Kockat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut, por me moshën, sidomos pas moshës tridhjetë vjeçare, dendësia e tyre zvogëlohet dhe rreziku i osteoporozës rritet, dhe si pasojë, ndodhin fraktura të ndryshme. Osteoporoza është një sëmundje që ndodh për shkak të një pakësimi të masës kockore dhe çrregullimeve të strukturës së kockave, gjë që i bën kockat të dobëta dhe të ndjeshme ndaj frakturave. Kockat më të prekura me osteoporozën janë ijet, shtylla kurrizore dhe kyçet. Mbi 80 për qind e frakturave të kockave te njerëzit…
Category: KËSHILLA MJEKSORE
Si e dini nëse keni sëmundjen e Hashimotos dhe çfarë mund të bëni?
Çfarë është tiroiditi i Hashimotos? Hashimoto’s është një nga çrregullimet autoimune më të zakonshme në botë. Është i njohur edhe si thyroiditis autoimune ose thyroiditis kronik lymphocytic. Gjëndra tiroide është një gjëndër në formë future, është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që rregullojnë metabolizmin. Kjo është arsyeja pse problemet e tiroides mund të rezultojnë në shtim ose humbje në peshë. Nga rastet e Hashimotos në Shtetet e Bashkuara, gratë preken 10 herë më shumë se burrat. Edhe pse shumica e grave do të diagnostikohen nga mosha 30 deri në 50…
Pse fëmijët godasin kokën?
Fëmijët e vegjël mund të mos e kuptojnë se goditja e kokës mund ti dëmtojë, kjo është për arsye se ata nuk e zhvillojnë plotësisht ndjenjën e dhimbjes deri në moshën 3 vjeçe. Disa arsye se pse ndodhë kjo sjellje: 1. Fëmija nuk mund të shprehet dot me fjalë. 2. Fëmija kërkon të marr vëmendje. 3. Si reflektim i asaj që i keni bërtitur më parë. 4. Mund të jetë edhe si metodë në reagim për plotësimin e nevojave të ndjeshmërisë, urisë, etjes, afeksioneve. Këshillë: Në momentin që e shihni…
3 hormone që duhet të kontrolloni, nëse nuk mund të humbni peshë përkundër dietave dhe ushtrimeve fizike
Hormonet tiroide Tre hormonet që duhet të kontrolloni janë: hormonet thyroide, hormonet seksuale dhe hormonet e stresit. Disa njerëz, më shpesh gratë, mund të kenë një metabolizëm të ngadaltë si pasojë e mungesës së hormoneve thyroide. Simptomat më të zakonshme të hipotiroidizmit janë: lodhja, konstipacioni, lëkura e thatë, si dhe shtimi në peshë. Kërkojini mjekut tuaj të kontrollojë TSH (hormonin stimulues të tiroidit). Nëse testi që lexohet nga testi i gjakut është në rregull, thyroidi juaj ka të ngjarë të jetë mirë. Megjithatë, është gjithashtu e mundur të ketë hipotiroidizëm…
Ndonjë gjë me rëndësi që duhet të dijmë: Si të qasemi me fëmijën tonë në komunikim?
Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped Kur komunikoni me fëmijën tuaj, durimi është thelbësorë. Kur i komunikoni fëmijës tuaj diçka është shumë e rëndësishme që ti jepni kohë për të ju kuptuar dhe të arrijë të ju kthejë një përgjigje. Ka disa mënyra nëpërmjet të cilave mund ti tregoni apo ti lini të kuptojë fëmijës tuaj që po prisni për një përgjigje nga ai. Si në vijim: Duke e pritur me një buzëqeshje Duke e pritur disa sekonda pasi ti thuash diçka (një qasje pa presion) Formimi i kontaktit me sy…
Problemet e mësim – nxënies te fëmijët
Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped Çfarë janë Disleksia, Disgrafia, Diskalkulia? Problemet e mësim – nxënies janë aspektet intelektuale të prekura të fëmijës, përkatësisht ngecjet dhe vështirësitë në të lexuar – Disleksia Në të shkruar – Disgrafia Në njohjen e numrave, dhe llogaritjet matematikore – Diskalkulia. Kur themi ngecjet, vështirësitë në të nxënë, fjala është përkitazi me moshën në të cilën fëmija ndodhet, jo në diskursin e përditshëm si njihet te njerëzit se nuk po e kap dot një mësim të ndonjë lënde përkatëse. Prandaj, Disleksia nuk vendoset si diagnozë…
Inflamacioni i fshikëzës: Simptomat, trajtimi dhe shkaqet e zakonshme
Shkaqet e inflamacionit të fshikëzës Inflamacioni i fshikëzës ose cistiti është më i zakonshëm te gratë, sepse ato kanë një uretër më të shkurtër se burrat. Shkaku më i zakonshëm i cistitit janë bakteret nga zorra e trashë, të cilat, për shkak të uretrës më të shkurtër, arrijnë më lehtë tek fshikëza. Disa gra janë më të prirura për inflamacion të fshikëzës se të tjerat, a ka shkaqe anatomike që shkaktojnë këtë apo imunitet luan rol kyq?. Për shembull, gratë që kanë një fshikëz të ulur, të lidhur me një…
Çfarë është paraliza e nervit facial?
