Prindërimi si gjë shumë e rëndësishme – Cilat janë sfidat dhe zgjidhjet e duhura

Familjet, prindërit dhe kujdestarët luajnë rol qendror në mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Ata i ofrojnë identitet, dashuri, kujdes, sigurim dhe mbrojtje fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe në të shumtën e rasteve, siguri ekonomike dhe stabilitet. Familjet mund të jenë burimi më i madh i mbështetjes për fëmijët, por gjithashtu – në rrethana fatkeqe – burimi më i madh i dëmit. Prandaj, mirëqenia e fëmijëve është e lidhur pazgjidhshmërisht me mirëqenien e prindërve, kështu që investimi në të gjitha familjet, plotësuar nga mbështetja e synuar për më të cenueshmit, është thelbësore për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Por përveç se obligim moral, Prindërimi është edhe obligim ligjor, sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara (KB) mbi të Drejtat e Fëmijëve (KDF), ku saktësohet qartë: prindërit dhe kujdestarët kanë “Përgjegjësinë kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës” (neni 18.1). Por sipas nenit 18.2 të KDF të KB, shtetet duhet t’i japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, në ushtrimin e përgjegjësisë që u bie atyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët”.

Padiskutim se një fazë e tillë jetësore, është puna që njeriu e bën me më së shumti përgjegjësi, ngase përveç kohës, ajo kërkon mund të pashoq, e përkushtim të veçantë.

Sfidat kryesore të prindërve janë edukimi dhe socializimi sa më i pranueshëm tek fëmijët, e po ashtu kultura që duhet ta përcjellin tek të vegjëlit.

Kohët e fundit ka pasur dyshime se shtylla kryesore, pra Prindërimi ka hasur në lëkundje të fortë edhe në Kosovë, pas disa rasteve të një pas njëshme që kanë ndodhur në institucionet publike, porse vendi jonë ende mbahet ndër vendet me përkushtimin më të madh për qeniet më të mahnitëshme në rruzullin tokësor.

Ndonëse edukimi fillon nga prindërit, ajo është një skemë piramidale e cila rrugës përmbanë tre komponente; Prindërit, mësimdhënësit dhe shoqëria, të cilët ndikojnë direkt në formimin e një shpirti të pastër njerëzor siç është fëmiu, qysh nga fjalët e para e deri në fazën e pubertetit.

Në fillim është vetëm faktori prind, e shumë shpejt iu bashkangjiten edhe dy faktorët e tjerë: Shkolla dhe shoqeria!

Kur hapi pare është në rregull (edukimi nga prindërit), gjithçka është “okay” me atë fëmijë, por kur hapi i parë dështon, dy faktorët tjerë janë sikur ndihmës për kompletimin edukativ.

Kur mungon edhe hapi i dyte (shkolla-mesimdhënësit), hapi tretë vepron kundër kësaj qenie të mrekullueshme, me çrast një shoqëri infektohet nga dhunuesit e ngacmuesit.

Zgjidhjet lehtësuese

*Në përputhje me frymën e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, mbështetja e familjes dhe prindërve gjithnjë e më shumë njihet si një pjesë e rëndësishme e politikave sociale kombëtare dhe pakove të investimeve shoqërore që synojnë uljen e varfërisë, uljen e pabarazisë dhe promovimin e mirëqenies prindërore dhe të fëmijëve. Gjatë 20 viteve të fundit modele të ndryshme të shërbimeve të lidhura me familjen kanë evoluar në pjesë të ndryshme të botës. Përfitimet e llojeve të ndryshme të qasjeve, për prindërit dhe fëmijët, janë dokumentuar përmes hulumtimit, së bashku me analizën e politikave sociale dhe ekonomike / buxhetore për financimin e programeve të mbështetjes së familjes (UNICEF Innocenti, 2015).

Qasjet që mbështesin prindërit dhe kujdestarët mund të ndryshojnë në varësi të llojit të dhunës që adresohet, moshës së fëmijës ose mënyrës së shpërndarjes së politikave dhe programeve. Dëshmitë mbështesin një numër modalitete të ndryshme të ofrimit si efektive, duke përfshirë vizitat në shtëpi, trajnimin e bazuar në grupe dhe mbështetjen në mjediset e komunitetit dhe prindërimin si një përbërës të ndërhyrjeve gjithëpërfshirëse.

*Në tekst ka paragraf të marrur nga OBSH!/natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts