Terapia Logopedike- Çka është, si zhvillohet, qfarë të presim?

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Komunikimi është themeli i ndërveprimit njerëzor dhe për fëmijët zhvillimi i të folurit është një moment historik kritik. Terapia logopedike është një mjet i fuqishëm që mund të mbështesë fëmijët që po lundrojnë në ndërlikimet e gjuhës dhe të komunikimit. Nëse jeni prind ose edukator i një fëmije që mund të përballet me sfida të të folurit, të kuptuarit e nuancave të terapisë së të folurit është thelbësore. Terapia logopedike ofron trajtim dhe mbështetje për njerëzit që përjetojnë çrregullime të të folurit dhe probleme komunikimi.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla dietologjike për festën e Bajramit

Shkruan: Ismail lutolli Specialist Pediatër, Subspecialist dietolog -nustricionist Festa e bajramit për shumicën nga ne përbën momente gëzimi, festimi e vizitash të ndërsjella familjare e shoqërore, që në shumicën e rasteve përcillen edhe me shtrimin për të ngrënë e për të pirë ushqime e pije të ndryshme.   Festimi i bajramit dhe tradita e ushqyerjes për të gjithë ata që festojnë, e posaçërisht për ata që kanë agjëruar muajin ramazan, përbën një kthesë të madhe sa i përket ushqyeshmërisë. Një kujdes i veçantë duhet ti kushtohet kësaj feste, në mënyrë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kërthiza tek i porsalinduri – kujdesi

Nga Dr.Ismail Lutolli  Specialist Pediater Subspecialist Dieetolog -Nutricionist Derisa foshnja është në mitër në ngrohtësinë e nënës, gjithçka çfarë i duhet e merr prej nënës përmes placentës dhe kordonit umbilikal. Pas lindjes së foshnjës, në sallën e lindjes ky kordon menjëherë prehet dhe pjesa e ngelur shtrëngohet me një kapëse plastike. Në kordon nuk ka mbaresa nervore (aty ndodhen një arterie dhe dy vena), kështu që as nëna e as foshnja nuk do të ndjejnë dhimbje. Pasi të prehet kordoni, në vendin ku ka qenë i ngjitur për barkun e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Hemangioma ka shërim të plotë

HEMANGIOMA Rezultatet vazhdojnë të jenë shumë inkurajuese,me qindra pacientë te shëruar plotësisht. Në poliklinikën NATAL vazhdon trajtimi sukseshëm i Hemangiomave tek fëmijët nga Dr Ismail Lutolli, subspecialist i hematologjisë dhe onkologjisë pediatrike. Në foto femijë i shëruar plotësisht i cili ka filluar mjekimin në mujin e dytë të jetës. Poliklinika NATAL 048 370 370

SHPËRNDAJE:
Read More

Bukë e zier

Përbërësit:   400 ml ujë të ngrohtë 1 lugë çaji kripë 2 lugë çaji sheqer 1 lugë majë buke 30 ml vaj 600-650 g miell Në ujë shtoni kripë, sheqer, majën e bukës dhe vaj. Përziejini, më pas hidhni miellin dhe gatuajeni brumin. Mbulojeni me letër transparente dhe lëreni të qëndrojë për 30-40 minuta. Brumin e ardhur ndajeni në 4 pjesë dhe formoni toptha në madhesi mesatare, lërini të pushojnë për 10 minuta. Në një tenxhere vendosni ujin dhe pasi që uji të ket vluar hudhni një lugë çaji sheqer.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse një person mund të flas në një ambient ndërsa në tjetrin jo – Çka është mutizmi selektiv?

Mutizmi selektiv është një gjendje ku një person ka aftësinë për të folur në disa rrethana, por nuk e bën këtë gjatë disa situatave të caktuara. Disa nga simptomat e mundshme të mutizmit selektiv janë: Refuzimi për të folur në situata sociale të caktuara, si në shkollë, me persona të panjohur, ose në takime të grupit. Ndryshimet në sjellje, si të qëndrimit anash, të qetësisë, ose të shkëputjes në situata sociale. Ankthi i jashtëzakonshëm në lidhje me të folurin në publik ose përballjen me persona të panjohur. Një ndjesi e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kanceri i gjirit – simptomat e para

Kanceri i gjirit mbetet shkaku i vetëm më i zakonshëm i vdekjes tek gratë e moshës 35 deri në 69 vjeç, pavarësisht metodave të avancuara të trajtimit. Në fazat e hershme, kanceri i gjirit nuk shfaq simptoma, por ka ndryshime që duhen monitoruar. Gjinjtë e çdo gruaje janë të ndryshëm dhe ndryshojnë natyrshëm, prandaj simptomat e sëmundjes janë të ndryshme për të gjithë. Simptomat e para Gunga Zakonisht nuk mund të shihen me sy të lirë, por mund të ndihen me prekje dhe zakonisht janë simptoma e parë e kancerit.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kek me arra

Kek i thjeshtë dhe kaq i shijshëm që i jep aromë gjithë shtëpisë!   Përbërësit – masa është një gotë 200 ml:   3 gota miell 2 gota sheqer 1/2 filxhan vaj 2 gota arra të bluara 1 qese me 10 g pluhur pjekjeje 100 g rrush të thatë 1 qese sheqer vanilje 10 g 500 ml ujë të gazuar (mineral). lëkura e një portokallit (sipas dëshirës)   Përgatitja: Hidhni në një enë ujë të gazuar, shtoni sheqer dhe përzieni në mënyrë që sheqeri të fillojë të tretet. Shtoni miellin…

SHPËRNDAJE:
Read More

DUA TI HEQ KILOGRAMËT E TEPËRT! Si të arrijë të dobësohem ?

Shkruan: Dr.Ismail Lutolli sub.specialist Dijetolog –Nutricionist Shumë nga ne pyesin veten se sa kohë do t’ju duhet që të humbasin peshën e shtuar dhe të kthehen në peshën ideale, siq ishin dikur. Shumë të tjerë pyesin dhe kalojnë faza të depresionit, në përpjekje të dështuar për të rikthyer peshën që kishin dikur. Shumë të tjerë pajtohen që kurrë më nuk do të jenë si më parë. Vetëm disa këmbëngulin dhe vazhdojnë rrugën suksesshëm për rikthimin e peshës ideale. Pesha normale është çelësi i suksesit mbi shëndetin tonë (BMI 18.5 –…

SHPËRNDAJE:
Read More

Infeksionet urinare

  Një infeksion urinar prek fshikëzën, uretrën dhe veshkat, të cilat përbëjnë sistemin urinar. Infeksioni urinar tek foshnjet manifestohet me mungesë të oreksit, diarresë, të vjellave ose etheve pa ndonjë arsye të dukshme. Konsultohuni me mjekun tuaj i cili do të ekzaminojë fëmijën dhe do t’ju udhëzojë të bëni analizën e urinës për të përcaktuar shkakun e infeksionit. Në të gjitha rastet, mjeku do të rekomandojë një ekzaminim me ultratinguj të veshkave, ndoshta edhe një rreze X të traktit urinar për të zbuluar shkaqet e sëmundjes. Ekzaminime të tilla mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

A DUHET LARË I SËMURI ME SËMUNDJEN “LIJA E UJIT”

  Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog – Nutricionist Subspecialist Hematolog & Onkolog   Një fëmijë me sëmundjen “lija e ujit“ duhet pastruar vazhdimisht, që nga dita e parë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar – infeksioni krijon “kratere” në lëkurë të cilat përfaqësojnë një derë të hapur për infeksione bakteriale. Në qoftë se një fëmijë nuk bën pastrimin e rregullt, pra dush për çdo ditë, ka mundësi shumë të mëdha që nga një infeksion virusal i përcjellur me lezione të lëkurës, të komplikohet edhe instalimin apo marrjen…

SHPËRNDAJE:
Read More

Konsumoni këto 6 fruta për një gjumë më të mirë

Edhe pse disa besojnë se frutat nuk janë zgjedhja më e mirë për darkë, mirëpor ka pemë që ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Ja çfarë duhet t’u ofrohet të vegjëlve për gjumë më të mirë. Banane Edhe pse besohet në mënyrë të justifikueshme se një banane siguron energji, kështu që konsumohet nga atletët në momentet kyçe kur kanë nevojë për energji, banania ka edhe një rol tjetër. Kur konsumohet para gjumit, ajo mund të veprojë në mënyrë të ngjashme me melatoninën dhe t’i ndihmojë njerëzit të flenë mirë.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ngritja e vetëbesimit, hapi i parë drejtë suksesit të fëmijëve

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe -Terapiste Të dashur prindër, ne jemi model për fëmijët tanë, ata mësojnë shumë gjëra bazuar në modelimin e sjelljes sonë. Fëmijët mësojnë shumë gjëra dhe ato janë të garantuara kur jepen nga njerëz të dashur dhe njerëz që u besojnë. Njeriu ka nevoja themelore psikologjike që në fëmijëri dhe ato duhet të plotësohen në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e e mirë dhe të kenë një perceptim të mirë për veten, botën, njerëzit dhe jetën e tyre. Nevojat themelore psikologjike janë të ndihesh…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dobitë shëndetësore të agjërimit, tri gjëra të rëndësishme që i ndodhin organizmit

Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietolog -Nutricionist Subspecialist Hematolog;Onkolog Çfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë këtij muaji?   Gjatë Muajit Ramazan, agjëruesit agjërojnë nga lindja e deri në përendim të diellit, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet. Shpeshherë kemi njerëz që nga frika e urisë apo gjendjes shëndetësore të përgjithshme gjatë agjërimit, heqin dorë edhe nga vetë agjërimi si proces. Megjithatë, shumë studime mjekësore të realizuara, kanë konstatuar se rëndësia e agjërimit për organizmin është e jashtëzakonshme dhe dobitë shëndetësore janë të konsiderueshme. Njeriu ka nevojë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë

Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për…

SHPËRNDAJE:
Read More