SI TA NDIHMOJMË NJË FËMIJË ME MBIPESHË ( OBEZ ) ?

Dr Ismail Lutolli subspecialist Dijetolog-Nutricionist Kur një fëmijë quhet obez ? Cilat janë arsyet e mbipeshës tek fëmijët ? A mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore mbipesha tek fëmijët ? Gjidhënja dhe mbipesha ndërlidhja në mes tyre ?   Fëmijët mbipeshë më nuk janë një gjë e jashtëzakonshme tek ne. Mjafton një shëtitje në qendrat tregtare apo në qendër të qytetit dhe do shikosh përplot fëmijë me mbipeshë. Dëshira e prindërve për t’i ushqyer pa kontrollë dhe me ushqime të dëmshme, është kthyer në një rutinë duke shkaktuar mbipeshë…

SHPËRNDAJE:
Read More

PËRPARSITË E GJIDHËNJËS TE FËMIJËT ME SINDROM DOWN

  Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Spec Pediatër Të ushqyerit me gji për një nënë me fëmijë me sindrom Dawn duket i pamundur, por jo i parealizuar. Fëmijët me sindrom Dawn kanë nevojë edhe më të madhe për qumështin e nënës se sa fëmijët e zakonshëm. Disa nga përparsitë janë: Gjidhënja luan rol esencial në mbrojtjen imunitare. Përmes gjidhënjës ulen reaksionet alergjike. Ulë infeksionet në organet e frymëmarrjes. Përmes gjidhënjës përforcon muskujt e gojës dhe gjuhës që kanë shumë rëndësi në zhvillimin e të folurit. Gjidhënja pakëson problemet e traktit tretës. Gjidhënja…

SHPËRNDAJE:
Read More

Helmimi nga ushqimi dhe uji – çka duhet të dimë dhe si të veprojmë!?

Kur flasim për helmimin ushqimor, duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një term shumë të gjerë, që përfshin më shumë se 250 lloje sëmundjes të shkaktuara nga patogjenë të ndryshëm, përfshirë salmonelën, E.coli dhe rotavirusin. Këta patogjenë mund të shkaktojnë shkallë të ndryshme të simptomave si diarre, nauze dhe të vjella. Sa kohë i duhen simptomave të shfaqen pasi jemi helmuar? Kjo varet nga lloji i patogjenit që ka kontaminuar ushqimin apo ujin, sa shumë kemi ngrënë dhe nga sistemi imunitar individual i gjithsecilit. Psh, helmimet ushqimore…

SHPËRNDAJE:
Read More

12 fakte mbi shegën

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë 2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe 3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake. 4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë. 5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka 6. Shega është e mbushur me antioksidantë 7. Parandalon kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj. 8. Studimet e…

SHPËRNDAJE:
Read More

A e dini se një nga perimet më të mira për tu aplikuar në lëkurë është lakra?

Disa nga ushqimet e shëndetshme kanë veti medicinale kur konsumohen. Disa, nga ana tjetër, kanë veti shëruese kur aplikohen drejtpërdrejt në lëkurë. Besoni apo jo, gjethet e lakrës janë të zakonshme në mjekësinë shtëpiake dhe janë jashtëzakonisht efektive! Zbuloni disa nga mënyrat e brendshme dhe të jashtme se si mund ta përdorni lakrën për të përmirësuar shëndetin tuaj. Lakra ka një veti të fuqishme anti-hiperglicemike, që do të thotë se kjo perime shumë e shëndetshme ka fuqinë të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të kontrollojë diabetin.   Këto…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kur janë të panevojshëm antibiotikët?

Dr.Ismail Lutolli Spec Pediater Subspecialist Dietolog-Hematolog Subspecialist Pediater Hematolog-Onkolog.   Në trajtimin e infeksioneve virale, antibiotikët sigurisht që nuk ndihmojnë madje mund të përkeqësojnë gjendjen në përgjithësi. Antibiotikët mund të përdoren vetëm kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet kur kjo konstatohet me analizat përkatëse ose kur gjendja klinike është e qartë. Të paktën 90% e të gjithë infeksioneve të frymëmarrjes shkaktohen nga virusët dhe në këto raste nuk është e nevojshme përdorimi i antibiotikëve. Ne praktikën e përditshme është e qartë që infeksionet virale shpesh deklarohen bakteriale dhe shumica e…

SHPËRNDAJE:
Read More

A sjell anemia ngecje në zhvillimin motor e intelektuat te femijët?

Hekuri është i rëndësishëm për zhvillimin normal të trurit Mungesa e hekurit gjatë shtatëzënësisë dhe laktacionit shkakton çrregullime në zhvillimin dhe funksionimin e trurit që mund te jenë të pakthyeshme dhe mund të vërehen me arritje më të dobëta në zhvillimin njohës dhe raportet shoqërore ne te ardhmen per nje femije .Në kategorinë e fëmijëve shkollorë dhe adoleshentët, anemia shpesh çon në mungesën e interesit në të mësuarit, vëmendje, mungesa e përqendrimit, sjellje e ndryshuar dhe performancë e dobët në mësime.Ndonjëherë prindërit vërejnë pasojat e anemisë, të tilla si vonesa…

SHPËRNDAJE:
Read More

Barkqitja- Cilat ushqime t’i reduktoni dhe hapat që ndiqen për ndalimin e daljeve të shpeshta!

