Pyetje:
Ju lutem a ka mundësi një përgjigje nga mjeku hematolog. Djali im ka nivele të larta të transaminazave ASTL, ALT dhe LDH, për 2 javët e fundit, çfarë shkakton rritjen e tyre në analizën e gjakut dhe çfarë duhet bërë?
Përgjigje:
Përshëndetje!
Nëse një test i funksionit të mëlçisë zbulon rritje të enzimave të mëlçisë-transaminasave , është e nevojshme që mjeku hematolog të kërkojë teste shtesë për të përcaktuar dhe trajtuar sëmundjen e mundshme apo problemin shëndetsor që është shkaku i rritjes së enzimave-transaminazave.
Rritja e transaminazave është një simptomë që mund të tregojë inflamacion ose dëmtim të qelizave të mëlçisë te cilat kur dëmtohen mund të lëshojnë sasi më të larta se normale të transaminazave (enzimave) në qarkullimin e gjakut.
Dieta është një nga faktorët kryesorë në shërim kur bëhet fjalë për rritjen e enzimave të mëlçisë. Megjithatë, nuk ka një dietë universale që duhet të rekomandojmë, por kjo varet vetëm nga sëmundja nese eshte presente.
Përveç kësaj, dieta i përshtatet pacientit, diagnozës dhe ecuris se problemit shendetsore.Si rregull bazë, mund të themi se dieta duhet të jetë e pasur me karbohidrate, proteina dhe vitamina, me marrjen e mjaftueshëm të kalorive. Rekomandohet të hahen vakte të vogla disa herë në ditë. Një konsum i reduktuar i yndyrës, veçanërisht yndyrës shtazore.
Aktiviteti fizik mund të vazhdojë në shumicën e pacientëve, megjithatë aktiviteti fizik I sforcuar duhet të shmanget. Pushimi rekomandohet gjithmonë gjatë fazës akute të sëmundjes.
Pra, si përfundim, mund të themi vetëm se trajtimi bëhet individualisht dhe se duhet të ndiqni këshillat e mjekut hematolog-pediater./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”