-Shkruan: Rudina Hysiqi-Logopede
Ne kur flasim përdorim shumë muskuj. Këta muskuj perfshijnë muskujt e fytyrës, buzët, gjuhën, fytin, si dhe muskujt që marrin pjesë në frymëmarrje. E kemi shumë të vështirë të flasim kur këta muskuj janë të dobët. Pra, dizartria ndodh kur keni muskuj të dobët si pasojë e dëmtimit të trurit.
Dizartria është çrregullim motor i të folurit dhe mund te jetë prej shkallës më të lehtë deri te ajo më e rëndë.
Ajo mund te shoqërohet edhe me disa crregullime të tjera si apraksinë ku personi nuk arrinë të përcjellë mesaazhin që vjen nga truri për lëvizjet dhe koordinimin e muskujve që marrin pjesë në të folur, si dhe me afazinë ku personi ka problem të kuptoj të tjerët ose t`i shpreh mendimet.
Cilat jane shenjat e dizartrisë
• Të folurit e paqartë që vështirë kuptohet
• Të folurit e ngadalshëm
• Të folurit e shpejtë
• Të folurit e qetë/ butë
• Pamundësi për të lëvizur mjaftueshëm gjuhën, buzët, dhe mjekrrën.
• Të folurit me zë robotik
• Ndryshueshmëri në zë. Me frymë ose i zhurmshëm
Çka e shkakton dizartrinë?
Dëmtimet e trurit e shkaktojnë dizartrinë. Mund të ndodh gjatë lindjes ose prej ndonjë aksidenti ose lendimi. Në pergjithësi e gjejmë tek:
• Goditjet në tru
• Lëndimet në tru
• Tumoret
• Sëmundja e parkinsonit
• ALS
• Sëmundja Huntington
• Skleroza
• Paraliza cerebrale
• Distrofia muskulare
Trajtimi
Logopedët punojnë me personin varësisht nga shkalla e dëmtimit të të folurit. Gjatë trajtimit punohet me:
• Ngadalsimin e të folurit
• Kontrollimin e frymëmarrjes për të folurit me zë më të lartë
• Ushtrime të muskujve që marrin pjesë në të folur
• Ushtrime te buzëve dhe gjuhës
• Ushtrime për t`i thënë tingujt qartë në fjalë e fjali
• Nëse është e nevojshme përdorimi i mjeteve tjera qe ndihmojnë komunikimin si gjestet, të shkruarit, përdorimin e programeve në kompjuter, këto ndryshe njihen si komunikimi augmentativ alternativ AAC.
./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”