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Paraliza e nervit facial është humbje e lëvizjes së muskujve të fytyrës në njërën anë dhe shkaktohet nga dëmtimi i nervit të shtatë të kokës (nervi facial), i cili inervon muskujt e fytyrës: muskujt e ballit, të kapakëve të syve, faqeve, buzëve, etj. Paraliza e nervit facialis ndahet në dy lloje: Paraliza periferike apo paraliza e Bellit që është edhe lloji më i shpeshtë i paralizës faciale dhe paraliza qëndrore. Komprimimi i nervit facial përgjatë rrugës së tij shkakton paralizën e nervit facial. Ndër faktorë…
Çfarë është meteoropatia?
Termi meteoropati (greqisht: meteoron – dukuri qiellore dhe pathos – sëmundje) përkufizohet si një grup simptomash dhe reagimesh që manifestohen kur ka një ndryshim në një ose më shumë faktorë meteorologjikë (temperatura dhe lagështia e ajrit, era, presioni atmosferik, shiu dhe bubullima dhe efekti i jonizimit). Ankesat meteoropatike janë më të theksuara me ndryshime të menjëhershme të temperaturës, presionit atmosferik ose rritje të papritur të lagështisë së ajërit. Faktorë shtesë janë përqendrimi i shtuar i polenit në ajër dhe shfaqja e erërave. Zakonisht, një deri në dy ditë para…
Si ndahen organet e të folurit?
Ndarja e organeve sipas procesit të formimit të fjalës : 1. Gjeneratorë : a) Induktorë – organet për marrjen e ajrit (mushkëritë, bronket). b) Fonatorë – organet që e konvertojnë ajrin në rryma fonetike (faringu, kordat vokale). 2. Modulatorët : a) Rezonatorë – organet që përforcojnë tonin bazë nga rryma fonetike (fyti, goja, hunda). b) Artikulatorë – organet për formësimin e llojeve të ndryshme të tingujve/toneve (dhëmbët, gjuha, nofulla, buza, hunda). Nga Arjon Podrimaj- Logoped/natalmedia.com/ Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të…
Postura (qëndrimi jo i drejtë) dhe ndikimi në zhvillimin fizik te fëmijët
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Viteve të fundit përdorimi i teknologjisë nga ana e fëmijëve është dukuri në rritje, gjë që po ndikon negativisht në posturën e fëmijëve dhe në shëndetin e përgjithshëm muskuloskeletal. Mbajtja e posturës së rregullt apo korrekte është shumë e rëndësishme për shëndetin e shtyllës kurrizore dhe mirëqenien e përgjithshme, sidomos te fëmijët të cilët janë ende në fazën e rritjes. Kur fëmijët qëndrojnë në një pozicion jo të mirë për një kohë të gjatë, ushtrohet stres në muskujt, ligamentet dhe në shtyllën kurrizore. Ky qëndrim…
Roli i fizioterapisë tek rastet neurologjike te foshnjat dhe fëmijët
Shkruan: Jeta Kastrati – Fizioterapeute Gjendjet neurologjike janë probleme të cilat paraqiten për shkak të dëmtimeve që prekin trurin, palcën kurrizore ose nervat periferike. Fëmijët me sëmundje neurologjike mund të përjetojnë vështirësi me funksionet fizike si lëvizshmëria, forca, ose ekuilibri etj. Kjo ndodh për shkak të dëmtimit të sistemit nervor që mund të rezultojë me dobësim muskular apo me spazëm, lëvizje të pakoordinuar dhe prezencë të tremorit apo dridhjes. Përveç çrregullimeve të lëvizjes, fëmijët mund të kenë vështirësi në të folur dhe gëlltitje. Këto probleme mund të ndikojnë edhe në…
Si mund të jenë organet e të folurit?
Nga: Arjon Podrimaj Gjatë prodhimit dhe artikulimit të të folurit mund të jenë aktive dhe pasive, ato mund të jenë formësues dhe modifikues (përmisues) të procesit të të folurit. Gjenerimi, modulimi, aktiviteti dhe pasiviteti janë 4 veqoritë themelore të përgjithshme të organeve të të folurit. Dhe gjithmonë puna e tyre varet nga elementi bazë, e që është frymëmarrja dhe frymënxjerrja që vjen prej bronkeve. Kjo frymë i dridhë kordat vokale dhe kështu prodhohet zëri, më pas është puna e organeve të të folurit (që do ti shpjegojmë) ajo që vazhdon…
Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe klinike Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për fëmijët…
Një dietë jo e shëndetshme mund të jetë fajtori kryesor për uljen e numrit të spermës tek burrat
Shkencëtarët e Harvardit e quajtën këtë problem “spermagedon”, dhe rezultatet me të cilat dolën jane tronditëse por edhe sensibilizuese për fillimin e “zgjimit” dhe marrjen e masave për zgjidhjen e këtij problemi, i cili preku vetëm qytetërimin perëndimor. Studimi zbuloi se burrat që konsumojnë shumë ushqim të shpejtë( fast food) kanë deri në 25 përqind më pak spermë aktive sesa ata që hanin shëndetshëm, shkruan “Daily Mail”. Studiuesit analizuan ndikimin e dietës në spermën e meshkujve dhe arritën në përfundimin se “spermagedoni” ishte shkaktuar kryesisht nga zakonet e pashëndetshme të…