Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit kur e dërgojnë fëmijën e tyre në klasën e parë

Nga: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste.

Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit kur e dërgojnë fëmijën e tyre në klasën e parë. Fillimi i klasës së parë është një hap i madh fëmijët e vegjël. Shumica e fëmijëve fillimin e vitit shkollor pranojnë në mënyrë të qetë dhe adaptohen shpejtë, por disa, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në kopsht, mjedisin e ri pranojnë më vështirë.

Duke dërguar fëmijën në klasën e parë, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për të siguruar një tranzicion të qetë dhe të suksesshëm nga kopshti ose klasa parashkollore në klasën e pare, kjo përfshin ndërveprimin  me fëmijën dhe përgatitjen e tyre emocionale..

  • Sigurohuni që fëmija të jetë i gatshëm emocionalisht për t’u ndarë nga ju dhe për të filluar një periudhë të re shkollore. Diskutoni me ta për klasën e parë dhe inkurajoni të shprehin ndjenjat të tyre. Bisedoni me fëmijën rreth shkolles dhe ndjenjave të tyre. Tregojoni për gjërat e mira që i presin ata.
  • Tregoni entuziazmin dhe krenarinë për rritjen e tyre. Kjo mund të ndihmojë fëmijën të ndjehet të motivuar dhe i sigurt në këtë fillim të ri.
  • Nëse fëmija ka qenë në kopsht apo shkollë parashkollore. Mundohuni të largoheni gradualisht nga rutina e mëparshme për të ndihmuar fëmijën të përshtatet me ndryshimet dhe të krijoj rutina të reja.
  • Sigurohuni që fëmija juaj të ketë kohë të mjaftueshme për të luajtur dhe relaksuar pas shkollës. Balancimi midis punës shkollore dhe argëtimit është thelbësor për zhvillimin e tyre të përgjithshëm.
  • Fokusohuni në pozitivitet dhe suksese: Inkurajoni fëmijën tuaj për arritjet dhe sukseset e tyre, madje edhe ato të vogla. Kjo i ndihmon ata të ndjehen të motivuar dhe të ndjehen më të sigurt në aftësitë e tyre. Krijojini një ambient pozitiv dhe mbështetës.
  • Fëmijet janë për nga natyra dhe shkathetsit të ndryshëm dhe sillen secili sipas mënyrës vet. Nuk duhet të bëni krahasime me zë në mes të fëmijëve, por duhet t’i vlerësoni për atë që janë. Duke e lavdru fëmijën do ti jepni vullnet edhe më shumë të bëjë sjellje të mira.
  • Kujdesuni që të jeni të informuar për ndryshimet e ngjarjeve në shkollë dhe për performancën e fëmijës tuaj. Që problemet e shkollës mos të jen të befasishme është mirë çdo herë që prindërit të bisedojnë me fëmijën e tyre për të gjitha përvojat të cilat fëmija i hasë në shkollë. Gjithahstu prindërit duhet të jen në kontakt të vazhdueshëm me mësuesit.

 

  • Mos krijoni pamje ideale për shkollën dhe përgatitni fëmijën se ekzistojnë edhe obligime që duhet t’i kryejë. Mos u dëshpëroheni nëse në fillim të vitit shkollor fëmija juaj nuk i respekton rregullat e sjelljes së mirë. (ngritët gjatë mësimit, qan dhe nuk e pranon kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesja). Pranoni sjelljen e ndryshueshme në fillimi dhe mos i jepni detyra shtesë me qëllim që më shpejtë t’i kryejë detyrat shkollore. Mos harroni çdo ditë ta mbështesni fëmijën tuaj dhe t’i tregoni se e doni, se është i vlefshëm, pa dallim të suksesit të tij në shkollë./natalmedia/ 

    *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts