Pesë përparësi të mëdha që kanë fëmijëtë të cilët rriten me gjyshërit

Ka diçka të mahnitshme dhe të veçantë në lidhjen e fortë midis gjyshërve nipërve dhe mbesave. Prezenca e prindërve në shtëpi nuk është gjithmonë e mundur për arsyje të ndryshme por kur kultivojmë një lidhje të shëndetshme midis gjyshërve dhe nipërve të tyre – fëmijët dhe gjyshërit tanë janë në një fitore të madhe!

 

1. Fëmijët do të kenë një mbështetës të fortë

Studimi në Universitetin e Oksfordit ka zbuluar se fëmijët që jetojn pranë gjyshërve kanë më pak probleme emocionale përballojnë më mirë ngjarjet traumatike të jetës. Gjyshërit mund të dhurojnë një ndjenjë të vërtetë sigurie dhe mbështetje që i ndihmon fëmijët gjatë periudhave të vështira të fëmijërisë.

 

2.Një identiteti i ndërtuar mes brezave rrit qëndrueshmërinë tek fëmijët

Një studim tjetër pohon se një identitet i ndërtuar , ose të kuptuarit e historisë familjare, mund t’i bëjë fëmijët më të qëndrueshëm dhe të ken kontrollë të plotë mbi jetën e tyre, edhe kur bota jashtë familjes së tyre është e egër dhe e pamëshirshme.

 

3.Për shkak të marrëdhënies së ngushtë me gjyshërit, fëmijët kanë më pak paragjykime ndaj të moshuarve

Të gjithë do të plakemi një ditë dhe vetëm mund të shpresojmë se brezi i ardhshëm nuk do të jetë diskriminues ndaj nesh. Fëmijët e rritur me gjyshërit kanë të zhvilluar ndjesin e dhemshurisë dhe respektin ndaj të moshuarve.

 

4.Marrëdhënia e ngushtë me gjyshërit i mbron fëmijët nga depresioni në një moshë të rritur

Një lidhje e ngushtë e fëmijëve me gjyshërit e tyre rezulton në zhvillimin e kreativitetit pjekuris emocionale, është një avantazh për shkak të përvojës jetësore dhe këshillave që merrnin nga gjyshërit.

 

5.Gjyshërit me dashurin e tyre dhurojnë lumturi

Është më se e qartë se marrëdhënia e ngushtë e nipërve dhe mbesave me gjyshërit është e dobishme për gjithë familjen një mardhënie e shëndetshme shkak i lumturis dhe harmonis familjare./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts