Shpesh flitet për depresionin e pas lindjes, si dhe simptomat dhe metodat e trajtimit. Megjithatë, depresioni mund të shfaqet edhe gjatë shtatzënisë dhe quhet depresion prenatal, dhe është pothuajse aq i zakonshëm sa depresioni pas lindjes.
Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë luhatje humori, ankth, nervozizëm, shpërthime emocionesh gjatë shtatzënisë dhe i konsiderojnë këto si simptoma normale të shtatzënisë. Megjithatë, depresioni prenatal ndodh në 16 deri në 20 për qind të grave shtatzëna dhe simptomat variojnë nga ndjenja e trishtimit deri te vështirësitë serioze në funksionimin e përditshëm.
Këtu janë disa simptoma që nuk duhet t’i injoroni sepse ato mund të tregojnë për depresionin prenatal.
Ankthi që zgjat më shumë se dy javë
Edhe pse shtatzënia mund të jetë sfiduese, simptomat emocionale si trishtimi, nervozizmi, zemërimi që zgjasin më shumë se dy javë janë sinjale për të kërkuar këshilla profesionale. E njëjta gjë vlen nëse vëreni se gjërat që normalisht i doni nuk ju sjellin më lumturi.
Luhatje humori
Është krejt normale që gratë shtatzëna ndonjëherë të ndihen të pushtuara nga shqetësime dhe ndjenja të ndryshme ndërkohë që një jetë e re po rritet brenda tyre, megjithatë, nëse keni luhatje të theksuarë të humorit, do të ishte mirë të kërkoni këshilla e një eksperti.
Mungesa e ndjenjave ndaj foshnjës
Disa gra lidhen me fëmijën e tyre pas lindjes, por nëse në të vërtetë nuk keni ndjenja për qenien e vogël që rritet brenda jush, mund të jetë një shenjë paralajmëruese që nuk duhet ta injoroni.
Zemërimi i vazhdueshëm
Duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë, nuk është e habitshme nëse jeni herë pas here të zemëruar. Megjithatë, zemërimi i vazhdueshëm dhe nervozizmi nuk janë një simptomë e zakonshme e një gjendjeje tjetër, por mund të tregojnë se jeni të atakuar me depresion prenatal.
Mungesa për të shijuar momentet e ëmbla gjatë shtatzënisë
Ka tradita të ndryshme kur bëhet fjalë për shtatzëninë, kështu që disa gra shtatzëna organizojnë një festë për fëmijën edhe para se të lindë, ndërsa të tjerat nuk duan të sjellin krevat fëmijësh në shtëpi para lindjes. Megjithatë, nëse shmangni gjithçka që lidhet me shtatzëninë sepse ndiheni të frikësuar, ndiheni të padenjë ose sepse jeni të shqetësuar për të ardhmen, kjo mund të jetë një simptomë e depresionit.
Siç thamë, shtatzënia mund të jetë sfiduese, madje shumë e vështirë për disa nëna të ardhshme, por ka një ndryshim midis përshtatjes me një ndryshim të madh të jetës dhe depresionit. Nëse keni simptoma të depresionit prenatal, mos hezitoni të kërkoni ndihmë sepse kjo do t’ju ndihmojë të jeni më të përgatitura për ndryshimin që do të pasojë, por edhe të parandaloni zhvillimin e depresionit klinik pas lindjes./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”