Shkruan: Arjon Podrimaj – Logoped
Është një ç’rregullim që prekë disa nga aspektet e ndër – bisedimit të një personi, me një person apo disa persona apo grup njerëzish.
Cilat janë shenjat apo simptomat?
Karakterizohet nga:
- Vështirësitë në përdorimin e gjuhës për qëllime si kërkesa, dëshira, përshëndetje, urime, etj.
- Përshtatjen e duhur të komunikimit me temën që po flitet aty për aty
- Rregullat se si fillon dhe përfundon një bisedë
- Vështirësi të kuptojë shakat, fjalët simbolike, metaforat
- Kombinimin e të folurës me veprime dëftuese (treguese) si shembull të bëjë me gisht se për ku e ka fjalën, apo të tundë kokën në shenjë miratimi.
Disa këshilla:
- Mos ja komentoni të folurën e tij/saj.
- Gjithmonë jepini kohë dhe lejone të shprehet.
- Mos ja bëni shumë herë të njëjtën pyetje.
- Një qasje e dyanshme, pa presion.
- Mos i bëni mimika (shprehje të fytyrës) pakënaqësie ndaj të folurës së tij/saj nëse është fëmijë.
Diagnoza nuk mund të vendoset derisa fëmija të jetë 4 – 5 vjeç.
(Vërejtje: Nëse mendoni se i shihni këto shenja te fëmija apo edhe i rrituri, mos ndërmerrni asnjë hap pa u konsultuar me një Profesionist Logoped.)/natalmedia.com/
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”