Ditët kur ju mund të pësoni helmime, apo koha kur ju papritur keni barkqitje dhe të vjella janë tejet e mundimshme. Pas një periudhe ku ju vuanit nga ndonjë helmim i mundur e si pasojë kishit të vjella dhe barkqitje, patjetër që rekomandohet një vakt ushqimi më dietal dhe më vitaminoz. Ushqim dietal duhet dhënë gjatë kohës kur ka jashtëqitje të holla dhe ushqim i kontrolluar edhe dy ditët tjera pas ndërprerjes së jashtëqitjeve të holla. Këtu mund të gjeni të radhitura disa ushqime të cilat duhet shmangur gjatë kësaj…

SHPËRNDAJE:
Read More

Peri i gjuhës te foshnjat shpesh herë është pengesë për një gjidhënie të suksesshme

Peri i gjuhës te foshnjat shpesh herë është pengesë për një gjidhënie të suksesshme. Në Poliklinikën NATAL realizohet prerja e perit të gjuhës me anestezion dhe pa dhimbje dhe menjëherë pas procedurës fëmija vendoset në gji dhe vazhdon natyrshëm gjidhënien. Në shumicën e rasteve pas intervenimit kemi përparim të dukshëm edhe në gjidhënie, edhe në shtimin e peshës trupore te fëmijët që kemi realizuar prerjen e perit të gjuhës. Prerja e perit të gjuhës realizohet edhe te fëmijët e moshës më të rritur sipas të njejtave kushte. Në poliklinikën NATAL…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mbipesha tek fëmijët klasifikohet si sëmundje

Dr.Ismail Lutolli Spec Pediater Subspecialist Dietolog-Hematolog Subspecialist Pediater Hematolog-Onkolog -Mbipesha tek fëmijët mund të konsiderohet si gjendje e rëndë shëndetësore. Obeziteti i fëmijëve dhe adoleshentve është i lidhur me sëmundje të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë etj. Përveç këtyre, mbipesha tek fëmijët mund të çojë në vetëvlerësim të ulët dhe depresion. Cilat janë simptomat që tregojnë se fëmija ka kaluar në obezitet? Jo të gjithë fëmijët që kanë disa kilogramë më shumë mund të quhen mbipeshë apo obez. Kjo për faktin se disa fëmijë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Alergji ndaj proteinave të qumështit të lopës – Si të ndihmojmë fëmijët?

Kohët sfiduese në të cilat jetojmë na sjellin gjithnjë e më shumë reagime alergjike Vlerësohet se 20% e popullsisë së botës vuan nga ndonjë lloj alergjie. Një nga alergjitë më të zakonshme ushqimore në fëmijërinë e hershme është alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës. Midis 2% dhe 7% të fëmijëve gjatë vitit të parë të jetës vuajnë nga alergjitë ndaj proteinave të qumështit të lopës. Te 50% të fëmijëve, alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës zhduket në moshën njëvjeçare, ndërsa te shumica e tyre deri në moshën trevjeçare.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të përballojmë vapën në mënyrë efikase dhe të shëndetshme?

Vapa është ana tjetër e medaljes e stinës së verës. Ka nga ata që e përballojnë më së miri por dhe nga ata që vuajnë prej saj. Por ilaçi më i mirë kundër nxehtësisë së vapës, të paktën në ambient të mbyllura është ajri i kondicionuar. Por jo të gjithë e kanë. Atëherë? Ja disa këshilla se si ti mbijetosh vapës me humor të mirë. *Kondicioneri Sigurisht që është shpëtimi i verës, por duhet përdorur në mënyrë të duhur që të mos rrezikojmë ndonjë ftohje në mes të stinës. Temperatura…

SHPËRNDAJE:
Read More

6 vetitë shëndetësore të Pjeshkës

Luftojnë kancerin Si një burim i shkëlqyer i antioksidantit të forte i vitaminës C, pjeshka gjithashtu mund të ndihmojnë në luftimin e formimit të radikaleve të lira që njihen si shkaktar të kancerit. Shtesat e larta të fibrave nga të gjitha pemët dhe perimet shoqërohen me një rrezik të ulur të kancerit kolorektal. Një studim nga Texas A&M tregoi se pjeshka dhe ekstrakti i kumbullës ishin efektive në vrasjen edhe të llojeve më agresive të qelizave të kancerit të gjirit dhe nuk dëmtonin qelizat normale të shëndetshme në proces. Ndihmojnë…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jeni të pakënaqur me dietën tuaj?

Dëshironi të humbni peshë me planin e duhur të dietës? A doni të përmirësoni nivelin tuaj të kolesterolit në gjak? Nëse përgjigjja juaj është po, atëherë Plani i Dietës për humbje peshe, këshilla për ushqim të shëndetshëm dhe këshilla tjera të nevojshme është ajo që ju duhet. Ky Plan i Dietës përgatitet nga Nutricionisti dhe Dietologu i subspecializuar Dr Ismail Lutolli enkas për ju. Caktoni konsultën tuaj në +383 48 370 370 në #poliklinikanatal dhe do të jeni të kënaqur me zgjidhjen tuaj/natalmedia.com/      *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk…

SHPËRNDAJE:
Read More

5 hapa për mirëqenien mendore

Të ndihesh i mbingarkuar nga bota, puna, detyrat e shkollës, financat ose marrëdhëniet janë krejtësisht normale dhe ky stres është një arsye krejtësisht e vlefshme për të folur me një profesionist të shëndetit mendor. Pukjana Geci – Psikologe dhe Terapiste./natalmedia.com/   *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:
Read More