Cilat janë simptomat kryesore që një fëmijë me autizëm mund të ketë?

Pyetje:

Përshëndetje! Një pyetje për psikologen. Cilat janë simptomat kryesore që një fëmijë me autizëm mund të ketë? Po dyshoj që djali im 2-vjeçar ka autizëm, por jemi jashtë vendit dhe procedurat për vizitë tek psikologu janë të gjata.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e shenjave të hershme të autizmit.

Zbulimi i hershëm i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit (ASD) dhe vendosja e një programi të hershëm trajtimi në të gjitha mjediset ku jeton fëmija përmirëson prognozën e simptomave autike, aftësitë njohëse dhe përshtatjen funksionale me mjedisin e tyre.

Disa nga elemnetet dhe simptoma që mund të ndihmojnë në identifikimin e autizmit përfshijnë:

  1. Komunikimi dhe Gjuha:

-Vonesë në zhvillimin e gjuhës. -Nuk përdor gjeste për të komunikuar (p.sh., nuk tregon me gisht objekte).

-Nuk i përgjigjet emrit të tij/saj.

-Përsërit fjalë ose fraza (echolalia) pa kuptim të plotë.

  1. Ndërveprimi Shoqëror:

-Vështirësi në krijimin e kontaktit me sy.

-Nuk tregon interes për të luajtur me fëmijë të tjerë.

-Preferon të luajë vetëm. -Nuk shfaq emocionet në mënyrë të zakonshme (p.sh., nuk qesh kur është i/e lumtur).

  1. Sjellje të Përsëritura dhe Interesa të Kufizuara:

-Angazhohet në sjellje të përsëritura (p.sh., rrotullimi i objekteve, lëkundje trupore).

-Ka interesa të ngushta dhe të veçanta për një temë të caktuar.

-Ndryshime të vogla në rutinë mund të shkaktojnë stres ose ankth.

  1. Reagime Ndaj Stimujve Ndijorë:

-Reagon në mënyrë të tepruar ose të ulët ndaj stimujve ndijorë (p.sh., tingujt e fortë, dritat e ndritshme).

-Ka një interes të veçantë për dritat, tingujt, ose lëvizjet.

Është e rëndësishme të theksohet se këto elemente dhe simptoma mund të ndryshojnë nga një fëmijë tek tjetri. Nëse keni nevojë për më shumë informacion, jam këtu për t’ju ndihmuar.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts