Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist Është e nevojshme: – ½ avocado – ½ banana – 4 lugë qumësht gjiri Përgaditja: 1. Pasi e keni pastruar, largohet lëkura e avokados dhe e ndani në copëza të vogla dhe vendosne në blender. 2.Ndane gjysmë banane dhe vendosne në blender. 3. Merrni 4 lugë qumësht dhe hudhi në blender. 4. Përzieni 1- 2 min dhe gjithçka është gati për foshnjën tuaj. Përdorimi: Përdoret mënjeherë pas përgaditjes Kujdes: avokado dhe bananja nuk kanë nevojë të zihen apo piqen, por…
Category: USHQIMI DHE DIETA
A duhet gratë shtatzëna të hanë për dy veta?
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet JO, nëse mendohet dy herë më shumë. PO, nëse bëhet fjalë për ushqim dy herë më shumë cilësor. Cilësia e të ushqyerit në shtatzëni është vendimtare në për ju dhe për bebin. Është e rëndësishme të hani çdo ditë një shumëllojshmëri ushqimesh për të marrë sasinë dhe cilësinë e duhur të lëndëve ushqyese që ju nevojiten juve dhe foshnjes tuaj. Nuk është koha për të ngrënë kalori boshe nga sheqeri dhe ushqimet e përpunuara industrialisht – shmangni…
Receta natyrale për trajtimin e kolesterolit dhe triglicerideve të rritura (selino, limon, mjaltë)
Shkruan: Dr Ismail Lutolli, subspecialist Dietolog-Nutricionist Bashkautore: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë Nëse po kërkoni për një kurë natyrale për uljen e kolesterolit e triglicerideve në gjak, receta e mëposhtme mund t’ju vijë në ndihmë. E thjeshtë dhe e lehtë për përgaditje në kushte shtepiake, por mjaft cilësore. Për të përgatitur receten, do t’ju duhet: Përbërësit: 500 g selino (rrënjë) 1 kg limoni 2 l ujë 5 lugë mjaltë Përgatitja: Pas pastrimit të duhur të limonave, së pari shtrydheni limonin dhe lëngun e limonit e vendosni në…
Këshilla dietologjike për festën e Bajramit
Shkruan: Dr.Ismail Lutolli Subspecialist Dietolog-Nutricionist Festo duke ngrënë shëndetshëm Festa e bajramit për shumicën nga ne përbën momente gëzimi, festimi e vizitash të ndërsjella familjare e shoqërore, që në shumicën e rasteve përcillen edhe me shtrimin për të ngrënë e për të pirë ushqime e pije të ndryshme. Festimi i bajramit dhe tradita e ushqyerjes për të gjithë ata që festojnë, e posaçërisht për ata që kanë agjëruar muajin ramazan, përbën një kthesë të madhe sa i përket ushqyeshmërisë. Një kujdes i veçantë duhet ti kushtohet kësaj feste,…
Si duhet të sillemi kur fëmija nuk dëshiron të hajë?
Shkruan: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog –Nutricionist A ekziston shkopi magjik apo këshillat magjike? Çfarë duhet bërë kur fëmija juaj refuzon të hajë ushqime të shëndetshme dhe në vend të tyre zgjedhë të hajë ushqime tjera? Gjatë punës sime, kam takuar shumë prindër të brengosur për këtë çështje. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale dhe sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor për fëmijët, ndodhë që fëmijët refuzojnë dhe përkundrazi, kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, për të mos thënë janë shumë të…
Selino – bima e mrekullive për shëndetin tonë
Nga Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist Bashkëautore: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste Gjinekologji/ Obstetrikë Është një nga bimët më të njohura me vetitë e veçanta ushqyese dhe dobi të shumta mjekësore – shëruese. Selino është një perime e njohur që nga kohërat e lashta, e përdorën atë në Greqinë e lashtë, dhe është përmendur edhe në “Illyada dhe Odisea“. Sot ajo është përdorur kryesisht si një piper ose si një pjatë e dytë, dhe efektet e saje shëruese tashmë janë konfirmuar nga studime të shumta. Pak…
Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër. Subspecialist Dietolog-Nutricionist SubspecialistHematolog ; Onkolog A është e vërtetë kjo teori dhe ku bazohet? A është e vërtetë se me vite e shekuj kemi bërë zgjidhjen e duhur duke ngrënë me lugë druri ? Cila është e vërteta e kësaj teorie? Pothuajse me vite apo gjeneratë pas gjenerate është e njohur teoria se mjalta përdoret me lugë druri, në të kundërtën i humbet vlerat ushqyese dhe dobitë shëndetsore. E vërteta është se mjalti mund të hahet me një lugë druri, plastike…
Kamomili. Cilat janë përfitimet e çajit të kamomilit?
Çaji i kamomilit është përdorur prej kohësh, si një ilaç tradicional popullor, për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore. Në ditët e sotme, studiuesit po eksplorojnë gjithnjë e më shumë efektivitetin e tij në menaxhimin e sëmundjeve, duke përfshirë kancerin dhe diabetin. Deri më tani, kërkimet mbi fuqinë e çajit të kamomilit kanë treguar premtime. Megjithatë, studimet ndryshojnë me disa kërkime që provojnë përfitime të qarta në krahasim me mjetet juridike alternative, dhe të tjerët thjesht tregojnë për ato të mundshme. Për shumicën e njerëzve, çaji i kamomilit…
Ushqimet që ndihmojnë pacientët me kancer
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematologji-Onkologji Pediatrike Ushqimi mund të jetë një sfidë e vërtetë për ata pacientë që kanë kancer, duke marrë parasysh që sistemi i tyre imunitar jo vetëm që dobësohet nga qelizat malinje, por edhe nga trajtimi. Duke ju nenshtruar procesit të kimioterapisë, radioterapisë e cila mund të çojë në shumë komplikime, të tilla si: humbje e oreksit, vështirësi në gëlltitje, të përziera me të vjella, ushqimet nuk kanë të njëjtën shije dhe erë si më parë. Mund të shfaqen diarre dhe kapsllëk dhe…
Ana e errët e çokollatës
Për shumë dashurues të çokolatës, ajo është një simbol i lumturisë dhe kënaqësisë. Për shumë njerëz është e paimagjinueshme pa një copë të ëmbël të ëmbëlsirës së tyre të preferuar, çokolatës. Me ardhjen e festave, ditëlindjeve dhe festimeve të tjera, i shijojmë edhe më shumë efektet e çokolatës, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si ka ardhur çokolata deri te ju dhe nëse gjithçka rreth saj është kaq e ëmbël? Është e rëndësishme për që të kemi çokolatë dhe nuk na shkon mendja se udhëtimi i…
Si të arrijë të dobësohem?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Sub.specialist Dijetolog –Nutricionist Pediater Shumë nga ne pyesin veten se sa kohë do t’ju duhet që të humbasin peshën e shtuar dhe të kthehen në peshën ideale, siq ishin dikur. Shumë të tjerë pyesin dhe kalojnë faza të depresionit, në përpjekje të dështuar për të rikthyer peshën që kishin dikur. Shumë të tjerë pajtohen që kurrë më nuk do të jenë si më parë. Vetëm disa këmbëngulin dhe vazhdojnë rrugën suksesshëm për rikthimin e peshës ideale. Pesha normale është çelësi i suksesit mbi shëndetin…
Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit
Shkruan: Dr Ismail Lutolli subspecialist Dietolog-Nutricionist Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr (sehur) përgadisin ushqime të veçanta dhe bëjnë përpjekje që kjo përiudhë të kalojë në një atmosferë të hareshme dhe të bukur. Në shumicën e rasteve iftaret janë prezenca e shume miqëve dhe aty nuk mungon asgjë nga ushqimet. Të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit është me rëndësi të veçantë pasi kemi të bëjmë me shumë orë abstenimi nga ushqimet dhe pijet, gjithashtu është…