klasifikimit të ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity), e përgatitur nga USDA (Departamenti i agrikulturës në SHBA). Vitamina C, acidi folik, dhe flavonoidet, parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene. Gjithashtu dredhëzat janë shumë të mira për kockat dhe shikimin, pasi kalciumi dhe vitamina K që përmbajnë, ndihmojnë kockat të rrinë të forta sa më gjatë, duke parandaluar osteoporozën. Gjithashtu ngrënia tre herë në ditë e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kam djalin është 3 vjeçar, por i thotë vetëm 3-4 fjalë a duhet të shqetësohem?

Pyetje: Përshëndetje. Kam djalin është 3 vjeçar, por i thotë vetëm 3-4 fjalë a duhet të shqetësohem? Përgjigje: Përshëndetje, një fëmijë i kësaj moshe duhet të thotë të paktën rreth 200 fjalë dhe të thotë fjali me dy fjalë (psh. Ama topin). Nëse fëmijët nuk i përmbushin këto pika ai mund të ketë një vonesë në të folur apo një vonesë gjuhësore. Një fëmijë 3-vjeçar që mund të kuptojë dhe të komunikojë joverbalisht por nuk mund të thotë shumë fjalë mund të ketë një vonesë në të folur. Ai që mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djali im ka 6 vjet dhe ka shumë frikë sidomos kur të errësohet – çfarë t’i bëjmë?

Pyetje: Përshëndetje. Djali im ka 6 vjet. Ka shumë frikë sidomos kur të errësohet. Ka shtrëngime në gjoks dhe vetëm qanë. Nuk dëshiron as të flejë. Jemi të shqetësuar dhe nuk po dimë çfarë t’i bëjmë? Përgjigje: Një frikë e tillë e tepruar është karakteristikë e fobisë. Fobia është një gjendje frike ose paniku kaq e madhe ndaj një gjëje, një personi ose një situate që konsiderohet e padëmshme nga të tjerët. Niktofobia është një frikë ekstreme nga errësira. Kjo fobi është shumë e zakonshme tek fëmijët, por mund të prekë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur është mosha ideale të sillet fëmija te dentisti për vulosje të dhëmbëve?

Pyetje: Kur është mosha ideale të sillet fëmija te dentisti për vulosje të dhëmbëve? Përgjigje: Vulosja e fisurave Është një metodë me të cilën një material vendoset në fisurat e dhëmbëve me qëllim parandalimin e zhvillimit të kariesit. Femijët nga 6-10 vjeç menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të përhershëm (rreth moshës 6 vjeçe dalin dhëmballët e parë të përhershëm) duhet patjetër të dërgohen te dentisti pasi kjo grupmoshë gëzon dhëmbë me thellime të mëdha në sipërfaqet përtypëse dhe përqindja më e lartë e kariesit gjendet në këtë grupmoshë. Vulosja…

SHPËRNDAJE:
Read More

A mund të bëhet ndonjë gjë tjetër për të ngritur dhe ruajtur nivelin e hekurit?

Pyetje: Përshëndetje. Vajza ime është 15 vjeçare dhe ka bërë një analizë gjaku, të gjitha gjetjet janë në vlera referencë përveç hekurit që është 6,3. Hemoglobina 127, eritrocitet 4,09. Mjeku ka përshkruar Heferol në fund të ciklit. Aq ditë sa zgjati cikli. Cili është mendimi juaj, a mund të bëhet ndonjë gjë tjetër për të ngritur dhe ruajtur nivelin e hekurit? Ju falenderoj!   Përgjigje: Përshëndetje, Duke mos e ditur gjendjen klinike të vajzës, është më e vështirë të them saktësisht çfarë duhet bërë, por sidoqoftë një dietë e rregullt,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë?

  Pyetje: Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë? Përgjigje: Shumica e grave nuk lindin në terminin e përllogaritur të lindjes. Vetëm rreth 4 % e gjithe grave shtatëzëna lindin vërtetë në ditën e parashikuar. 63 % e lindjeve ndodhin në tre javët që rrethojnë datën e parashikuar, po duhet thënë se, dy javë me pare dhe dy javë më vonë, vlerësohen gjithnjë si normale”. Duke qenë se një shtatzani zgjat mesatarisht 281 ditë, dhe llogaritet që nga…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fillimi i belbëzimit në moshën 3 vjeçare

Pyetje: Përshëndetje. Kam një pyetje për logopeden. Vajza ime ka filluar të flas herët dhe ka folur qartë çdo fjalë, por në moshën 3 vjeçare ka filluar të belbëzoj. Shpesh mezi arrin ta përfundojë fjalën dhe kjo e bënë shumë nervozë?. Çfarë të bëj?   Përgjigje: Përshëndetje, gjatë moshës 2-5 vjeçare fillon belbëzimi më së shpeshti sepse zhvillimi i gjuhës është shumë i shpejtë, gjatë moshës 3 vjeçare fëmijët rrisin shumë numrin e fjalëve në fjalorin e tyre dhe mund të ndihen të frustruar apo të stresuar, mund të jet një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund ta di nëse vajza ime 9 vjeçare është duke vuajtur nga depresioni?

Pyetje: Pëshëndetje. Si mund ta di nëse vajza ime 9 vjeçare është duke vuajtur nga depresioni? Sepse shoh që është më e tërhequr në vetvete se shoqet e veta por edhe nga fëmijët tjerë që i kam të cilët janë më të gjallë dhe më të shoqërueshëm. Theksoj se nuk ka qenë kështu më herët. Ka qenë më e gjallë dhe më e shoqërueshme dhe ka shpreh interesim për gjërat që sot nuk i shpreh.Jam shumë e shqetësuar. Përgjigje: Përshëndetje! Trajtimi i depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët njihet si një…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është më mirë me përdor brushën manuale apo elektrike?

Pyetje: Përshëndetje. A është më mirë me përdor brushën manuale apo elektrike? Përgjigje: Nese pacienti e ka tekniken e duhur për pastrim të dhëmbëve edhe atë teknikë e aplikon rregullisht, më mirë është pastrimi mekanik me brushë manuale. Po nese pacienti nuk e ka tekniken e drejtë të larjës së dhëmbëve dhe as nuk i pastron dhëmbët aq gjatë sa duhet është më mirë me brushë elektrike pasiqë ajo i bënë vet levizjet . Brusha elektrike sidomos është e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Spec. Dr. Manushaqe Veliu./natalmedia.com/  *Materialet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Cila është mosha e preferuar e fëmijës për ta bërë synet?

Pyetje: Pëshëndetje. A mund të na tregoni moshën e preferuar të fëmijës se kur duhet bërë synet?   Përgjigje: Përshëndetje. në disa vende të zhvilluara sa i përket kirurgjisë, synetia realizohet menjëherë në ditën ose ditët e para pas lindjes dhe mendoj se një praktikë e tillë është mjaft e dobishme pasi dhimbja është më e pakët por edhe procesi i shërimit është shumë i shpejtë. Njq praktikë e tillë psh realizohet në SHBA. Sa i përket vendit tonë mendoj dhe besoj se mosha 1 deri 3 muaj është ideale. Në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Jam shtatëzënë – sa është e rrezikshme për bebin fjetja në shpinë?

Pyetje: Jamë shtatëzënë dhe kam dëshirë të fle në shpinë, më kanë thënë që nuk është mirë për bebin. Sa është e rrezikshme për bebin? Përgjigje: Ndoshta edhe gjinekologët ju kanë thënë se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë duhet të flini në krah. Gjatë kësaj periudhe është e pamundur të flini me bark por as ne shpinë ndonjëherë nuk është e rehatshme të flini. Ky pozicion mund të ushtrojë presion mbi enët e gjakut që kthejnë rrjedhjen e gjakut drejt zemrës dhe kështu duke kufizuar edhe rrjedhjen e gjakut drejt…

SHPËRNDAJE:
Read More