“Depresioni trajtohet vetëm me lutje, nuk ke nevojë për medikamente” dhe mite të tjera rreth depresionit”

 

“Besimtarët e vërtetë nuk vuajnë nga depresioni.”

Deklarata e tilla më ran në vesh si një gong shumë i zhurmshëm dhe pastaj u zvarrit në ajër si tymi gati për t’u shpërndarë.

Gjendem në mesin e njerëzve që diskutojnë ekzistencën e depresionit.

Do të ishte një temë e vështirë për këdo, por ishte edhe më e vështirë për mua.

Ai njeri nuk e dinte që po dilja vetë nga një gropë e tmerrshme depresioni. Ai nuk mund ta dinte se ajo bisedë ishte shumë personale për mua. Ai nuk e kishte idenë se zemra po më luftonte dhe trupi po më humbiste forcën nën presionin e depresionit.

Megjithatë, si këshilltar, isha i kënaqur që isha pjesë e asaj bisede. Për më shumë se një dekadë, kam punuar me burra, gra, fëmijë dhe adoleshentë që luftojnë me depresionin. E pashë me sytë e mi se çfarë dhimbjeje dhe paralize mund të sillte depresioni… e kam përjetuar në jetën time.

Unë e njohë atë forcë që mund të ndrydhë trupin tuaj, të rëndojë zemrën tuaj .

Më thyhet zemra kur dëgjoj të gjitha gënjeshtrat dhe mitet për depresionin që besojnë shumica e njerëzve, përfshirë edhe turpin që ndiejnë kur flasin për këtë temë.

Ndërsa bisedoj gjithnjë e më shumë me njerëz në këtë temë, vura re se ka disa ide të gabuara që vazhdojnë të jetojnë  në mesin e besimtarëve:

 Depresioni është çështje besimi

Siç e tha gabimisht ky njeri, se “besimtarët e vërtetë nuk vuajnë nga depresioni”.

Mendoj se kjo është gënjeshtra më e keqe nga të gjitha, sepse jo vetëm që është e pasaktë, por është edhe antiteza e gjithë mesazhit të një besimit. Ne si besimtarë nuk na është premtuar kurrë një jetë pa dhimbje, sëmundje dhe vështirësi. Por na është premtuar një jetë tjetër pa dhimbje.

Ndërsa kujtoj momentet më të vështira në luftën time me depresionin. Më kujtohet ajo natë e trisht me shumë dhimbje dhe shumë frikë.

Ato ndjenjat suicidale… që krijonin dhimbje të papërballueshme. Ajo ndjenjë se ju jeni vetëm pa prezencën e askujt për të të ngushlluar. Në atë moment kur kisha më së shumti nevojë për shpëtim dhe rrugëdalje, më pushtoi prania e Zotit.

Depresioni nuk ka të bëjë fare me mungesën e besimit. Për mua, ishte në fakt një katalizator për një besim edhe më të thellë. Sepse kishte ditë, në ato momente më të vështira, kur besimi ishte e vetmja gjë që kisha.

 Depresioni mund të hiqet vetëm me anë të lutjes

Në ato ditë dhe muaj kur depresioni ishte më i keq, lutesha më shumë se kurrë në jetën time, por depresioni im nuk u zhduk në mënyrë magjike.

Unë besoj në lutje. Dhe unë besoj në një Zot që mund të shërojë çdo gjë. Në fakt, besoj vërtet se ishte dora e Tij ajo që më hoqi depresionin. Por, për të hequr qafe depresionin, duhet lutje dhe shërim. Qoftë në formën e mbështetjes, terapisë apo ilaçeve, ne besimtarët duhet të kemi këtë “hap tjetër” në qasjen ndaj njerëzve që luftojnë me depresionin.

Perëndia na ka dhënë një sërë gjërash që kanë të bëjnë me mençurinë për të na ndihmuar të kuptojmë këtë sëmundje. Duhet të lutemi, por edhe të jemi të përgatitur për betejën me depresionin.

Depresioni nuk është sëmundje fizike

Ashtu si nuk do të talleshim me një pacient që vuan nga kanceri ose diabeti për trupin e tyre të sëmurë, edhe depresionin duhet ta shohim nga këndvështrimi ku edhe kjo sëmundje do trajtim.

Depresioni është një sëmundje e trupit që ndikon në emocionet, mendimet  madje edhe në shpirtin tonë. Ka shumë arsye për depresionin dhe nëse shkaku i tij janë disa trauma, dis balans hormonal apo stres, të gjitha ndikojnë në trupin tonë.

Qëndrimi ynë për depresionin duhet ndryshuar në vend që t’i largojmë nga vetja jonë duhet t’i pranojmë dhe t’i mbështesim ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Për depresionin duhet diskutuar

Të folurit hapur dhe të ndershëm është gjithmonë hapi i parë drejt shërimit, sepse depresioni është një sëmundje që arrin lulëzimin e plotë kur ne jemi në izolim. Do që të na çojë në një burg vetmie ku në dobësinë tonë mund të na thyejë.

Të krijojmë një mjedis sigurie mbështetje për gjithë ata që vuajnë nga depresioni, të mësojmë të jemi transparentë, por edhe më shumë – të përqafojmë transparencën e njerëzve që na rrethojnë./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts