Një atak në zemër ose infarkt i miokardit është rezultat i bllokimit të enëve të gjakut, më shpesh për shkak të mpiksjeve të gjakut që shkaktojnë një ndërprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut në zemër. Trajtimi i një ataku në zemër kërkon ndihmë të menjëhershme, sepse trupi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, madje mund të vie edhe tek vdekja e papritur. Moti i ftohtë mund të vërë tendosje shtesë në zemër, sepse ndikon në punën dhe qarkullimin e saj. Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare para-ekzistuese janë veçanërisht në rrezik të…
Category: SHËNDETI
Një shpresë e re në luftën kundër kancerit të pankreasit: Një analizë gjaku që zbulon shenjat e hershme të kësaj sëmundjeje
Testi revolucionar ka treguar në provat klinike se mund të zbulojë kancerin e pankreasit në një fazë shumë të hershme, edhe para se pacientët të zhvillojnë simptomat e para të sëmundjes. Kanceri i pankreasit është një nga kanceret më vdekjeprurëse. Vetëm 12% e burrave dhe 14% e grave të diagnostikuara me kancer pankreatik jetojnë pesë vjet pas diagnozës. Kanceri i pankreasit shpesh diagnostikohet në një fazë të avancuar, kur kanceri është përhapur dhe opsionet e trajtimit janë të kufizuara. Kjo për shkak se pacientët shpesh nuk kanë simptoma ose kanë…
Fëmijët që godasin kokën shpjegim, dhe disa këshilla
Shkruan: Logoped – Arjon Podrimaj Është ndoshta një çështje më shumë në këndin psikologjik, por që aspektet sigurisht që ndërlidhen me njëra – tjetrën, andaj dhe do të japim një shpjegim duke e bërë këtë ndërlidhje. Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo për arsye sepse ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën tre vjeçe. Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje: Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë Fëmija kërkon të marr vëmendje Si…
Çfarë është vitamina B12 dhe pse trupi ynë ka nevojë për të?
Në mungesë të vitaminës B12, trupi ynë nuk mund të funksionojë siç duhet, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e gjakut dhe sistemit nervor. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e vitaminës B12 derisa hasin në probleme të shkaktuara nga mungesa e saj. Çfarë është vitamina B12 dhe cilat janë rolet kryesore të saj në trup tonë? Vitamina B12, është një lëndë ushqyese thelbësore që luan një rol të rëndësishëm në proceset e shumta biologjike brenda trupit të njeriut. Vitamina B12 luan rol të rëndësishëm për funksionimin normal…
Artriti reumatoid dhe qëllimet e trajtimit fizioterapeutik
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Artriti reumatoid është një sëmundje kronike autoimune që shkakton inflamacion të nyjeve, duke i bërë ato të ënjtura, të dhimbshme dhe të ngurta. Simptomat përfshijnë dhimbje në nyje, ënjtje, ngurtësi (sidomos në mëngjes), lodhje, humbje peshe dhe nganjëherë temperatura të larta. Kjo sëmundje mund të prekë çdo nyje, por zakonisht ndikon në duar, gishta dhe kyçet. Edhe inflamacioni i lehtë është përgjegjës për shkaktimin e paaftësisë dhe dëmtimin e përhershëm. Pacientët me artrit reumatoid mund të përjetojnë një ecuri klinike të përhershme ose progresive, në…
Dobitë e vitaminës C
Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbajtjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve, mbështet shëndetin e kockave dhe përmirësimin e funksionit të trurit. Ja disa përfitime të tjera të vitaminës C: Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike. Hulumtimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C mund të rrisë nivelet e antioksidantëve në gjak deri në 30%. Gjithashtu ndihmon trupin për të luftuar inflamacionin. Kontrollon tensionin e lartë të gjakut Hulumtimet kanë treguar se vitamina C mund të ndihmojë në uljen…
Endrometrioza një nga shkaqet e infertilitetit
Dhimbjet e forta gjatë menstruacioneve ose gjakderdhjet e rënda janë vetëm disa nga simptomat e endometriozës. Është llogaritur se rreth 10 për qind e grave jetojnë me endometriozë, një gjendje kronike që karakterizohet nga dhimbja dhe një nga shkaqet kryesore të infertilitetit. Endometrioza mund të ketë një ndikim të fortë në jetën e përditshme të grave që vuajnë prej saj. Gratë të cilat vuajnë nga kjo sëmundje shpesh përballen me menstruacione jashtëzakonisht të dhimbshme, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, gjë që mund të dëmtojë seriozisht cilësinë e jetës dhe marrëdhëniet intime.…
Trajtimi i cistës së Bartholinit
A ju ka ndodhur të keni një gungë në organet gjenitale që dhemb shumë aq sa nuk mundeni as të uleni? Ajo është cista e Bartholinit. Një cistë Bartholin zhvillohet kur ndodh një bllokim në gjëndrrën e Bartholinit në vaginë. Ky bllokim shkakton një gungë që mund të shkaktojë acarim dhe dhimbje gjatë ecjes, uljes ose marrdhënieve intime. Nëse cista infektohet me baktere, mund të formohet një absces. Kur infektohen, cistat Bartholin mund të jenë të dhimbshme dhe mund të kërkojnë trajtim mjekësor. Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre,…
Njihuni me simptomat e para të kancerit
Ka simptoma në trupin tonë që thjesht i neglizhojmë, dhe justifikohemi me mungesë kohe, parash, e kështu me radhë. Simptomat e para të kancerit injorohen dhe ju shkoni te mjeku vetëm kur çështja bëhet shumë serioze. Njihni simptomat e kancerit dhe kërkoni ndihmë në kohë. Shkurtesa e frymëmarrjes Një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive, që pacientët me këtë sëmundje thonë se e kanë vënë re, është mungesa e frymëmarrjes. Një diagnozë e gabuar e zakonshme në këtë rast, të cilën shumica e njerëzve e bëjnë vetë, është se ata…
Kanceri i pankreasit – shkaqet dhe simptomat
“Kanceri i pankreasit është shumë agresiv dhe shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është më pak se 10%. Është shkaku i shtatë i vdekshmërisë midis kancereve dhe ndodh më shpesh në vendet e zhvilluara. Kanceri i pankreasit është më i zakonshëm te njerëzit mbi 65 vjeç dhe prek të dy gjinitë relativisht në mënyrë të barabartë. Kanceri i pankreasit në fazën e hershme është i vështirë për t’u zbuluar dhe shumë simptoma mund të shkaktohen nga arsyet e ndryshme shëndetësore. Kanceri i pankreasit është shumë agresiv, mundësia është e madhe për t’u…
A është e sigurt gjidhënia kur nëna është e sëmurë?
Në shumicën e rasteve, është e sigurt dhe këshillohet që të vazhdoni me gjidhënie gjatë kohës që jeni të sëmurë, dhe në fakt është mirë për foshnjën tuaj”, thotë për Healthline Kealy Haëk, RN, një konsulente e çertifikuar për gjidhënie. “Kur nëna është e sëmurë, dhe është gjidhënëse, trupi krijonë antitrupa të cilat e mbrojnë foshnjën”. Megjithatë, ka disa përjashtime. Lexoni për të parë nëse një sëmundje e veçantë mund të ndikojë gjatë gjidhënies te fëmija juaj. Ftohjet dhe gripi Nëse keni një ftohje ose grip, mund të ushqeni fëmijën…
Fëmija 3 vjeç që akoma nuk flet me fjali
Shkruan: Logoped Arjon Podrimaj Nëse jeni prind i një fëmije 3 vjeçar, ju me siguri prisni të formoni komunikimin e parë me fjali me fëmijën tuaj. Pas moshës 2 vjeçe, fëmijët fillojnë të ndërtojnë fjalitë e para me 2 – 3 fjalë, dhe në moshën 3 vjeçe janë në gjendje të formojnë fjali koherente, duke ndjekur rendin logjik në komunikim. Mirëpo, shumë fëmijë e kanë të vështirë ta arrijnë këtë gur themeltar të zhvillimit në këtë moshë. Zakonisht, në këto raste kemi të bëjmë me çrregullim gjuhësorë ekspresiv – në…
Edhe gripi më i lehtë mund të dyfishojë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si të mbroheni?
Sipas një studimi të botuar në The Journal of Infectious Diseases, personat e moshës 50 vjeç e lart që kanë pasur edhe një rast të butë gripi kanë dyfishin e rrezikut të sulmit në zemër ose goditjes iskemike brenda dy javësh nga infeksioni. Ky probabilitet u katërfishua tek njerëzit me probleme shëndetësore para-ekzistuese që kishin një rast të rëndë gripi, me rrezikun e tyre që zgjati deri në dy muaj pas infeksionit. Sipas një studimi të vitit 2020 të kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të…
Autizmi, shpjegim nga Logopedi
Shkruan : Logoped – Arjon Podrimaj Është një çështje që viteve të fundit ka marr shumë hapësirë diskutimi, si në mejdanet profesionale, në fushat shëndetsore të promovimit të ç’rregullimeve, ashtu edhe në brengat dhe shqetësimet e prindërve. Fillimisht duhet të dijmë se çfarë është, dhe pastaj si karakterizohet, dhe në fund një sqarim plotësues, i cili është shumë i nevojshëm për prindërit. Autizmi nuk është sëmundje. Autizmi është ç’rregullim. Është i lindur, dhe nuk është i fituar. Është ç’rregullim neuro – zhvillimor, që karakterizohet me simptoma të veqanta, në…
Cili mund të jetë shkaku i rrahjeve të shpejta të zemrës dhe kur duhet të shqetësoheni?
Cilat janë arsyet e rrahjeve të shpejta të zemrës dhe cilat vlera konsiderohen normale? Një rrahje zemre te një njeri i rritur konsiderohet normale nëse vlerat janë midis 50 dhe 100 rrahje në minutë. Kur ritmi i zemrës rritet mbi 100 në minutë, një gjendje e tillë quhet takikardi. Arsyet më të zakonshme për rrahje të shpejta të zemrës janë, rritja e temperaturës së trupit, anemia, rritja e nivelit të hormoneve të tiroides, marrja e disa medikamenteve, shtimi i papritur në peshë dhe kushtet e ndryshme të kushtëzuara nga reaksionet…